LIVE UPDATES
Editorial

Negociatori i pakërkuar po kërkon një krizë

Është njësoj sikur Albin Kurti të shkojë në Bruksel për të zgjidhur krizën e Fredi Belerit, mes qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë, dhe, përveç marrjes së një mandati që nuk i takon, të justifikojë edhe akuzën që rëndon mbi të.

26 Qershor 2023, 11:59 Nga Enton Abilekaj
Negociatori i pakërkuar po kërkon një krizë
Enton Abilekaj

Me siguri Kryeministri i Shqipërisë, kur ka hedhur zyrtarisht idenë e Konferencës pa limit mes Kosovës dhe Serbisë është ofruar që ajo të ndodhë në Tiranë. Përcaktimi "Kryeministër i Shqipërisë", është i pashmangshëm në këtë rast, kur ai që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, flet si negociator i grupit të krizave, duke menduar se zëvendësimi i preshit me çarterin personal, ia justifikon fluturimin delirant.

Të ishte vetëm kaq, hallall shpërdorimi i taksave për nevoja personale. Por kur ato ngrihen mbi një dramë kombëtare, fluturimi duhet ndaluar. Kryeministri i një shteti, nuk mund të përdorë si monedhë shkëmbimi për pushtetin e tij, shtetin tjetër shqiptar.

Është njësoj sikur Albin Kurti të shkojë në Bruksel për të zgjidhur krizën e Fredi Belerit, mes qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë, dhe, përveç marrjes së një mandati që nuk i takon, të justifikojë edhe akuzën që rëndon mbi të.

Po ta bënte Albini këtë, në Shqipëri do ta shpallnin non grata, ndërsa kur Edi Rama, nxjerr plane për Asociacionin dhe bën filma province ku shfaqet si negociatori-shpëtimtar, kur bën deklarata në anglisht për t'i dhënë Serbisë argumente se faji është në të dyja anët e kufirit, kur shkon deri në Bruksel dhe i tërheq vëmendjen liderëve të paarsyeshëm në Kosovë dhe Serbi, e duartrokasin, jo vetëm servilët në Tiranë, po edhe dritëshkurtërit në Prishtinë, që shohin të pikojë - ndërsa piqet, fruti i pushtetit.

Pasi krijoi Ballkanin Perëndimor si një hapësirë të dominuar nga serbët dhe shqiptarët, Perëndimi vazhdimisht ka dhënë mesazhin e një procesi paqtimi mes dy kombeve. Procesi i Berlinit i inicuar nga Berlini, pasi investoi dhe u investua mbi marrëdhënien Rama - Vuçiç, nuk mund të mos konkurrohej Ballkani i Hapur, si iniciativë e binomit për të qenë më të pavarur dhe më ekskluzivë në faktorizimin e pushtetit të tyre personal.

Me sinjalet private dhe publike që morën nga SHBA dhe BE, të dy u nisën në një aventurë për përjetësimin e Pushtetit, duke e autokratizuar atë në shërbim të stabilitetit rajonal. Eklipsimi i liderëve të Kosovës, ishte i detyrueshëm për këtë, në mënyrë që përfaqësuesi i shqiptarëve të mos ishte në Prishtinë, por në Tiranë. Kështu Vuçiç do ta kishte më të lehtë për ta shitur në Serbi fabulën e bashkëpunimit dhe Rama, më të lehtë për të sunduar me bekimin e Perëndimit dhe deliruar si "lider global".

Deri në shfaqjen e Albin Kurtit, gjithçka po shkonte mirë. Jo për Kosovën, për statu quo-në. Kosova nuk po bënte asnjë hap përpara, e bllokuar nga Serbia në çdo hap, bisedimet në Bruksel u bënë qesharake, Vuçiç po hynte serbes në ambientin Perëndimor, deri dje armiqësor, ndërsa Rama ushqente pushtetin e tij, me bekimin e bollshëm të stabilitetit. Në këtë ambient lindi ideja e shkëmbimit të territoreve, në këtë ambient u ndërtua bashkimi ekonomik Serbi-Shqipëri-Maqedoni, në dëm të Kosovës, në këtë ambient ishte duke u firmosur një marrëveshje triumfaliste për Donad Trump-in, pak muaj përpara zgejdhjeve.

