LIVE UPDATES
Politike

Rama mbyll TikTok, Berisha e sfidon me VPN, po shqiptarët ç’do bëjnë?

Ndërkohë që kreu i qeverisë dhe kryedemokrati vijojnë kundërshtimet për platformën, duket se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Referuar një postimi të publikuar së fundmi nga Proton VPN, thuhet se përdorimi dhe shkarkimi i VPN në Shqipëri ka pësuar rritje.

27 Mars 2025, 19:32 Nga B.Z
Rama mbyll TikTok, Berisha e sfidon me VPN, po shqiptarët ç’do
Foto ilustruese

TIRANË - Mbyllja e rrjetit social TikTok ka qënë një nga temat më të komentuara së fundmi në vend. Qeveria mori vendimin për mbylljen e aplikacionit në fillim të këtij muaji, me pretendimin se ky rrjet social cënon sigurinë e fëmijëve nisur nga ngjarjet e regjistruara së fundmi mes adoleshentëve disa prej të cilave kanë rezultuar fatale. 

Vetë kreu i qeverisë në një komunikim me ndjekësit këtë të enjte konfirmoi edhe njëherë mbylljen e TikTok teksa u shpreh se procedura për mbylljen e aplikacionit në celularë ka përfunduar. Rama tha se TiKTok së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët.

"Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne", tha Rama.

Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga opozita e cila e ka kundërshtuar mbylljen e aplikacionit. Opozita pretendon se mbyllja e TikTok në prag fushate elektorale është një censurë ndaj fjalës së lirë, ndërsa e ka sfiduar vendimin e qeverisë me shkarkimin e VPN-së.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference të zhvilluar sot me gazetarët u shpreh se mbyllja e rrjetit social, është një akt i shëmtuar, ndërsa shtoi se tashmë ai ka shkarkuar VPN-në dhe u bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të njëjtën gjë. 

"Edi Rama nuk duron dot kritikat e të rinjve në Tik Tok. Kjo dëshmon qartë edhe njëherë se çfarë raporti ka ky me vlerat bazë të demokracisë, liritë dhe të drejtat e njeriut. I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri," tha Berisha.

Ndërkohë që kreu i qeverisë dhe kryedemokrati vijojnë kundërshtimet për platformën, duket se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Referuar një postimi të publikuar së fundmi nga Proton VPN, thuhet se përdorimi dhe shkarkimi i VPN në Shqipëri ka pësuar rritje. Dhjetëra qytetarë shqiptarë, referuar postimit, kanë shkarkuar VPN për të vijuar aksesin në rrjetin social, pavarësisht mbylljes së aplikacionit me vendim qeverie. 

"Shqipëria ka urdhëruar ISP-të të bllokojnë TikTok. Përdorimi i ProtonVPN është rritur 1200% mbi bazën dhe ky numër po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas",- thuhet në postimin në "X".

 

sali berisha edi rama mbyllja e rrjetit social tiktok

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës