LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës konfirmon marrëveshjen e shkëmbimit të informacionit për sigurimin TPL

Për të rritur transparencën dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe respektimin e primit të depozituar në AMF, nga të gjitha palët, shoqëritë e sigurimit nënshkruese të kësaj marrëveshje pranojnë që për çdo policë sigurimi të lëshuar të evidentohen qartë elementet identifikues të secilit operator, logo, nr. serial, nënshkrimin e operatorit dhe kodin e AMF-së, si dhe arkëtimin në kohe reale të primit të sigurimit.

20 Janar 2026, 11:00 Nga D.S
Autoriteti i Konkurrencës konfirmon marrëveshjen e shkëmbimit
Foto ilustruese

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar marrëveshjen e bashkëpunimit “Ndërmjet palëve të tregut të sigurimeve mbi shkëmbimin e informacionit për tregun e sigurimit të detyrueshëm të pronarit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”, duke e vlerësuar në përputhje me Ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe me udhëzimin e Autoritetit të Konkurrencës “Për vlerësimin e marrëveshjeve horizontale”.

Qëllimi i marrëveshjes së përgatitur dhe paraqitur për vlerësim nga Byroja Shqiptare e Sigurimit është jetë shkëmbimi i informacioneve mes palëve në marrëveshje për mbulimin e rreziqeve të policave të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta MTPL e brendshme për vendosjen e standardeve në drejtim të sigurimit të mosfalsifikimit të policave të sigurimit MTPL e brendshme, shqyrtimin e informacionit i cili mund të përfshije disa llogaritje statistikore duke lejuar llogaritjen e kostos mesatare të mbulimit të një rreziku specifik në të shkuarën ose për siguracionin e jetës, tabelat e normave të vdekshmërisë apo të frekuencës së sëmundjeve, aksidentet dhe invaliditeti, ose të tjera të lidhura me MTPL, të cilat bëjnë të mundur përmirësimin e njohurive mbi rreziqet dhe lehtëson vlerësimin e rreziqeve për kompanitë individuale, duke mos penguar në asnjë rast konkurrencën mes palëve.

Për të rritur transparencën dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe respektimin e primit të depozituar në AMF, nga të gjitha palët, shoqëritë e sigurimit nënshkruese të kësaj marrëveshje pranojnë që për çdo policë sigurimi të lëshuar të evidentohen qartë elementet identifikues të secilit operator, logo, nr. serial, nënshkrimin e operatorit dhe kodin e AMF-së, si dhe arkëtimin në kohe reale të primit të sigurimit. Këto specifikime në rast zbatimi korrekt në praktikë, bëjnë të mundur mosfalsifikimin e primeve të miratuara nga AMF, duke mos cenuar në këtë mënyrë për asnjë moment konkurrencën e lirë në treg si dhe duke i dhënë mundësi klientëve të zgjedhin lirisht dhe në çdo moment të sigurohen në atë shoqëri sigurimi që dëshirojnë duke mos favorizuar në asnjë moment asnjë nga palët e kësaj marrëveshjeje.

Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se marrëveshja synon shkëmbimin е informacionit vetëm për qëllime statistikore dhe historike mbi tregun MTPL, që lidhet me analizën e riskut, llogaritjet e kostos mesatare të mbulimit të një rreziku të kaluar, të dhënat mbi aksidentet, vdekshmërinë dhe invaliditetin, si dhe çdo informacion tjetër statistikore i ngjashëm që lidhet me natyrën e produktit MTPL.

Sipas vlerësimit të AK, marrëveshja nuk përmban dispozita që krijojnë detyrime apo koordinim në përcaktimin e çmimeve/primeve, kushteve të shitjes apo ndarjes së klientëve dhe parashikon ndalimin e shkëmbimit të të dhënave të ndjeshme konkurruese.

“Për rrjedhojë, marrëveshja nuk paraqet kufizim të konkurrencës. Vlerësuar në këndvështrimin e efekteve potenciale mbi tregun, shkëmbimi i informacionit në formën e përshkruar nuk bën të mundur koordinimin e sjelljes së palëve në treg ose unifikimin e primeve.

Ky shkëmbim synon përmirësimin e njohurive dhe vlerësimin e riskut nga secila shoqëri sigurimi, pa krijuar një koordinim të sjelljes dhe pa kufizuar konkurrencën në treg. Për këtë arsye, sipas këtij institucioni, marrëveshja nuk gjeneron efekte të pritshme kufizuese mbi konkurrencën,” thuhet në vendim.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar që në marrëveshje të shtohen disa kushte dhe detyrime.

Konkretisht, Autoriteti i Konkurrencës kërkon që në marrëveshja të përcaktohet shprehimisht që ajo të mos kufizojë produktin MTPL apo shitjet, të mos të ndajë tregun apo klientët që blejnë produktin MTPL dhe ndërmarrjet pjesëmarrëse në këtë marrëveshje bashkëpunimi në asnjë rast nuk duhet të dakordësohen për primet e shitjes, të zbatuara për produktin MTPL.

Gjithashtu, kërkohet që në marrëveshje të shtohet dispozita se qëllimi i saj është rritja e efikasitetit në trajtimin e dëmeve dhe uljen e numrit të mjeteve të pasiguruara dhe shkëmbimi i informacionit do të kufizohet vetëm në të dhënat statistikore dhe të përmbledhura, për të përmirësuar njohuritë mbi rreziqet dhe vlerësimin e riskut nga secila ndërmarrje, pa penguar dhe kufizuar konkurrencën në treg si dhe vendimmarrjen e pavarur të palëve;

Autoriteti i Konkurrencës kërkon që në marrëveshje të shtohet përcaktimi se palët kanë detyrimin që të mos japin asnjë informacion mbi çmimet, primet, kostot, fitimet apo çdo element tjetër që mund të ndikojë në përcaktimin e çmimit fundor të policës MTPL.

Ato duhet të raportojnë pranë Autoritetit të Konkurrencës për masat e ndërmarra për sigurimin e mosfalsifikimit të policave MTPL të brendshme dhe të vendosin në dispozicion të Autoritetit të Konkurrencës informacionin e shkëmbyer sipas marrëveshjes sa herë që kërkohet./Monitor.al

autoriteti i konkurrencës byroja shqiptare e sigurimit policave mtpl

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale