LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy flamuj nën të njëjtën krizë: Sfidat e italianëve që jetojnë në Shqipëri

20 Prill 2020, 09:04 Nga DOSJA
Dy flamuj nën të njëjtën krizë: Sfidat e

Pas mbylljes 5 javore të biznesit për shkak të krizës së koronavirusit, Rafaele Tonon udhëtoi të martën drejt Çermës së Lushnjes për të hapur fabrikën e tij të përpunimit të mishit.

“Iu kthyem punës, duke marrë të gjitha masat për sigurinë shëndetësore të punonjësve,” thotë 60-vjeçari nga Trevizo i Italisë, që ka kaluar thuajse gjysmën e jetës në Shqipëri.

Tonon ka qëndruar i mbyllur në apartamentin e tij në Tiranë që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Por me lehtësimin e masave nga qeveria, ai aplikoi për leje qarkullimi për kamionin e produkteve ushqimore dhe tashmë i është rikthyer punës me masa të shtuara sigurie.

Tonon është njëri nga mbi 2 mijë shtetasit italianë që kanë zgjedhur të jetojnë dhe të bëjnë biznes në Shqipëri. Ajo që e dallon nga qytetarët shqiptarë gjatë krizës së koronavirusit është shqetësimi i shtuar për të afërmit në Itali – për të cilët thotë se “falë Zotit janë mirë”.

Megjithatë, jo të gjithë italianët në Shqipëri kanë arritur të përshtaten po aq lehtë sa Tonon me krizën e COVID-19. Një pjesë prej tyre ankohen për mungesë informimi dhe përfaqësimi, ndërsa pjesa tjetër po përballet me vështirësi për rimbëkëmbjen e bizneseve të tyre.

Masimo Biz, edhe ai nga Trevizo thotë se nuk ka dalë asnjë ditë nga apartamenti në Durrës, që kur qeveria shqiptare shpalli gjendjen e emergjencës. Ai zotëron një biznes të eksportit të makinave të kafesë, për të cilin thotë se të ardhurat kanë shkuar në zero. Sipas tij, në këto kushte bëhet e vështirë edhe pagesa e punonjësve të firmës.

“Megjithëse ndërmarrja ime në Shkozet bën pjesë në listën e bizneseve që mund ta vijojnë veprimtarinë, për mua nuk është e lehtë të marr një leje qarkullimi për automjetin,” thotë Masimo Biz.

Sipërmarrësi italian thotë se leja duhet të rinovohet çdo ditë dhe sipas këshillës së ambasadës italiane në Tiranë, nuk mund të sigurohet nga aplikacioni i qeverisë, por me SMS, në një numër telefoni të policisë.

Paqartësitë shtohen me ndryshimin e rregullave nga qeveria.

“Nuk e dimë ende nëse mund të punojmë deri në 17.30 apo jo, kështu që vazhdojmë të veprojmë sipas fashës së kaluar orare, pra deri në orën 13.00,” shton Biz.

Giuseppe Palumbo, pensionist që ka zgjedhur të jetojë në Durrës është emëruar tre muaj më parë sekretar i Shoqatës së Italianëve në Botë, AMI, për Shqipërinë. Gjatë javëve të fundit, ai është zotuar të mbledhë shqetësimet e bashkëatdhetarëve të tij të moshuar që jetojnë në Durrës dhe t’u vijë atyre në ndihmë.

Paralelisht, Palumbo është bërë pjesë e pasionit të bashkëshortes këngëtare, Luljeta Strefi, e cila bashkë me grupin e saj artisitik kanë organizuar 11 koncerte në lagje të ndryshme të Durrësit për të argëtuar qytetarët në karantinë.

“Po përgatisim edhe një duet kënge italiane,” thotë përmes telefonit Palumbo, ndërsa shton se është ndjerë mirë kur grupi i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria u nis drejt epiqendrës së epidemisë në Itali për të kontribuar. “Kishim nevojë për një mbështetje shpirtërore,” shton ai.

Një tjetër italiane, Irene Tosti drejton një firmë përpunimi të bimëve medicinale në zonën e Ishmit, 35 km larg kryeqytetit.

“Gjeta trafik të hënën në dalje të Tiranës, kur shkova për herë të parë në punë dhe dyshoj se lëshimet e fundit për fashat orare janë keqkuptuar,” thotë ajo e shqetësuar. Tosti i druhet një skenari të rikthimit të rrezikut nga virusi për shkak të lëvizjes së shtuar të njerëzve dhe automjeteve.

Fatmirësisht, të afërmit e Tostit në Breshia –një nga provincat italiane më të goditura nga virusi vdekjeprurës, janë të gjithë mirë me shëndet. Bashkë me ortakun e saj shqiptar, ajo i është rikthyer punës dhe është e fokusuar tashmë në fitimin e kohës së humbur.

“Nuk deshëm të rrezikojmë jetën e punonjësve tanë dhe kemi rifilluar para dy ditësh, duke respektuar bashkë me distancat në punë, edhe pajisjen me maska dhe doreza,” thotë Tosti.

Firma do të rifillojë së shpejti edhe eksportin, sipas kontratave me klientët në Gjermani e Zvicër, por sipas Irenes nuk do të jetë e lehtë.

“Kamionistët janë të lodhur; ata marrin rrisk të madh shëndeti për transportin, ndërsa u duhet të presin orë të tëra në pikat e kalimit kufitar doganor,” thotë ajo.

Gaetano Castello, 78 vjeç, jeton prej 28 vitesh në një nga fshatrat pranë qytetit të Durrësit dhe është një nga italianët që nuk ka hequr asnjëherë dorë nga Shqipëria.

“As në vitin e vështirë ’97,” thotë ai, ndërsa vlerëson se qytetarët shqiptarë po i zbatojnë më mirë rregullat për parandalimin e COVID-19 sesa bashkatdhetarët e tij në Itali. Castello e lidh këtë fakt me kohën e diktaturës komuniste dhe kulturën e bindjes ndaj ligjit mes shqiptarëve.

Ditët e karantinës, Castello po i shfrytëzon për të sistemuar të gjithë dokumentacionin e këtyre viteve, por edhe të ndërmarrjes që po administron kohët e fundit në Prishtinë të Kosovës.

“Që prej një muaji kam dalë vetëm për të bërë pazar këtu afër, dhe pastaj bashkë me sistemimin e letrave, kujdesem në oborr për pulat, si dhe për Fortunaton, qenin që kam gjetur para disa kohësh larg qytetit,” thotë ai.

Më pas kujtohet dhe pyet: “Shumë i bukur posteri me dy flamurët tanë, që u vendos në fasadën e bashkisë së Durrësit. E kujt ishte ideja?”. Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekonomia pas koronavirusit gaetano castello giuseppe palumbo irene tosti italianet ne shqiperi ekonomia pas koronavirusit gaetano castello giuseppe palumbo irene tosti italianet ne shqiperi


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit