LIVE UPDATES
Insights

Gjeneral Piro Ahmetaj: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës

26 Shtator 2021, 14:38 Nga DOSJA
Gjeneral Piro Ahmetaj: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të

Nga *Piro Ahmetaj

Në respekt të mijëra konsideratave për “kurajon dhe oponencën e fortë” ndaj qasjes diskretituese të Lulëzim Bashës mbas 25 Prill, po ndaj disa qëndrime shtesë: Së pari, besoj që tashmë të jenë kthjelluar të gjitha dilemat: “ish-PD, ose edhe më qartë, kompania private e Lulëzim Bashës i ka (1) shitur, ja kanë (2) manipuluar/vjedhur si dhe i ka (3) humbur në mënyrë turpëruese edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2021“!

Veçmas, ose të 3-ja së bashku nuk ka më asnjë pikë rëndësie. Ashtu si edhe retorika e të gjithëditurve, dufi i militantëve të dëshpëruar në rrjete sociale apo diskutimet e skuadrës humbëse, ose të punësuarve të rinj nga PD në Kuvend pas shtator 2021 (Basha, Bardhi, Rushi, Duma, Salianji, Gjokmarkaj, etj te (de) graduar si ofiqarë), do kenë ZERO interes për demokratët, deri në zgjedhjet e 2025 !

Fshati digjet, znj…, krihet thotë populli. Ja kështu mbasi e rimori pa turp karrigen, Kryetari, doroviti skuadrën e tij humbëse dhe sekserët zullumqarë me poste në forume (KK & Kryesi) vetëm për të forcuar murin e kamikazëve dhe si Ali komiku i Bagdadit vijon të mbajë ligjërata mbi: «fitoret madhështore që e presin PD nën udhëheqjen e tij në mos në 2025, e sigurt në 2029”!

Së dyti, pamvarësisht kostumit perëndimor, artikulimit Euro-Atlantik apo ballukeve bolshevike: “qasja delinkuente e LB dhe gardës së ofiqareve reth tij“, e ka katandisur tashmë PD në një kompani të falimentuar.

Me fjalë të tjera, 13 Qershori, 18 Koriku dhe 30 Gushti 2021 do të inventarizohen në memorien e pluralizmit si funerale poshtëruese të vlerave dhe besimit te PD!

Parë kështu, këto 3 data demonstrojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë perverse të Kryetarit humbës, por edhe mungesën dëshpëruese të kurajos në partinë që ka lindur dhe ka për mision Lirinë! Kështu, faqe e zezë kur personazhe me peshë publike, prisnin si “haleluja” renditjen në listën e Kryetarit mashtrues, dhe me zvarritje në të treja këto ngjarje për të hipotekuar fundin pa lavdi të PD së LB!

Ndërsa një gardë pagatorësh, ende zgërdhihen nëpër studio dhe kuvend duke brohoritur: “deri në vdekje me udhëheqësin e lavdishëm”, edhe pse nën drejtimin e tij në 8 vjet, PD s’ka asnjë fitore të vetme.

Neveri për mediat e kapterëve, ngritur me parat e VEFAs dhe ushtrinë e punësuar me byrek në portalet e familjarëve që qelbën dynjanë me prapagandën: “edhe humbës i përsëritur edhe krenar, edhe trim i tërbuar edhe proAmerikan i madh …”!

Keqardhje për 10-ra mijëra demokratë, që edhe mbas dëshpërimit për humbjen mëkatare, i marrin zvarrë në llogoret e betejave e radhës: “për mbrojtjen e nderit të Kryetarit humbës…“.

Së treti, për rethana shtesë e kam ndjekur i pasurprizuar dhe i pazhgënjyer “timërimin e vonuar” të Lulezim Bashës për ta përjashtuar (vrarë Babën) nga grupi parlamentar dhe pabesinë cinike për ta diskretitur ish-Kryetarin, Presidentin, Kryeministrin, bashkë me të edhe historinë dhe vlerat e PD për 30 vjet!

Që kryetari pa këllqe, këtë vendimarrje nuk e ka bërë as për PD, as për Shqipërinë, as për SHBA dhe as per t’u hakmarrë në emër te armiqve të Berishës, por vetëm për interesat e tij private “këte e di edhe maçi” thonë nga jugu, dhe besoja ta dinë edhe të punësuarit e rinj në kuvend, që fluturojnë nga gëzimi që “janë thirrur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë”! Çfarë mjerimi !

Nga ana tjetër, shpreh neverinë për qasjen e Bashistëve: “kush nuk është pro Kryetarit të Madh, është armik i SHBA, i PD dhe i Kombit. Pra “Rrezikut Amerikan”, i një forme moderne, edhe më tinzare se E. Hoxhës. Kujtohuni se për të rrimarë karrigen e Kryetarit në 13 Qershor, si skuth i stërvitur, u tha demokratëve: “kush nuk voton mua njeh zgjedhjet e vjedhura dhe voton armikun Rama” !

Po ashtu qasja se “ato që di unë dhe Berisha s’do i merrni vesh kurrë”, jane shfaqje të një qurramani të llastuar, pasi mbështetur në parimet bazë, Liderët e Partive (jo kompanive private) kanë detyim të infomojnë stukturat për “gjithshka që dinë”, ashtu siç edhe mbajnë pëgjegjësi për ato që bëjnë dhe nuk bëjnë” në interes të organizatës që drejtojnë !

Përsa që angazhohen me përgjegjësi publike, kjo qëndron për Bashën edhe për Berishën, për t’u thënë demokratëve dhe Shqiptarëve: “çfar nuk do marrin vesh kurre”?! Shqipëria nuk ka armë bërthamore dhe kujtohuni që mbasi bëri publike edhe emailed e Ambasadorit Donald Lu, “Basha është shpallur i pa besuar nga USA për sekrete”.

Po ashtu e gjykoj si povokim të rëndë ndryshimin tinzar të statusi si dhe shashkën cinike: “nuk e mbledh forumet për vendimarrjet e SHBA”, sikur Partinë ta ketë trashëgimi … ? Nëse vërtet ka dalldisur deri këtu, anëtarësia e PD duhet të kërkojë komision mjekësor se qënka shumë rëndë.

Së katërti, edhe “reagimi i vonuar” Berishës, mesa duket i frymëzon militantët, por nuk besoj të bind demokratët dhe shqiptarët me arsye të shëndoshë.

Për shembull, që Basha ka qenë i emëruari dhe kanakari tij dora vetë, kjo është e “vërtet e çimentuar” në hapësirën mbarë shqiptare dhe atë ndërkombëtare ! Ashtu siç edhe është e “vërtetë e rrënjosur” tashmë që LB nuk e ka zgjedhur askush as në 2005, as 2011, as 2013, as 2017, as në 2021, por është emëruar me bekimin, mbështetjen dhe heshtjen dëshpëruese të Sali Berishës.

Nga ana tjetër, jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm. Kështu përtej personalizimit bajat (me Berishën apo me Bashën) uroj që ky realitet, i krijuar nga kjo rethanë, të ndezi dritat e shpresës për të zgjuar arsyet fisnike mbi domosdoshmërinë kritike për ta trasformuar, ri-dimensionuar si dhe rikthyer vlerat e të djathtes moderne në PD.

Së pesti, statusin “Non Grata” nga DASH, si çështje familjare, Berisha e ka adresuar në gjykatë, dhe deri sa ajo të shpehet “prezumohet pafajësia”! Ky mbetet një parim i përbotshëm në demokaci. Nëse njërzit do ndëshkoheshin me proçedura teknike dhe mbi fakte të pa provuara nga gjykata do ishte shuar gjysma e njerëzimit !

Si dëshmimtar teknik, ri-përsëris vendosmërinë e mirënjohur dhe rolin thelbësor të ish-Kryeministrit Berisha në proçesin drejt/pas anëtarësimin në NATO. Kështu, risjell në kujtesë se në 2012 Shqipëria vlerësohet zyrtarisht: “një ndër 5 vendet model për përmbushjen për kontributet në NATO”!

Duke parë nga ky këndvështrim, pa bërë as prokurorin, as avokatin, as gjykatësin: “vendimin ndaj Berishës, nuk e gjej relevant me kohën, as të mirë balancuar, as racionale dhe as proporcionale me nevojën që ka Shqipëria për të rritur besimin te modelet e shtetit të së drejtës (SHBA/BE) si dhe për përmirësuar mekanizmat e demokracisë funsionale“!

Shpresoj që Bashistët të mos më shpallin në «grupin amiqësor anti-USA» = janë bërë për t’u mëshiruar.

Thënë këtë, lëvizja “Foltore” do të dështonte pa lindur ende, nëse do e bashkonte çështjen e familjes Berisha, domosdoshmërinë JETIKE dhe përgjegjshmërinë e “babait” për të ndërmarrë një operacion shpëtimi për PD.

Duam apo nuk duam, është fakt se të gjitha opisionet e tjera (anti Bashë) kanë dështuar me sukses të plotë në këto 8 vite. Pra e besojmë apo jo, Berisha, ka kapacitetin për ta shkundur nga themelet kështjellën e pushtuar nga një sekt humbësish.

Së fundmi, thënë sa më lartë, refuzoj me përbuzje të përfshihem më tej në debatin banal : “Dr.Berisha apo L.B”, edhe pse kurrë, për asnjë asye, për asnjë referencë dhe rethanë, nuk ka fare vend për krahasime !

Për më tepër, e përsëris se jo personalizimi dhe ndarja në llogore, por ngritja, e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi (BTM) mbetet domosdoshëri për nisur një proçes të shëndetshëm transformimi, me qëllim rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne si dhe të besimit te demokracia funksionale si SHBA dhe gjithë Europa.

Ndaj, duke ju falënderuar për mijëra mesazhet inkurajuese, dua ta përsëris fort se jam i përkushtuar për të kontribuar me përgjegjshmëri shtesë në mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.

***

*Ekpert i për Sig.Komb & NATO-n, Zv/President i Këshillit të Atlantikut, ish-Këshilltar i Sig.Komb në PD, Këshilltar Ushtarak i Presidentit,Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog aksioni i berishes lulzim basha piro ahmetaj sali berisha sali berisha jashte grupit te pd aksioni i berishes lulzim basha piro ahmetaj sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll
Insights 22 Shtator 2021, 08:17

Prindër, lërini fëmijët zbathur

Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër...

Insights 19 Shtator 2021, 11:56

Berisha jo Basha!

Si fjali mund ta shkruash: Berisha jo, Basha! ose Berisha, jo Basha! Cdo lexues e zgjedh vetë ku e vendos presjen por edhe te drejtën në këtë histori. Modestish...

Insights 16 Shtator 2021, 19:36

“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh ...

Insights 16 Shtator 2021, 10:24

Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë