Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë vitit të kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë arriti në 4.8 përqind, përtej pritshmërive, si të institucioneve ndërkombëtare ashtu dhe të vetë autoriteteve.

Shqipëria është vendi i dytë, pas Malit të zi, me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë vitit 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore mbi ecurinë e ekonomisë në Balkanin Perëndimor. Gjatë vitit të kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë arriti në 4.8 përqind, përtej pritshmërive, si të institucioneve ndërkombëtare ashtu dhe të vetë autoriteteve.
Sipas raportit, “ulja e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet, e shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, rriti nevojën për importe të energjisë dhe kontribuoi negativisht në rritjen ekonomike. Ndërkohë, sektori i shërbimeve u ndikua më pak dhe vijoi zgjerimin duke u rritur me 5.9 për qind në vitin 2022, si rezultat i kërkesës së fortë konsumatore dhe një sezoni të jashtëzakonshëm turistik. Në vitin 2022, numri i turistëve u rrit me 27.5 për qind dhe numri i netë qëndrimeve me 20 për qind”.
Banka Botërore vëren se “ndërsa punësimi në vendet e tjera të Ballkanit vazhdoi të tkurret me 1 për qind ose 72 000 vende pune, në Shqipëri trendi vazhdoi rritjen” dhe se vendi “ka shkallën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë me 21.5 për qind”.
Norma mesatare e inflacionit gjatë vitit 2022 ishte 6.7 për qind, e ndikuar nga çmimet e ushqimeve dhe transportit. Rritje të tilla, sipas Bankës Botërore, “po ndikojnë negativisht tek qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këto artikuj në shportën e tyre të konsumit”.
Për vitin 2023 parashikimet janë për një tkurrje të ritmeve të rritjes ekonomike, e cila pritet të jetë në nivelin e 2.8 përqind. “Në kontekstin e shtrëngimit të kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare, ngadalësimit të pritshëm të rritjes ekonomike në Evropë dhe ndërprerjes së masave mbështetëse të politikës të lidhura me rindërtimin pas tërmetit, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 pritet të mbetet e ulët”, shpjegon Banka Botërore, sipas së cilës “ecuria e ekonomisë do të varet nga rimëkëmbja ekonomike globale, ritmi i zbatimit të agjendës së reformave dhe planeve të konsolidimit fiscal”. Raporti vë në dukje se “krijimi i mundësive për rritje të mëtejshme ekonomike kushtëzohet nga zbatimi i shpejtë i programit të reformave të qeverisë. Reformat, të lidhura me perspektivën e anëtarësimit në BE, pritet të nxisin rritjen e produktivitetit, edhe nëpërmjet përmirësimit të mjedisit të biznesit, thjeshtimit të proceseve të ndërveprimit të qeverisë me sektorin privat dhe zgjerimit të integrimit të Shqipërisë në tregjet e huaja”./VOA
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka një hendek të madh midis të punësuarve që paguajnë kontributet dhe pensionist&...
Foto Ilustruese TIRANË- Lirimi i brezit të frekuencave 700 MHz nga transmetimet audiovizive për t’iu kaluar operatorëve të k...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritjet e njëpasnjëshme të pagave që po aplikon qeveria shqiptare mund të nxisin presione të rej...
Të dhënat TIRANË- Euro e ka nisur këtë javë me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duk...
Foto Ilustruese TIRANË- Ndonëse Shqipëria ka peshën më të madhe të bujqësisë në Europë, me rreth 20%...
Foto Ilustruese TIRANË- Censi i Popullsisë pritet të nisë këtë vit në 18 shtator dhe Instituti i Statistikave ka dhë...
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori bankar u përball me një rritje të rrezikut kibernetik vitin e kaluar. Në raportin vjetor e sa...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria ka gati një të katërtën e vendit që jeton në varfëri, por njëkohës...
Euro e ka nisur këtë javë me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duke zbritur për herë të...
Foto Ilustruese TIRANË- Berati mund të befasojë këto ditë këdo që e viziton, sidomos nëse je nisur ...