LIVE UPDATES
Ekonomi

Mes rritjes dhe nënvlerësimit, rrugëtimi i verës vendase

Vera shqiptare vijon të përballet me paragjykim dhe shpesh mbetet jashtë menusë së bareve dhe restoranteve, të cilat favorizojnë etiketat e importuara.

18 Janar 2026, 07:32 Nga E.d
Mes rritjes dhe nënvlerësimit, rrugëtimi i verës vendase
Foto ilustruse

Turizmi i viteve të fundit u ka dhënë një shtysë të dukshme kantinave të verës, por ky impuls mbetet ende larg potencialit real. Arsyeja kryesore, sipas prodhuesve, është një zinxhir mbështetës që nuk funksionon siç duhet.

Vera shqiptare vijon të përballet me paragjykim dhe shpesh mbetet jashtë menusë së bareve dhe restoranteve, të cilat favorizojnë etiketat e importuara. Ndërkohë, sjellja e konsumatorit po ndryshon dhe kostot janë në rritje të vazhdueshme.

Kantinat theksojnë se përballë këtij realiteti, investimet dhe masat nuk janë më zgjedhje, por domosdoshmëri. Gjatë vitit 2025, panorama për verërat lokale mbeti pothuajse e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, ndërsa sfidat janë shtuar.

Turizmi, si një nga motorët kryesorë të rritjes, i ka tërhequr kantinat një hap përpara, por sërish jo në masën që lejon potenciali real i këtij zinxhiri nëse do të ishte i mirëkoordinuar. Edhe gjatë këtij viti, ky sektor pritet të shtrijë efektin e tij te kantinat vendase të verës, ku më shumë e ku më pak.

Interesi i të huajve për produktet lokale është real dhe vera shqiptare nuk bën përjashtim. Ajo që e frenon përhapjen e saj është “lufta” me importet. Për shumë biznese, kjo është thjesht një llogari fitimi: zgjidhen produktet që shiten më lehtë dhe që perceptohen si “më të mira” vetëm sepse janë të importuara.

Kantinat shqiptare e kundërshtojnë këtë, duke theksuar se vera vendase, për të njëjtën kategori, ofron cilësi të barabartë ose më të lartë se importi. Por në një treg me konkurrencë të fortë globale, vera shqiptare vijon të luhatet mes një rritjeje të vështirë, sfidash e paragjykimi që do ta shoqërojnë edhe këtë vit.

Për të forcuar kantinat, subjektet po tentojnë të bashkojnë forcat me agroturizmin duke i ndërthurur këto aktivitete, diçka që duket se jep qëndrueshmëri më të madhe.

Pritshmëritë: 365 ditë të reja mes sfidave të vjetra, turizmi si nxitës

Kantinat e verës janë të vetëdijshme se paragjykimi për markën shqiptare nuk do të mund të shuhet brenda një viti, pavarësisht punës për ndërgjegjësim apo marketimit të etiketave vendase. Kjo sfidë do të vijojë që t’i shoqërojë ato edhe këtë vit, ashtu si shumë të tjera. Prodhimi i bollshëm i rrushit cilësor gjatë viteve të fundit dhe pritshmëria se turizmi do të nxiste konsumin i ka bërë ato që ndër vite të prodhojnë vrullshëm.

“Në aspektin cilësor, këtë vit, prodhimi i verës duket se do të premtojë një standard të lartë cilësie, identifikuar kjo jo vetëm nga rezultatet e analizës së rrushit para procesit të vjeljes, por edhe nga analizat që i bëhen vazhdimisht gjatë proceseve të trajtimit të saj si ai i fermentimit.

Këtë e lidh specifikisht me analizat e kloneve autoktone të rrushit, të cilat jo vetëm që nuk prodhohen në sasi të larta, por rriten si të thuash ‘në shtëpinë tyre’, ndryshe nga kultivarët ndërkombëtarë, të cilët duhen trajtuar për t’ju përshtatur terrenit ku rriten.

Në aspektin sasior, ky vit ka qenë bujar për prodhuesit vendas, duke sjellë në treg më shumë prodhim ‘Made in Albania’, por në termat e përqindjes, jemi herët për të zbuluar shifra dhe do të duhet të presim ende që të zbulojmë deklarimet e sasive të prodhimit nga çdo subjekt prodhues”, shprehet Rigers Kaçorri nga Kantina “Arbëri”.

Turizmi, sipas tij, është një lokomotivë e rëndësishme e konsumit të kantinave, diçka që është reflektuar vit pas viti, madje edhe gjatë 2025-s që lamë pas.

“Kantina jonë ka pritur vizitorë nga kombësi të ndryshme gjatë gjithë vitit 2025 dhe në periudha të caktuara si p.sh. në sezonin veror, ky numër ka qenë i lartë.

Pavarësisht se ka edhe grupe turistësh që futen te profili i turistit me shpenzime të reduktuara, do të thosha që çdo turist i huaj e provon gjithmonë një produkt të vendit, qoftë kjo pije e verës apo çdo gjë tjetër që mban origjinën e prodhimit në Shqipëri. Mendoj se ‘Konsumatori Turist’, le ta quajmë kështu, luan rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës nga ana e restoranteve apo dyqaneve të verës për produktet e vendit dhe si rrjedhojë, kjo sjell edhe rritjen e konsumit të produkteve shqiptare nga konsumatori fundor” nënvizon ai.

Por teksa prodhimi i kantinave ka qenë i nxitur nga turizmi, pjesa që merr importi “ndrydh” prodhimin vendas duke krijuar një qasje më të rezervuar në prodhim nga ana e kantinave.

“Prodhimi i verës ka qenë mirë. Jemi të kënaqur me cilësinë e rrushit por këtë vit kemi prodhuar më pak. Gjatë 2018 deri në 2021, ne merrnim nga familjet që bashkëpunonim 100 tonë rrush. Këtë vit kemi marrë vetëm 15 tonë, sepse kantina është plot ngaqë verën e vendit e mbyt importi.

Ndiej keqardhje vetëm që s’mund të ndihmojmë më shumë ato 200 familje me të cilat kemi bashkëpunuar ndër vite sepse nuk po funksionon zinxhiri. Kështu po detyrohemi të braktisim familjet me vreshta që në kushtet kur s’kanë treg detyrohen ose të prodhojnë raki ose ta shesin me çmim shumë të ulët”, shprehet Flori Uka, nga “Uka Farm”.

Lidhur me pritshmëritë për këtë vit, ai pohon se për sipërmarrjen e tij pret që puna të vijojë njëlloj, edhe si efekt i emrit të markës dhe faktit që së pari mbizotëron agroturizmi dhe më pas prodhimi i verës, por lidhur me industrinë e verës në vetvete rritja është bërë më e vështirë.

“Nuk jam pesimist për turizmin, mendoj se Shqipërinë do të vijojnë ta vizitojnë të huajt, sepse kemi kompani që sjellin turistë me kontrata dhe kjo është një lloj garancie. Duhet të reflektojmë që ata që vijnë të kenë një përvojë pozitive dhe të duan të kthehen apo të flasin mirë.

Agroturizmi është një nga ato pikat që pëlqehet më shumë sepse sjell identitet dhe për këtë ka kureshtje, ama kjo duhet të nxitet” nënvizon ai./Monitor.al

ekonomi verë turizmi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale