“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Vëllai e denoncoi humbjen, gjendet nëna e 2 fëmijëve: Do shkoj te i dashuri, e dua
28 Nëntor 2021, 07:11Nga DOSJA
TIRANË– Arjeta Cauli është gjetur pas 7 ditësh kërkime nga familja e saj. Nëna e dy fëmijëve është lokalizuar në qytetin e Elbasanit, aty ku kishte nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj emigrant.
26-vjeçarja, pas punës, kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut. Ajo jetonte në familjen e tij si nuse e shtëpisë, ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur duke mos ditur se ajo ishte nënë e dy fëmijëve. Familja e djalit janë çuditur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar nënën e dy fëmijëve që i kishte deklaruar kushërirës së saj se ishte rrëmbyer nga katër persona.
Policia e ka shoqëruar në polici 26-vjeçaren, ku është marrë në pyetje. Mësohet se gruaja e re nuk i kishte treguar bashkëshortit të ri dhe as familjes së tij se ishte në proces divorci dhe se kishte dy fëmijë. Ajo është shprehur se do të rikthehet sërish në Elbasan, te bashkëjetuesi pasi e dashuron. Policia ka nisur hetimet ndaj saj, pasi ka braktisur me dëshirë dy fëmijët e mitur.
Prej disa ditësh nëna e dy fëmijëve rezultonte e zhdukur në Durrës, ndërkohë që familjarët dhanë alarmin se ajo mund të ishte rrëmbyer. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë dhënë alarmin në polici disa ditë më parë, ku kanë bërë edhe denoncimin për zhdukjen e saj. Vëllai i saj, Ilirjan Cauli deklaroi se e motra kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe e kishte njoftuar që të njoftonte nënën e saj, për t’i marrë një fëmijë nga çerdhja dhe tjetrin nga shkolla dhe më pas telefoni i saj rezultonte i fikur.
I vëllai ka treguar se motra i dërgonte në aplikacionin ‘Whatsapp’, dy foto ku ajo shfaqej duke marrë serum e shtrirë në një krevat spitali. I gjendur përballë këtyre pamjeve, i vëllai është paraqitur sërish në polici, ku ka treguar edhe fotot, ndërsa ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij.
SHBA– Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë me rastin e Pavarësisë. Me anë të një deklarate publike, DASH përgëzon shqiptarët për 109-vjetor...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, Balkanweb kanë në faqe të parë lajmin kryesor për pavarësinë e Shqipërisë. ...
DURRËS– Policia e Durrësit ka nisur procedimin për nënën e dy fëmijëve e cila u largua nga banesa për të bashkëjetuar me të dashurin e saj emigrant n...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë zonës së Qafë-Kasharit. Policia informon se autoambulanca e spitalit të Kru...
TIRANË– Dita e fundit e javës mbyllet me reshje shiu dhe në disa zona reshje dëbore. Sipas MeteoAlb: Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot ...