23 Nëntor 2022, 16:45
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Projekti për portin e Durrësit, i mbështetur nga qeveria shqiptare e që po kalon me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Shqipërisë ka marrë "shuplakën" e radhës nga Bashkimi Europian. Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë lajmin për MCN se kanë anuluar grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. E gjitha pas këmbënguljes së qeverisë për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit.
"BE-ja ka ndjekur diskutimet në Parlament rreth projektligjit për rizhvillimin e portit të Durrësit dhe është në pritje të sqarimeve nga qeveria."
Por kjo nuk është e para herë që BE dhe ndërkombëtarët dalin kundër parimisht të këtij projekti, ndërsa theksojnë se nuk ka transparencë nga qeveria. Sinjali i parë erdhi më mars të vitit të shkuar, kur sapo ishte hedhur ideja dhe ishte nënshkruar marrëveshja për zhvillimin e Portit të Durrësit nga kompania Emaar, e sheikut arab Mohamed El Alabbar. Dosja.al, njoftoi se firma e hedhur i kishte hapur jo pak probleme kryeministrit Edi Rama, rrjedhimisht edhe Shqipërisë me Brukselin. Fillimisht Dosja.al raportoi ekskluzivisht debatin që u zhvillua me dyer të mbyllura mes komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, shefit të Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrell dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Bashkimi Evropian kërkoi sqarime nga qeveria shqiptare nëse kjo marrëveshje shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por kryeministri Edi Rama, e mohoi dje më forcë një shqetësim të tillë të ngritur nga BE. Për ti shkuar deri në fund të vërtetës, Dosja.al kontaktoi me zyrën e shtypit pranë Delegecacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në përgjigjen dërguar via email, u konfirmua se ishin kërkuar sqarime.
“BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë,”-thuhet në përgjigjen për Dosja.al nga Bashkimi Evropian.
Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja.
Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte kërkuar heshtjen me kushtin e rregullimit të marrëveshjes me Alabbar, duket se nuk ia kishte arritur. Shenjat e mërzisë u pikasën në Bruksel kur Rama doli në një konferencë për mediat me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Asnjë fjalë s'u tha për portin e Durrësit, ndërsa binte në sy kryeministri shqiptar duket se nuk ishte shumë në formë. Madje në të ikur harroi dosjen e tij dhe u kthye nga rruga për ta marrë, gjest që tregonte se ishte i hutuar tërësisht.
Megjithatë numri një i qeverisë shprehej i vendosur se do të ndodhte instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.
“Së shpejti besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të ekspertëve dhe ekspertët e aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar më tutje diskutimet”, u shpreh Rama.
Sipas përshkrimit në vetë uebsajtin zyrtar të autoritetit portual të Durrësit, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta. Partnerë dhe donatorë të këtij projekti që në total kapte shifrën e 62 milionë eurove ishin qeveritë e disa vendeve europiane përfshi: Gjermaninë, Francën, Italinë etj. Por anulimi i grantit nga BE duket se do të çojë edhe në tërheqjen nga ky investim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 25 milionë euro.
Pavarësisht kundërshtive, jashtë vendit kryesisht (edhe pse opozita është kundër e ka disa dyshime mbi projektin e Alabbar), duke se qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Edhe kur vendoset përballë shembujve që janë anuluar në rajon, konkretisht në Zagreb, i cili nuk u ndërtua, pas i kundërshtua nga qytetarët. Në Shqipëri, duket se të gjithë janë kundër, edhe të huajt, përveç një personi; kryeministrit Edi Rama. Nesër me shumë mundësi do i dalë e tija.
edi rama porti i durresit
Draft
4 Nëntor 2022, 21:59
I.A
Aurona Pelaj
SPANJË- Ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video që tronditi vendin tonë dhe më gjer&e...
Draft
4 Nëntor 2022, 20:03
F.M
Aeroporti
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka hedhur dyshime se aeroporti që ndodhet në Rinas të Tiranës,...
Draft
27 Tetor 2022, 11:41
Mbledhja e ERE
Çmimi i energjisë elektrike, ERE rrëzon kërkesën e Tabakut: Nuk hiqet fasha 800 KW, do të rishikohet...
Draft
12 Tetor 2022, 23:39
k.m.
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Data shënonte 4 tetor kur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkoi me një valixhe t&e...
Draft
23 Shtator 2022, 16:54
k.m.
Rushit Suna, Ahmet Mejdani dhe Tahir Ballgjini
TIRANË- Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë 3 nga 4 të prangosur n&eu...
Draft
22 Gusht 2022, 18:53
F.M
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo
KORÇË- Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo &eu...
Draft
19 Gusht 2022, 18:44
F.M
Madrit Ulqinaku
TIRANË- Dy dëshmi kanë zbardhur detaje në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut që tronditi Elbasanin dy netë ...