LIVE UPDATES
Politike

2 anët e PD- 2023 viti vendimtar! Në drekën e vitit të ri u "gjet" pasuesi i Alibeajt, gati motorët për "14 majin"

Mosprezenca e Alibeajt, kuptohet, e Bardhit, justifikohet, ndërsa prezenca e të tjerëve ka shumë kuptim. Duket se pasardhësi i Alibeajt është gjetur. Bashkë me vulën do të ketë një kryetar të ri grupi parlamentar, ndërkohë që Luçiano Boçi del vetë nga loja për të nisur një betejë tijën.

31 Dhjetor 2022, 11:17 Nga Kejsi Muça
2 anët e PD- 2023 viti vendimtar! Në drekën e vitit të ri u
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Sali Berishës me ata të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët ishin brenda godinës. 34 persona u vunë në pranga, e asgjë nuk u zgjidh. Përplasja u thellua me një vendim që edhe sot shkakton përplasje mes demokratëve. Ishte përjashtimi i një prej personave që e themeloi selinë blu, Sali Berisha dhe bashkë me të i ndjeri Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja. Të tjerë u paralajmëruan se nëse do të vazhdonin të mbështesnin Sali Berishën, do të kishin fatin e tij; jashtë PD! Por nuk u arrit.

6 marsi dhe Bardh Spahia i dhanë çelësin Berishës për të hyrë në PD duke fituar statusin e shumicës mes dy grupeve. Ndërsa kandidatët e Bashës zhgënjyen duke e detyruar edhe liderin e tyre që pas shumë tentativave për të dredhuar të jepte dorëheqjen nga politika më 21 mars. Zgjedhje tjetër nuk kishte! Me të ikur Basha, Berisha me stil “Gjenerali të Ushtrisë së “Fjetur”” mblodhi dhe njëherë tijët, bashkë, edhe njëherë për një qëllim; rikthimin e PD në pushtet. Me thirrjen nga Berisha, Genc Pollo, Arben Imami, Jozefina Topalli u rikthyen pranë tij. Edhe një goditje të fundit u është kërkuar që të bëjnë. Por teksa gjërat duket se po vendoseshin në vijë, u zbulua faktori Enkelejd Alibeaj. Kryetari i Komanduar pas largimit të Bashës dhe kreu i grupit parlamentar të demokratëve në Kuvend. Shumë pushtet për një njeri që Berisha nuk e ka nën kontrollin e tij. Alibeaj ishte i vendosur, nuk kërkoi për asnjë moment bashkim me Berishën, ndërsa pas vetes kishte një grup deputetësh, ndërsa të tjerë nuk flasin. Nuk mbajnë ende sot asnjë qëndrim. As nga Berisha dhe as nga Alibeaj. Selia u mor nga Berisha, por logoja dhe vula ishin ende në duart e Alibeajt, ndaj dhe e vetmja mënyrë për të zgjidhur ngërçin ishte Gjykata e Tiranës.

Vendimi ende nuk është marrë, por sërish është paragjykuar nga të dy palët. Berisha thotë “Gjykata është e blerë nga Rama” dhe të njëjtën gjë lë të kuptohet edhe Alibeaj. Pak është e sigurt; vendimi nga asnjë palë nuk do të pranohet me një “chapeau” për fituesin. Por po të ishte vula problemi i vetëm për PD, ndryshe do të ishte situata brenda selisë blu që ende zien. Zgjedhjet e ardhshme lokale, më 14 maj, janë shumë afër, të paktën për politikën dhe jo si muaj kalendarik. Berisha e bëri një hap për bashkim, jo kolosal, por sërish ishte një lëvizje para. Edi Paloka dhe Gazment Bardhi u takuan për të gjetur një rrugë të mesme që të dilnin me një kandidat të përbashkët. Por duket se vetëm me vendin e takimit ishin dakordësuar.

