LIVE UPDATES
Ekonomi

4 miliardë euro, huaja për blerje banese e pasuri të paluajtshme zuri 51% të totalit të kredisë

Rreth 400 miliardë lekë (rreth 4 miliardë euro), ose gjysma e stokut të huasë që është dhënë nga bankat deri në fund të 2024-s ka shkuar për pasuri të paluajtshme e blerje banesash.

26 Qershor 2025, 14:48 Nga M.B
4 miliardë euro, huaja për blerje banese e pasuri të paluajtshme
Foto ilustruese

TIRANA- Bankat, në pjesën më të madhe po financojnë blerjen e pasurive të paluajtshme dhe banesave për individët dhe për bizneset, ndërsa shumë pak po financohet për blerje pajisjesh, një instrument që do të ndikonte në rritjen e produktivitetit në ekonomi.

Rreth 400 miliardë lekë (rreth 4 miliardë euro), ose gjysma e stokut të huasë që është dhënë nga bankat deri në fund të 2024-s ka shkuar për pasuri të paluajtshme e blerje banesash. Nga këto, individët kanë rreth 2.1 miliardë euro, që kanë marrë për banesa dhe duhet ti shlyejnë në banka dhe bizneset rreth 1.9 miliardë euro. Në krahasim me një vit më parë, stoku i huasë për këtë qëllim për biznese e individë është rritur me rreth 17%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në raportin vjetor të mbikëqyrjes 2024, Analiza sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë evidenton se kredia “hua për pasuri të paluajtshme” “hua për blerje banesash” për individët, zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë me 26.8%, pasuar nga “hua për pasuri të paluajtshme” për bizneset me 24.3%. Të dy këtë kategori së bashku zënë 51.1% të totalit.

Rritja e ekspozimit të sistemit bankar ndaj ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme ka bërë që Banka e Shqipërisë të forcojë kriteret e kredidhënies për këtë aktivitet. Banka e Shqipërisë aplikoi për herë të parë vitin e kaluar një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në qershor, në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rrit në dhjetor në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).

Këtë vit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi disa masa kufizuese për kredinë bankare për shtëpi. Sipas vendimit, raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Pas kredisë për banesa e pasurive ë paluajtshme, e treta renditet kredia “overdraft” dhënë bizneseve me 13.3%, dhe kredia për “blerje pajisjesh” me 11.6% të totalit.

Rritjen më të lartë gjatë vitit 2024 e shfaq kredia dhënë individëve për “mallra të qëndrueshëm” me 30.9%, pasuar nga kredia dhënë biznesit për “pasuri të paluajtshme” me 20.6%
Struktura e kredisë sipas afatit ka pasur rënie të peshës së kredive afatmesme dhe rritje të peshës së kredive afatshkurtër dhe afatgjatë.

Rritjen më të madhe në vlerë e ka pasur kredia afatgjatë me 37.8 mld lekë ose 16.7%, pasuar nga kredia afatshkurtër me 19.7 mld lekë ose 13.8%.

Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2024, evidenton se kredia në Lek ka peshën më të madhe në totalin e kredisë me 54.7% dhe me një rritje me 1 p.p. Ndërkohë që pesha e portofolit të kredisë në valutë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, evidenton një rënie krahasuar me vitin 2023 me 1 p.p.

Banka e Shqipërisë thekson se analiza e kredisë sipas llojit të subjektit evidenton një përqendrim më të lartë në sektorin privat, rreth 60.3%, në rënie të lehtë 0.01 p.p., ndërkohë që kreditimet për këtë sektor gjatë vitit 2024 janë rritur me 53.2 miliardë lekë (11.84%).

Edhe kredia për individë rezulton në rritje me 39.3 miliardë lekë (14.4%), duke kontribuuar në një rritje të peshës së saj me 0.53 p.p. Kredia dhënë sektorit publik evidenton një rritje me 2.1 miliardë lekë (12.6%)./ Monitor

huaja për blerje banese

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës