Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo ka theksuar se Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria është në vendin e dytë dhe mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në vitin vitin 2027. Marta Kos në një intervistë për televizionin Slloven u shpreh me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Kos tha se Zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) tani është një çështje gjeopolitike, jo më vetëm një proces teknik, ndërkohë theksoi se Mali i Zi mund të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026.
Ajo ka theksuar se Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria është në vendin e dytë dhe mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit, sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte ‘jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian’. Prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi,” u shpreh znj. Kos.
Edhe më herët, komisionerja për Zgjerimin deklaroi nga Tirana se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në procesin e integrimit dhe se vendi e meriton të jetë në BE. Ajo vlerësoi se BE-ja sot duhet t'i përgjigjet edhe çështjeve të sigurisë, mbrojtjes dhe stabilitetit global. Gjithashtu Kos beson se Serbia është në stagnim në rrugën e saj evropiane dhe se protestat tregojnë se populli dëshiron ndryshim.
“Biseda me presidentin serb Aleksandar Vuçiç ishte e vështirë por e nevojshme e fokusuar në reformën zgjedhore dhe mediatike”, tha Kos.
Ajo ka theksuar se Vuçiç ka premtuar se do t'i përmbush obligimet e tij, por se BE-ja është në pritje të hapave konkretë. Duke folur për kritikat ndaj tweet-it dhe perceptimin publik, Kos pranoi se 280 personazhe nuk mund të kapin kompleksitetin e bisedës.
Ajo theksoi rëndësinë e komunikimit dhe mbështetjes më të mirë për shoqërinë civile dhe paralajmëroi 16 milionë euro shtesë ndihmë për organizatat joqeveritare në Serbi. Kos tha se BE qëndron me popullin e Serbisë, jo me ndonjë parti të caktuar.
"Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së kur forcon sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit," shtoi Kos.
Sipas saj, nevojitet një qasje tjetër për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën (BiH) dhe Gjeorgjinë më shumë vendosmëri dhe një strategji më të qartë. Kos tha se BiH ka potencial, por është bllokuar në vendimmarrje me bazë etnike.
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘de facto’ fushatën elektorale duke përdorur integrimin në BE si ka...
Takimi KOSOVË - Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar ...
Foto ilustruese KOSOVË - Lëvizja Vetëvendosje njoftoi këtë të enjte se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vl...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjed...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka certifikuar këtë të enjte rezultatet e zgjedhjeve parla...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirr...
Gen Gjokutaj TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut të...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushat&eum...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi...