19 Shkurt 2026, 14:25
Nga E.d
Foto ilustruse
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2025 dhe arriti nivelin më të lartë historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti në 4.16 milionë, me një rritje prej 20.6% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive në sektorin bankar është zgjeruar me më shumë se 710 mijë të tilla.
Rritja e numrit të llogarive bankare është në thelb një tregues i rritjes së depërtimit të produkteve dhe shërbimeve bankare në ekonomi. Numri i llogarive bankare të subjekteve rezidente në Shqipëri vitin e kaluar u rrit si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve. Llogaritë e individëve rezidentë arritën në 3.7 milionë, me një rritje vjetore prej 20%.
Shtimi i llogarive bankare të individëve ka marrë një shtysë edhe ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, që hyri në fuqi në vitin 2024. Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese.
Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme. Në veçanti, bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.
Ndërkohë, vitin e kaluar, numri i llogarive të bizneseve shënoi përsëri një rritje të fortë, pas rënies së vitit 2023. Në fund të vitit të kaluar, bizneset kishin pothuajse 379 mijë llogari bankare, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë.
Edhe numri i llogarive të jorezidentëve u rrit vitin e kaluar, por me ritme disi më të ngadalta krahasuar me llogaritë e subjekteve rezidente. Numri i përgjithshëm i tyre arriti në më shumë se 76 mijë, në rritje vjetore me 6.2%.
Llogaritë jorezidente përbëjnë rreth 1.8% të numrit të përgjithshëm të llogarive në bankat shqiptare. Llogaritë e jorezidentëve dominohen kryesisht nga individët.
Numri i llogarive bankare në Shqipëri kishte arritur rekordin e mëparshëm në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 2016-2020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshme, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidimit të sektorit. Megjithatë, pas vitit 2021, numri i llogarive ka nisur një tendencë e re në rritje, e nxitur nga ecuria e mirë e ekonomisë, lufta ndaj informalitetit dhe një përdorim në rritje i produkteve dhe shërbimeve bankare./Monitor.al
shqipëri llogaritë bankare 4.16 milionë
Ekonomi
19 Shkurt 2026, 14:22
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek po vijon më tej rënien gjatë kësaj jave dhe ka arritur një minimum të ri histor...
Ekonomi
19 Shkurt 2026, 07:19
D.S
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025.
Të dhënat e Bankës së Shq...
Ekonomi
18 Shkurt 2026, 14:49
D.S
Foto ilustruese
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie gjatë 2025, pas tre vitesh radhazi në rritje.
Sipa...
Ekonomi
18 Shkurt 2026, 14:01
E.d
Foto ilustruse
Borxhi i qeverisë qendrore po ndjek një prirje të dyfishtë në vitet e fundit, në raport me madhësin...
Ekonomi
17 Shkurt 2026, 15:47
I.A
TIRANË- Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje. Sipas INSTA...
Ekonomi
17 Shkurt 2026, 08:38
D.S
10 kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ...
Ekonomi
17 Shkurt 2026, 07:47
D.S
Foto ilustruese
Ashtu si në vitin 2022, për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria parashikon të z...
Ekonomi
17 Shkurt 2026, 07:35
D.S
Foto ilustruese
Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Personale për vitin 2025 (DIVA) dhe rezulton me tatim të mbipa...
Ekonomi
16 Shkurt 2026, 20:30
E.d
Foto ilustruse
Kryeministria ka hapur përsëri një procedurë aplikimesh për kandidatët e interesuar për t’u zgjedhu...
Ekonomi
16 Shkurt 2026, 12:29
D.S
Foto ilustriese
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipëri...