LIVE UPDATES
Editorial

Letër e hapur për Altin Dumanin

28 Tetor 2025, 10:27 Nga Meri Lika
Letër e hapur për Altin Dumanin
Meri Lika

I nderuar z. Dumani!

Nëse dje do të kisha qenë në atë sallën ku ju raportuat, e ku përballë kishit intelektualin, por në të njëjtën kohë dhe analfabetin, ku përballë kishit përfaqësues të popullit, por edhe përfaqëuses të krimit, ku përballë kishit edhe atë që iu do e iu adhuron, por edhe atë që iu urren dhe përçmon, pra nëse do të isha përballë jush dje do t’iu kisha drejtuar disa pyetje si qytetar i thjeshtë i kësaj Republike të vockël e shumë problematike.

Do të mundohesha, me sa të mundja, t’i qëndroja larg boshtit politik, dhe ti rrija besnik boshtit të një prindi që do më të mirën për të ardhmen e fëmijës së tij dhe boshtit të profesionistit që do më të mirën për profesionin e tij.

Nëse dje unë do të isha përballë jush z. Dumani nuk do të përdorja emra të përveçëm, por  do t’i drejtohesha procedurës dhe ligjit.

Nëse dje do të isha përballë jush pyetjet e mia do të ishin pak a shumë këto:

¾    I nderuar z. Dumani, kam nevojë të di nga ju, se cilën procedurë prokurimi ka hetuar SPAK që prej zanafillës së saj dhe deri në përfundim? Me këtë nënkuptoj hetim të procedurës që në hedhjen e idesë, më pas aprovimin e saj, hartimin e kostove, krahasimin e kostove me çmimet e tregut, mënyrën e zhvillimit e tenderit, plotësimin e kritereve nga fituesi/t, kontrollin e plotësimit të kushteve nga kandidatët e eleminuar, realizimin e projektit, si është bërë supervizimi dhe në fund cilësinë e projektit.

¾    I nderurar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, se për cilin nga tenderat dhe konçensionet keni ndjekur paranë deri tek përfituesi fundor duke hetuar palët e lidhura apo kontraktorët më domethënës?

¾    I nderuar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, nëse ka kryer SPAK ndonjë hetim i cili të përfshijë kriter-plotësuesit e prokurimeve të cilët në fund nuk kryejnë asnjë proces të tenderit të fituar, por menjëherë pas dhënies së emrit për plotësimin e kritereve, marrin tendera dhe fonde publike, si subjekte të vetme, nga autoriteti kontraktor i tenderit ku dhanë emrin për plotësimin e kritereve?

   I nderuar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, se sa herë SPAK ka kryer kontroll të kostove për shtrimin e rrugëve? A ka thirrur ndonjëherë SPAK personat përgjegjës për hartimin e tyre? A ka kryer SPAK krahasime të këtyre kostove me kostot e projekteve të ngjashme në rajon dhe në botë?

   I nderuar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, a ka hetuar SPAK ndonjë procedurë ligjore (me të nënkuptoj, ligje, akte, vkm, urdhëra, rregullore) për prokurime tenderash dhe konçensionesh, për mënyrën se si janë hartuar dhe aprovuar ato?

   I nderuar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, nëse është krim korrupsioni i shtetarëve dhe si klasifikohet ai?

   I nderuar z. Dumani, kam nevojë të di nga ju, se sipas SPAK, cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një proces i pastër korruptiv në mënyrë që të vlerësohet si grup i strukturuar kriminal?

    I nderuar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, nëse SPAK ka marrë ndonjëherë në pyetje, auditues të cilët kanë kanë certifikuar pasqyrat financiare të subjeketeve për të cilat nga hetimet tuaja kanë rezultuar se kanë kryer korrupsion?

Dhe në fund dua t’iu bëj një pyetje për të cilën do të më duhet me patjetër të përdor emra të përveçëm, për një njeri shumë të dashur për mua, për një grua që nuk u dorëzua edhe kur jeta e dorëzoi, për një nënë që gjysmën e shpirit e ka lënë ende në këtë botë për të ndjekur fëmijën e saj që për faj të sistemit të korruptuar e detyroi të rritet pa nënë.

   I nderuar z.Dumani, kam nevojë të di nga ju, a ka hetuar SPAK, mjeken Dhurata (më fal që nuk ia di mbiemrin) në pavionin e Onkologjikut e cila sipas dëshmisë në vetën e parë të Ina Kasimatit (ajo fatkeqësisht nuk bën dot denocim se ka ndërruar jetë) nuk i dha terapinë sipas protokollit, por e kuroi për 8 muaj vetëm me njërin prej ilaçeve të protokollit sepse Zoladexin mungonte dhe nuk e informoi pacienten për këtë mungesë? A ka SPAK detyrën ligjore t’i kthej një përgjigje djalit 12 vjeçar të Ina Kasimatit për fajtorët se përse ai sot rritet pa nënë?

Ndoshta mund të kisha më shumë pyetje, i nderuar z.Dumani, por pas seancës së gjatë të ditës së djeshme mendoj se më mjaftojnë për të kuptuar dhe vlerësuar punën tuaj dhe të SPAK.

Ju nuk keni detyrim ligjor që t’i raportoni një qytetari të thjeshtë dhe në këto kushte unë e kuptoj nëse kjo letër nuk merr asnjë përgjigje nga ju.

Sondazh

Poll
Editorial 23 Tetor 2025, 10:34 Lutfi Dervishi

Plumbi që del nga goja!

Lutfi Dervishi Plumbi që del nga goja! (Reflektim mbi një tragjedi që Konica e parashikoi një shekull më parë)"Trimëria ...

Editorial 19 Tetor 2025, 15:19 Ermal Mulosmani

Në shtetin personal të Kapos

Ermal Mulosmani Tani nuk kam më asnjë dyshim, Shqipëria është dorëzuar.  Opozita nuk do zgjedhje të reja dhe popull...

Editorial 8 Tetor 2025, 10:04 Meri Lika

A nuk vriten edhe kuajt kështu?

Në filmin “A nuk i vrasin edhe kuajt kështu? (They Shoot Horses, Don't They?) me Jane Fonda dhe Michael Sarrazin, kuajt vriten jo sepse jan&eu...

Editorial 3 Tetor 2025, 10:22 Meri Lika

Kur bëhesh lolo!

Meri Lika Disa njerëz hyjnë dhe ngelen në histori për vepra të mëdha, ka të tjerë që hyjnë për fjali...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet