Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Meri Lika
Pak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.
Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetorit e kam ndjekur jetën politike në vendin tim, shumë rrallë e kam gjetur veten time të përfaqësuar nga deputetët. Përveç viteve të para kur të gjithë deputetët e opozitës më dukeshin vetvetja, ka shumë kohë kur të zgjedhurit e mi i shikoja vite dritë larg nga mendimi, veprimi, formimi dhe përfaqësimi im.
Nuk dua të kujtoj legjislaturën e kaluar kur më vinte turp nga ata të cilët jo vetëm nuk më përfaqësonin por ndihesha edhe e fyer që pikërisht këta njerëz jetonin me mundin, djersën dhe punën time.
Ata deputet gjithmonë më kujtonin dhe vazhdojnë të më kujtojnë poezinë meksikane “Një deputet nga provinca” me autor anonim të cilën u mundova ta përkthej dhe përshtas në shqip.
“NJË DEPUTET NGA PROVINCA
I gjerë si një fuçi, ngjyrosur krejt,
Sjellje të prera, ecje të ngadaltë,
Mbushur me pluhur xhaketa bishtëgjatë,
Dhe si zakon kapelja që të merr mendt
Si qen i rrahur tek vendi i tij shkoi;
Shkakton një zhurmë, talent i paparë
Dhe pse asgjë nuk e kupton, ai gomar,
Çdo diskutimi i thotë: e aprovoj
Zona e tij kërriçin e ka mohuar
që aq thjesht aprovon dhe çaprovon
sepse është kafshë, gomar që i duket vetja i zgjuar,
nëse s’është deputet, as njeri të jetë s’meriton.
Tipa si ai tani shoh me tepri, është bërë trend
Që vijnë e ulen zënë karriget në Kuvend.”
Edhe këtë legjislaturë, sërish shumica e deputetëve këtë poezi më kujton, por jo të gjithë. Mes tyre dua të veçoj një deputete tek e cila, më në fund, pas kaq shumë vitesh, ndihem e përfaqësuar. Fjalimi i parë i Flutura Açkës në Kuvend, thirri në sipërfaqen time, shpresën se kanë mbetur ende njerëz mes nesh, se ka ende moral, ka ende integritet, ka personalitet. Se ende ka njerëz që nuk shiten dhe blihen, ende ka njerëz që flasin gjuhën time. Më në fund kam një deputet për vetë, një deputet që ka mendim, një deputet që mendoj se do të thotë fjalët e mia, kam një deputet të pa njollosur. Kam një njeri që me punë ka arritur të krijojë vetveten. Më në fund një deputet të cilin e kam kërkuar njëjtë si Mario Bendetti kërkonte Njeriun në prosën e tij poetike “Njerëzit që më pëlqejnë”.
NJERËZIT QË MË PËLQEJNË
Më pëlqejnë njerëzit që vibrojnë, që nuk duhet t’i shtysh, nuk duhet t’u thuash që t’i bëjnë gjëra, por që e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe e bëjnë. Njerëzit që kultivojnë ëndrrat e tyre derisa ato të bëhen realitet. Më pëlqejnë njerëzit me aftësinë për të marrë përsipër pasojat e veprimeve të tyre, njerëzit që rrezikojnë të sigurtën për të pasigurtën veç të varpojnë pas një ëndërre, që i lejojnë vetes të ikin nga këshillat e arsyeshme, duke i lënë zgjidhjet në duart e atit tonë Zotit.
Më pëlqejnë njerëzit që janë të drejtë me njerëzit e tyre por dhe me veten, njerëzit që janë mirënjohës për ditën e re, për gjërat e mira që në jetën e tyre ekzistojnë, që jetojnë çdo orë me shpirt të mirë duke dhënë më të mirën e tyre, mirënjohës që janë gjallë, që janë në gjendje të japin buzëqeshje, të ofrojnë duart e tyre dhe të ndihmojnë bujarisht pa pritur asgjë në këmbim.
Më pëlqejnë njerëzit që janë në gjendje të më kritikojnë në mënyrë konstruktive dhe përballë, por pa më lënduar apo prekur. Njerëzit me takt.
Më pëlqejnë njerëzit që kanë një ndjenjë drejtësie. Ata unë i quaj miqtë e mi. Më pëlqejnë njerëzit që e dinë rëndësinë e gëzimit dhe e predikojnë atë. Njerëzit të cilët, përmes humorit, na mësojnë ta konceptojmë jetën me gëzim. Njerëzit të cilët nuk pushojnë së qeni fëmijë.
Më pëlqejnë njerëzit me energjinë e tyre ngjitëse. Më pëlqejnë njerëzit e sinqertë dhe të çiltër, të aftë për të kundërshtuar vendimet e kujtdo me argumente të arsyeshme. Më pëlqejnë njerëzit besnikë dhe këmbëngulës, të cilët nuk e humbin zemrën kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve dhe ideve.
Më pëlqejnë njerëzit e matur, ata që nuk kanë turp të pranojnë se kanë gabuar apo se diçka nuk e dinë. Njerëzit të cilët, duke pranuar gabimet e tyre, vërtet përpiqen të mos i bëjnë më ato. Njerëzit që luftojnë kundër padrejtësive.
Më pëlqejnë njerëzit që kërkojnë zgjidhje. Më pëlqejnë njerëzit që mendojnë dhe meditojnë në brendinë ë tyre. Njerëzit që vlerësojnë të tjerët jo për shkak të një stereotipi shoqëror apo se si duken. Njerëzit që nuk gjykojnë dhe që nuk i lënë as që të tjerët të gjykohen.
Më pëlqejnë njerëzit që kanë personalitet. Më pëlqejnë njerëzit që janë në gjendje të kuptojnë se gabimi më i madh njerëzor është të përpiqesh të nxjerrësh nga koka atë që nuk del nga zemra.
Ndjeshmëria, guximi, solidariteti, mirësia, respekti, qetësia, vlerat, gëzimi, përulësia, besimi, lumturia, prekja, shpresa, mirënjohja, urtësia, ëndrrat, pendimi dhe dashuria për të tjerët dhe për veten janë gjëra themelore për t’i quajtur NJERËZ.
Me njerëz të tillë, unë angazhohem për gjithçka që duhet për pjesën tjetër të jetës sime, pasi duke i pasur me vete, e konsideroj veten se jeta më ka shpërblyer mirë.”/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Po vjen ofensiva opozitare e TVSH-se Ne vitin 2009, qeveria e Sali Berishes hoqi tatimin mbi vleren e shtuar per sherbimet arsimore. Politika, e cila ishte paso...
Nga *Piro AhmetajNë respekt të mijëra konsideratave për “kurajon dhe oponencën e fortë” ndaj qasjes diskretituese të Lulëzim Bashës mbas 25 Prill, po ndaj disa ...
TURKMENISTAN– Në gati dy vjet që kur filloi pandemia, Turkmenistani nuk ka parë një rast të vetëm të Covid-19, ose të paktën, kjo është ajo që pretendon q...
Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër...
Si fjali mund ta shkruash: Berisha jo, Basha! ose Berisha, jo Basha! Cdo lexues e zgjedh vetë ku e vendos presjen por edhe te drejtën në këtë histori. Modestish...
Nga Meri LikaE qeshura me lot, e liderit të opozitës ndërkohë që i përzgjedhuri i tij fliste për herë të parë në parlament, tek unë shkaktoi një përzierje të rë...
Nga Dashnor KaloçiPublikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet M...
Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh ...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, ...
Për pak ditë, gjermanët do t’i drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përbërjen e re të Bundestagut. Për herë të parë që nga viti 1949, Kancelarja nuk kë...