LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj: Rama dhe Berisha mbajnë sot peng opozitën, ky ishte vit i vështirë për demokratët

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se viti që po lëmë pas ka qenë shumë i vështirë për demokratët, pasi janë ndarë nga shumë grupe dhe fraksione.

30 Dhjetor 2022, 18:23 Nga I.A
 
Alibeaj: Rama dhe Berisha mbajnë sot peng opozitën, ky ishte vit i
Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka bërë një rezyme të vitit që po lëmë pas të situatës brenda në Partinë Demokratike, por edhe të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se viti që po lëmë pas ka qenë shumë i vështirë për demokratët, pasi janë ndarë nga shumë grupe dhe fraksione. Sipas Alibeajt, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha, janë dy personat që po mbajnë peng opozitën.

Akuzave të Berishës se janë të shitur tek Rama, Alibeaj iu përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke i akuzuar se kanë bërë kompromise bashkë për t'u përplasur, që i bën të duken lojtarë të fortë në politikë, por njërin e quan të zhytur në korrupsion, e tjetri thotë se ka mbi shpinë vulën e ‘non gratës’.

Ndërkohë që ka shtuar se objektivi i vitit të ardhshëm është mundja e regjimit. Për Alibeajn është koha që opozita të ofrojë alternativa dhe figura të pakompromentuara që janë të papërfshirë në afera korruptive, duke lënë të kuptohet se edhe vitin që vjen nuk e sheh të udhës bashkimin mes dy PD-ve, edhe pse nga ana e Berishës është propozuar disa herë.

"Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën. Të mundësh një regjim, mbi të gjitha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin çdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Berisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojërat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave,"-shkruan Alibeaj ndër të tjera.

Postimi i Plotë:

Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët. Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit, ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë. Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin. Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.

Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Berisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave. Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur. Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor. Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet

POSTIMI I PLOTË:

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen