Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë
Për dekada, Shqipëria bëri hapa para në rritjen e eksporteve duke përmirësuar bilancin e saj tregtar dhe varësinë nga importet, por në tre vitet e fundit, situata ka ndryshuar në të kundërt. Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë (shiko grafikun e mëposhtëm).
Vitin e kaluar eksportet shënuan 346,2 miliardë lekë më rënie vjetore mbi 6 për qind. Nga ana tjetër importet shënuan 887,2 miliardë lekë më rënie vjetore vetëm 0.8%. Rënia më e madhe e eksporteve sesa importit ka përkeqësuar raportin e mbulimit.
Në mungesë të prodhimit nga rënia e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, ekonomia e vendit po rrit varësinë nga importet. Nga ana tjetër, rritja e kërkesës nga turizmi po shoqërohet me rritje më të shpejtë të importeve se sa prodhimit.
Eksportet tona mbeten të përqendruara në pak sektorë me vlerë të shtuar të ulët ose të paqëndrueshme, si fasoneria, lëndët e para minerare dhe energjia elektrike, të cilat varen fort nga ciklet ndërkombëtare dhe kushtet klimatike. Kjo po i bën eksportet të paqëndrueshme dhe të paafta për të ndjekur ritmin e rritjes së importeve në periudha zgjerimi ekonomik.
Forcimi i lekut në vitet e fundit ka ulur vlerën në lekë të eksporteve dhe njëkohësisht ka bërë importet relativisht më të lira, duke penalizuar konkurrueshmërinë e eksporteve dhe duke nxitur më tej importet.
Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.
Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30%.
Sektorët prodhues të vendit kanë hyrë në një cikël krize të zgjatur duke zbehur perspektivën e eksporteve edhe në vitin në vijim./Monitor.al
Edi Rama Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputet bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetar...
Foto ilustruese Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54...
Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pje...
Foto ilustruese Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur sërish për gjysmën e par&e...
Foto ilustruese Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar marrëveshjen e bashkëpunimit “Ndërmjet palëve të tregut të...
Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi. Kush del me tepricë kreditore (tatim të mbipaguar) do t’i kthehet difere...
Foto ilustruese Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan rënie në ankandin e parë të vitit 2026. Sipas informacionit nga ...
Foto ilustruese Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimin e një regjistri në formën e një inventari p&...
Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për...
Foto ilustruse Turizmi i viteve të fundit u ka dhënë një shtysë të dukshme kantinave të verës, por ky impuls mbetet...