Këtë e prishi Albin Kurti. Që në seancën e parë të negociatave me Vuçiç, prishi hipnozën e përgjithshme, ekspozoi Presidentin serb në një dritë tjetër dhe "kështjella" që Edi rama pretendoi sot në Bruksel se ishte ndërtuar, u zbulua se ishte një iluzion.

Kurti me kokëfortësinë e tij për të ushtruar detyrën, e detyroi Serbinë të tregonte nacionalizmin shovinist, Perëndimin të kuptonte se 10 vjet bisedime, vetëm sa e kishin mbajtur Kosovën peng të Serbisë dhe Ramën të zbulonte me dhimbje se nuk mund ta përdorte Kosovën për tu shfaqur si faktori i stabilitetit në rajon, me qëllimin për të ushqyer pushtetin e korruptuar.

Ballkani i Hapur ra në koma. Një nga bashkëthemeluesit, Edi Rama e konfirmoi këtë për herë të dytë sot në Bruksel. Vuçiç, duke e injoruar përpjekjen e Ramës për të bërë ndërmjetësin, e qesharakëzoi epitetin "lider global", të shpikur nga vetë ai për nevoja të ditës. Paqja në Ballkan, me të cilën mburreshin ata që nuk bënin asgjë për të, doli që ishte vetëm një armëpushim në shërbim të dy autokratëve dhe në dëm të Kosovës.

As takimet në Bruksel, as projektet e asociacionit, as cicërimat anglisht, nuk mund t'ja kthejnë Edi Ramës atë që Kurti ia rrëzoi vetëm duke u nisur t'i shërbente vendit të tij. Sa më shumë shfaqet ky dështim, aq më shumë Rama flet kundër Kurtit, aq më i rrezikuar është pushteti i tij, që, edhe brenda edhe jashtë, ka ndërtuar vetëm fasada./Dosja.al

enton abilekaj albin kurti drafti i rames per asosacionin edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll
Editorial 23 Qershor 2023, 08:51 Meri Lika

Kur të ngelet derri maç në dorë

Meri Lika Tani që po shkruaj këto rreshta, unë nuk e di, dhe as nuk mund ta marr me mend se kush do ta fitojë garën e ashpër ...

Editorial 8 Qershor 2023, 15:19 Enton Abilekaj

Rama si palë e tretë në krizën e Kosovës

Nga Enton Abilekaj Prej 2 javësh situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë kaotike. Mediat raportojnë nga vendngjarja, se pro...

Editorial 7 Qershor 2023, 16:13 Enton Abilekaj

Prangat që nuk trembin asnjë njeri me pushtet

Enton Abilekaj As arrestimet e fundit nuk e kanë rritur besimin tek Drejtësia e re. Për statistikat e Drejtësisë, Sekretaria e P&e...

Editorial 7 Qershor 2023, 10:52 Dosja.al

Lulzimi i biznesit politik mbi rrënojat e PD

Gaz Bardhi dhe Lulzim Basha Gazmend Bardhi u sulmua verbalisht nga trimat e Lulzim Bashes, duke dalë nga mbledhja e asaj që vetëquhet Kryesi...

Editorial 30 Maj 2023, 23:03 Gjergj Erebara

Nga se rriten pagat?

Edi Rama Qeveria shqiptare ka vendosur të përdorë fondin e vet të emergjencës, rreth 110 milionë euro, për të pagua...

Editorial 30 Maj 2023, 16:06 Andi Bejtja

Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

Albin Kurti Ajo që po ndodh në Veriun e Kosovës, është tipike nga ato ngjarje që po të ulesh ditët e fundit pë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë