"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Dua të shoh kamerat, pres të më sqarojë Pjetër Gocaj si ma vranë djalin’, flet nëna e Musaen Zenelit: Më tha në te
29 Qershor 2021, 10:16Nga DOSJA
TIRANË– Ngjarja e rëndë në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, mes tyre dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, la pas opinionin publik të tronditur. Nëna e të riut, ka dhënë një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur”. Mes lotësh, ajo rrëfen momentin kur ka marr vesh ngjarjen e rëndë.
Mamaja e viktimës u shpreh, u shpreh se djali ishte shumë i dashur dhe i ëmbël në sjellje, ndërsa shton se sistematikisht punonte. Paratë që përfitonte nga puna i riu ia dorëzonte mamasë, pasi siç e konfirmon ajo, pas vdekjes së të shoqit, familja përballej me vështirësi ekonomike.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se në bisedën e fundit që bëri me djalin, ai e porositi që të shëtiste qenin dhe ti jepte ujë.
DEKLARATA:
“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi. Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe më tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar.
Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua më dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular atë djalin që na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.
Mora tezen time në Itali dhe më tha bëhu e fortë. Kur më tha bëhu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam ulëritur. Se të shkosh në spital të lashë rrobat e urgjencës, mua për momentin mu dukë peshqiri si i djalit tim, një i vogël me lule dhe unë e lava.
Më tha unë jam i sëmurë dhe sa të marr veten se ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë djalit jot e ka marrë plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjencës dhe aty kishte një saksi me gurë dhe thashë po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova. Ishte dita e parë e punës e tij në Velipojë. Djali im ka qenë shumë punëtor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam parë një hije të zezë. Erdhen kolegët dhe më thanë mbaje veten dhe më i thash s’kam si ta mbaj se më kanë vrarë djalin.
Djali im nuk ka qenë autik dhe nuk e di kush e ka nxjerrë këtë se ai është autik. Kjo më ka lënduar shumë dhe është e papranueshme sepse ai nuk ka qenë i sëmurë. Nuk e di se femija im nuk ka patur lekë ne xhep se edhe nese nuk kam patur une t’ia jap ia ka dhene Remzia qe e ka patur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire, por kam punen dhe mundohem. Kjo ngjarje me ka shkaterruar. Me shkaterrojne edhe fjalet qe fliten ne media se ai nuk ka qene autik. Kur kane ardhur mesueset dhe nxenesit dhe me kane mbushur arkivolin me trendafila dhe karafila me eshte dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qene genjeshter.
Pse te me çahet zemra edhe me teper. Per te gjithe ata qe jane sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume. Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar, por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes.
Une nuk e di si eshte qelluar Musaeni sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar. I kane ndryshuar edhe emrin dhe kjo me ka ngaterruar se une kur kam dale per te shkuar ne mengjes ne pune do te me kishte lajmeruar dikush por kjo eshte arsyeja qe e morem vesh me vonese. Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e kerkujt,” tha nëna e 20-vjeçarit ndër të tjera për emisnionin me “zemer te hapur”.
Kush ishte Musaen Zeneli?
Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin. Enver Zeneli isht mbytur në lumin Drin. Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Edhe pse i sëmurë, Musaen Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.
Por, një natë më parë, 20-vjeçari teksa sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës, u hapi derën mysafirëve të paftuar në hotelin Gocaj dhe familja Ferracaku hyri brenda me armë. Më shumë se dhjetë burra nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin duke bërë ‘kasaphanë’ në oborrin e hotelit dhe një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave.
Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij tashmë nuk ka mundësi që të përballojë as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe nuk dihet nëse Bashkia apo dikush jetër do t’i zgjasë dorën kësaj familjeje për të përcjellë Zenelin për në banesën e fundit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
POGRADEC– Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe ba...
TIRANË– Shpesh ka shenja të qarta se një vend po kalon në konflikt ose krizë. Qeveria mund të mbërthejë shtypin ose të ndalojë në forma të ndryshme politik...
TIRANË– Biznesmeni nga Kosova, Shkëlzim Murtezi ka premtuar se do të paguajë shkollimin e vëllait të Musaen Zeneli, Erdisit. Ai shkruan në rrjetin e ...
Javën e kaluar një aksident tragjik i mori jetën familjes me 4 anëtarë në autostradën e Vlorës. Por edhe pse impakti në publik ishte i madh, qytetarët mesa duke...
DURRËS– Vijon të mbetet alarmante situata me mbeturinat në qytetin e Durrësit tashmë prej disa ditësh, edhe pse kompania “Integrated Energy” u shpreh e gat...
LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Lezhës, pasi është kallëzuar penalisht nga tre efektivë të Polic...
SHKODËR– Kamerat e sigurisë së dy hoteleve në Shëngjin, nuk tregojnë asgjë. Për shkak të errësirës së natës dhe mungesës së ndriçimit, në pamje dall...