26 Shkurt 2026, 10:46
Nga D.S
Foto ilustruese
Muaji janar ka parë një rritje rekord të kursimeve në monedhën vendase, të ndikuara nga bizneset private dhe institucionet publike, ndërsa depozitat në valutë kanë shfaqur tendencë rënëse, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Në muajin e parë të vitit, depozitat e individëve, bizneseve e institucioneve të tjera kanë arritur në 737 miliardë lekë, duke u rritur me një rekord prej 26 miliardë lekësh, ose 4% në krahasim me dhjetor 2025. Me bazë vjetore (janar 2026/janar 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 85 miliardë lekë, ose 13.1%.
Rritja e pazakontë e janarit është ndikuar kryesisht nga kursimet e bizneseve, që u zgjeruan me 10% (+11 miliardë lekë), si dhe e korporatave publike, me 36% (+9 miliardë lekë), ndërsa kursimet e individëve kanë pasur një ecuri normale.
Në të kundërt, depozitat në valutë shënuan një rënie të lehtë, duke zbritur në 8.7 miliardë lekë, me një tkurrje prej 37 mln euro, ose 0.4% më pak në raport me dhjetorin. Me bazë vjetore, kursimet në monedhën e përbashkët janë rritur me 629 milionë euro, ose 7.7%.
Banka e Shqipërisë e raporton stokun e kursimeve totale në lekë dhe euro të konvertuara në monedhën vendase, që në fund janarit arriti në 1.5 trilionë lekë (mbi 15 miliardë euro). Por, për shkak të rënies së monedhës së përbashkët vitet e fundit, stoku i depozitave në euro i raportuar në lekë, rezulton më i ulët.
Edhe në 2025-n depozitat shënuan rritje rekord në lekë
Në vitin 2025, depozitat në monedhën vendase kanë shënuar rritjen më të lartë historike. Në të kundërt shtesa e kursimeve në euro është ngadalësuar në raport me vittet e mëparshme.
Në fund të vitit 2025, në banka ishin të depozituara në monedhën vendase 710.6 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë historik i kursimeve në lekë i regjistruar ndonjëherë.
Ndryshe nga kursimet në monedhën vendase, ato në euro u ngadalësuan në raport me vitet e mëparshme, pavarësisht se kanë vazhduar rritjen. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset, individët e institucionet e tjera kishin në banka në fund të vitit 2025 rreth 8.7 miliardë euro./Monitor.al
depozitat ne lek bizneset
Ekonomi
25 Shkurt 2026, 07:42
I.A
TIRANË- Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar k...
Ekonomi
24 Shkurt 2026, 12:22
D.S
Foto ilustruese
Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie vitin e kaluar, duke mbështetur ...
Ekonomi
23 Shkurt 2026, 07:45
D.S
Individët që gjatë 2025 kanë pasur pagë mujore bruto 50 mijë lekë apo 600 mijë lekë të ardhura në vit, ...
Ekonomi
22 Shkurt 2026, 08:09
I.A
Foto Ilustruese
Tregu ajror po vijon rritjen, ndonëse me ritme më të ngadalta, i nxitur nga rikthimi i Shqipërisë si destinacion i...
Ekonomi
20 Shkurt 2026, 14:00
D.S
Banka e shqiperise
Shpenzimet e sektorit bankar për interesa u rritën për të tretin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënav...
Ekonomi
20 Shkurt 2026, 11:37
D.S
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Parlamenti votoi dje emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikë...
Ekonomi
19 Shkurt 2026, 14:25
E.d
Foto ilustruse
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2025 dhe arriti nivelin më të ...
Ekonomi
19 Shkurt 2026, 14:22
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek po vijon më tej rënien gjatë kësaj jave dhe ka arritur një minimum të ri histor...
Ekonomi
19 Shkurt 2026, 07:19
D.S
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025.
Të dhënat e Bankës së Shq...
Ekonomi
18 Shkurt 2026, 14:49
D.S
Foto ilustruese
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie gjatë 2025, pas tre vitesh radhazi në rritje.
Sipa...