LIVE UPDATES
Aktualitet

Në qendër të hetimeve në Palermo/ Si u zbulua shqiptari ‘Thomas Shelby’ që furnizonte me drogë ‘Cosa Nostra’-n

Hetimet zbuluan se organizata mafioze drejtohej nga burgu përmes mafiozit Gabriele Pedalino, i cili komunikonte me trafikantët përmes aplikacioneve të koduara si Signal, Threema dhe Zangi. Përmes përgjimeve dhe instalimit të programeve në telefonat e të dyshuarve, policia arriti të dokumentojë furnizimet e drogës që vinin nga Kalabria drejt Palermos.

21 Maj 2026, 22:21 Nga E. D
Në qendër të hetimeve në Palermo/ Si u zbulua shqiptari
foto ilustruese

ITALI- Shqiptari Alban Cjapi, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Thomas Shelby”, është vënë në qendër të hetimeve në Palermo, ku autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës të lidhur me “Cosa Nostra”-n. Sipas hetuesve, “Thomas Shelby” konsiderohej një nga furnizuesit kryesorë të kokainës për grupet mafioze të Palermos dhe një figurë aktive në tregun kriminal të Romës.

Hetimet zbuluan se organizata mafioze drejtohej nga burgu përmes mafiozit Gabriele Pedalino, i cili komunikonte me trafikantët përmes aplikacioneve të koduara si Signal, Threema dhe Zangi. Përmes përgjimeve dhe instalimit të programeve në telefonat e të dyshuarve, policia arriti të dokumentojë furnizimet e drogës që vinin nga Kalabria drejt Palermos.

Sipas LA REPUBBLICA, mes trafikantëve kishte pasur tensione pasi shqiptari Alban Cjapi dyshohet se kishte shitur drogë me cilësi të dobët tek grupet mafioze. Operacioni i fundit i autoriteteve italiane çoi në arrestimin e 26 personave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

Artikulli i LA REPUBBLICA: 

Hetuesit ndoqën lëvizjet e Alban Cjapit, shumë i njohur në tregun kriminal të Palermos: ai përdorte pseudonimin “Thomas Shelby”. Cjapi konsiderohet si një bos droge i cili, sipas zyrtarëve të antimafias, luajti një rol kyç në furnizimin me kokainë të organizatës kriminale 'Cosa Nostra'të Palermos të udhëhequr nga Gabriele Pedalino, një anëtar i distriktit Santa Maria di Gesù.

Gabriele Pedalino, mafioz i zonës Santa Maria di Gesù dhe nip i boss-it historik Salvatore Profeta, drejtonte aktivitetet e tij të drogës nga burgu. Pa asnjë problem. Kishte në dispozicion një smartphone modern dhe jepte urdhra në çdo orë për të sjellë në Palermo ngarkesa të mëdha kokaine dhe hashashi.

Madje lidhej edhe me video-konferencë në Instagram. Fillimisht nga burgu i Ascoli Piceno-s, më pas nga Livorno. Herë pas here, grupi i Pedalino-s mbështetej te një tjetër grosist droge, Giuseppe Bronte. Nuk kishte rëndësi që ai ishte në arrest shtëpie edhe ai i drejtonte aktivitetet kriminale me kohë të plotë.

Hetimi i fundit, i koordinuar nga prokuroria antimafia e drejtuar nga Maurizio de Lucia, zbulon rrugët përmes të cilave droga mbërrinte në qytet dhe më pas shpërndahej në rrjetet e trafikut. Natën e kaluar u ekzekutuan 26 arrestime nga policia dhe karabinierët. Hetuesit e skuadrës mobile ndoqën për muaj të tërë grupin e Pedalino-s. Ndërkohë, ushtarakët e seksionit kundër krimit ishin në gjurmët e grosistëve të tjerë.

Bëhej fjalë për grupe që operonin me mbështetjen e familjeve mafioze të Santa Maria di Gesù dhe Villagrazia-s. Një nga grosistët, i quajtur “Sulmuesi”, thoshte se kishte “mirëqenien që mund t’ia ofrojë gjithë Palermoja”. Trafikantët kishin shumë punë dhe përpiqeshin të përdornin çdo masë paraprake për të shmangur përgjimet. Për këtë arsye komunikonin në “Signal”, ku grupin e kishin pagëzuar në mënyrë të veçantë: “Të jashtëligjshmit”. Një tjetër grup e kishin quajtur “Vëllezërit”.

Droga vinte nga Kalabria. Një ditë të nëntorit, tre vite më parë, policët e skuadrës antidrogë ndoqën një trafikant kalabrez nëpër rrugët e Palermos, i cili kishte për detyrë të përcaktonte detajet e marrëveshjes. Atë herë, palermitanët arritën marrëveshje për blerjen e 5 kilogramëve kokainë, me çmimin 23.500 euro për kilogram. “Po i çoj 100 mijë euro thoshin ata pa dyshuar se po përgjoheshin dhe ai më jep pesë pakot.”

Për komunikim përdornin edhe “Threema”, një tjetër aplikacion mesazhesh që mund të përdoret pa lidhur numër telefoni ose email. Ose “Zangi”, një platformë tjetër që garanton anonimitet. Megjithatë, hetuesit arritën t’i dëgjonin bisedat duke instaluar Trojan në telefonat e trafikantëve. Karabinierët e ROS-it ndoqën lëvizjet e një shqiptari, Alban Cjapi, i cili furnizonte trafikantët e Palermos.

Ai përdorte pseudonimin Thomas Shelby dhe konsiderohej një nga trafikantët më aktivë në tregun e Romës. Megjithatë, palermitanëve u kishte shitur edhe mall me cilësi të dobët, gjë që kishte shkaktuar tensione.

Ndërkohë, Pedalino vazhdonte të drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Natyrisht, në komunikime nuk përmendte kurrë kokainën apo hashashin, por përdorte kode si “e bardha”, “007”, “minuta”, “toptha”. Trafikantët ndiheshin shumë të sigurt duke komunikuar përmes platformave të mesazheve. Madje shkëmbenin edhe fotografi të pakove të drogës.

Furnizimet vinin jo vetëm nga Kalabria, por edhe nga Campania. Droga nuk mungonte kurrë në tregun e Palermos. Vincenzo Petrocciani, një shpërndarës droge që më pas u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, u tregoi prokurorëve: “Alessandro Scelta, bashkëpunëtori kryesor i Giuseppe Bronte-s, më dorëzonte 2-3 kilogramë kokainë në javë.

Fillimisht e paguaja 41 mijë euro kilogramin, pastaj çmimi ra. Në vitin 2024 më dorëzoi shtatë kilogramë dhe i pagova 31 mijë euro për kilogram.” Edhe Alessandro Scelta kishte dobësi për pseudonime pompoze: “Në komunikimet në Signal, ai quhej Medellin ose Patron”. Dy referenca të qarta ndaj trafikantit Pablo Escobar./Dosja.al

alban cjapi “thomas shelby” arrestohet shqiptari ne itali “cosa nostra”-n shkaterrohet grupi kriminal

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!