2 anët e PD- 2023 viti vendimtar! Në drekën e vitit të ri u

“Primaret” dhe paratë u bënë molla e sherrit mes palëve. Berisha i donte me kusht “Primaret” për të përmbushur premtimin e tij. Alibeaj donte sondazhe për demokratin e preferuar, si përfundim, asnjë rezultat. Megjithatë deri këtu nuk kishte asnjë surprizë, pasi bashkimi i PD do të mirëpritej, por nuk pritej. Palët ende duken shumë të ndara. Por duket se ndasia ka nisur edhe mes ‘vetit’. Për Alibeajn duket se kanë nisur dyshime me zgjedhjet e tij.

Testi i radhës u bë tek Avokati i Popullit. Vetëm dy muaj nga votimi i fundit i të enjtes në mesnatë në Kuvend, Enkelejd Alibeaj njoftoi përmes një konference se nga grupi i PD-së ishin propozuar dy kandidatura për Avokatin e Popullit, Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Ky i fundit një person shumë i afërt me demokratit. Një muaj më pas edhe homologu i tij socialist, Taulant Balla, do të shprehej se dy kandidaturat e propozuara nga PD ishin të pranueshme. Madje premtuan edhe vazhdimin e “traditës” që Avokati i Popullit do i lihej opozitës, ashtu siç edhe ju la presidenti i Republikës (gjë që nuk ndodhi). Pak ditë para votimit të Avokatit të Popullit, Sali Berisha do të deklaronte publikisht për një marrëveshje të prishur mes grupit Alibeaj dhe PS-së për emrin e Ardian Dvoranit që sipas tij Rama e donte në Kushtetuese. Me të hedhur ‘shashkën’ Berisha, grupi i Alibeajt nxitoi të sqarohej. E mbrojtja më e mirë është sulmi thonë. Grupi i Alibeaj për orë të tëra iu sul Taulant Ballës dhe Edi Ramës duke i akuzuar se po shantazhonin opozitën duke përdorur oligarkë dhe kriminelë vetëm për të vënë Ardian Dvoranin në krye të Gjykatës Kushtetuese. Veçse për të bërë këtë gjë i duheshin jo pak por 10 vota. Metoda për ta bërë ishte e thjeshtë, por e që të mos binte në sy.

Si? E thjeshtë fare! Avokati i Popullit dhe kandidaturat e anëtarit të Kushtetueses do të zgjidheshin me votim të fshehtë. Alibeaj pretendoi se këtë propozim e mori me vonesë, e donte më shumë informacion, por Gazment Bardhi ‘kapi filmin’. Me të marrë autorizimin (me buzëqeshje halli) nga Alibeaj, Gazment Bardhi deklaroi se Rama po kërkonte të peshkonte vota edhe djathtas duke futur votimin e fshehtë me qëllim që të arrihej kuorumi 84 votash aq sa i duheshin Dvoranit për të shkuar në Kushtetuese si e vetmja mënyrë. Vetëm nga ta mund të rridhnin, pasi historiku i Sali Berishës, e aq më pak deputetëve të “Partisë së Lirisë” dihet tashmë. Aleatët dhe grupi i Alibeajt ishin karremi më i lehtë. Tek e fundit, Dvorani ka mbështetje të plotë nga Ambasada Amerikane. Por ndërkohë që debati vazhdonte, paralelisht, 13 deputetë të PD firmosën për kandidaturën e Ledio Brahos të cilin nuk e firmosi Enkelejd Alibeaj por thuajse i gjithë grupi i tij me në krye Gazment Bardhin. Ndërsa “i preferuara”, kandidatura tjetër Dorian Gjomarkaj që pëlqehej nga Alibeaj nuk u zyrtarizua për mungesë firmash. Nuk firmosi as Jorida Tabaku dhe as Gazment Bardhi.

2 anët e PD- 2023 viti vendimtar! Në drekën e vitit të ri u

Ndryshe nga sa kishte premtuar Taulant Balla se kandidatura për Avokatin e Popullit ishte e pranueshme, Edi Rama tha në seancë se ai nuk mund të votohej nga PS-ja me argumentin se ishte partiak. Në këtë moment, deputetët e Berishës ndërkohë nxorën nga kandidaturën e Altin Goxhajt, ndërsa Partia e Lirisë kandidaturën e Bledar Dervishit. Por për çështje firmash vetëm Braho dhe Goxhaj përfunduan në listë për të votuat. Asnjë nuk u zgjodh. Të kompleksuar për rrjedhje votash e ndoshta dhe të frikësuar se po ekspozoheshin shumë dhe asocioheshin me oligarkë e mafiozë, e aq më keq me PS-në, mbështetësit e Alibeaj ikën nga salla.

Debati mbaroi po nuk u zgjidh asgjë. Avokati i Popullit mbetet për vitin tjetër. Në Gjykatë Kushtetuese u vendos Marjana Semini. Kjo pasi për tu bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese njëri prej kandidatëve duhet të sigurojë 84 vota në Kuvend. Ardian Dvorani mori vetëm 14 vota. Kështu që në rastin që askush nuk e arriti shumicën e cilësuar, ligji parashikon qartë se zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë nga sistemi i pikëzimit.

Fundi i dhjetorit dhe ndoshta edhe 3 fantazmat e Krishtlindjeve bënë bashkë demokratët. Jo bashkë, bashkë, por për një drekë për fundvit. Dreka e organizuar nga deputeti i PD-së, Xhelal Mziu duket se pak ose shumë ka ndryshuar rrjedhën e përplasjeve duke i bërë të gjithë bashkë në një tavolinë. Në një ambient krejtësisht formal ku të gjithë në foto duken larg hatërmbejtjeve politike dhe përplasjeve me njeri tjetrin deputetët e PD-së janë parë bashkë. Në tryezën rreshtuar në forme katrore në qendër të saj është ulur Sali Berisha me deputetët e tij ndërsa anash në të djathtë të sallës shihet Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj ndërsa në anën tjetër përballë deputetët e grupit “Alibeaj”, ku munguan Gazment Bardhi, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe vetë Enkelejdi.

2 anët e PD- 2023 viti vendimtar! Në drekën e vitit të ri u

Sali Berisha ka postuar foto nga kjo drekë, ku sigurisht ka mbajtur dhe ai një fjalim në “bashkim”. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gazment Bardhit, i cili deklaroi se kjo drekë u keqpërdor për qëllime politike dhe shihet si një përpjekje dëshpëruese për t’i bërë bashkë dy pole të kundërta. Megjithatë pjesëmarrja dhe dreka nuk ishin pa kuptim. Duket se diçka po ndodh? Mosprezenca e Alibeajt, kuptohet, e Bardhit, justifikohet, ndërsa prezenca e të tjerëve ka shumë kuptim. Duket se pasardhësi i Alibeajt është gjetur.

2 anët e PD- 2023 viti vendimtar! Në drekën e vitit të ri u

Bashkë me vulën do të ketë një kryetar të ri grupi parlamentar, ndërkohë që Luçiano Boçi del vetë nga loja për të nisur një betejë tijën, personale dhe më të fortë se ajo brenda llojit. Ndërkohë që ai do të garojë për Elbasanin, vendin ia zërë dikush tjetër! Me një bashkim potencial, 2023 mund të jetë viti i PD-së. Me zgjedhjet lokale kanë në dorë të ndryshojnë fatin e tyre, ndryshe sërish opozitë. Pozitë që nuk do jetë e favorshme për ta pas 2 vitesh, kur do të duan të largojnë direkt Edi Ramën nga zyra e kryeministrit.

5 muaj kohë kanë të ndryshojnë gjithçka!

sali berisha enkelejd alibeaj


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen