LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministria e Financave: Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ra në 2025 pas tre vitesh radhazi në rritje

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të vitit 2025 ra në 4.23%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

18 Shkurt 2026, 14:49 Nga D.S
Ministria e Financave: Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ra
Foto ilustruese

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie gjatë 2025, pas tre vitesh radhazi në rritje.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të vitit 2025 ra në 4.23%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.35%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të katër viteve të fundit.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve në përgjithësi kanë shfaqur një tendencë rënëse gjatë vitit 2025, duke ndjekur uljet e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe falë gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët.

Yield-et e bonove të thesarit madje qëndruan në përgjithësi poshtë normës bazë të interesit, ndërsa yield-et e obligacioneve afatgjata prekën në gjysmën e parë të 2025 edhe nivelet më të ulëta historike.

Përmirësimi i vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara vitin e kaluar ka ndikuar në hyrjen për herë të parë në tregun e titujve të qeverisë në Lekë edhe të investitorëve nga jashtë vendit.

Në muajin mars 2025, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

Yield-i mesatar i borxhit ka pësuar rënie, megjithëse Ministria e Financave ka vijuar të rrisë maturitetin mesatar, nëpërmjet shtimit të peshës specifike të instrumenteve afatgjata në strukturën e huamarrjes së re.

Në fund të vitit 2025, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit më tej në 1002 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.

Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në fund të vitit 2025 arriti në afërsisht 832 miliardë lekë,  me një rritje të vlerës nominale prej 5.5% krahasuar me një vit më parë.

Në terma realë, borxhi i brendshëm publik vlerësohej sa 31.48% e PBB-së, në rënie nga niveli prej 31.31% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Gjithmonë sipas Ministrisë së Financave, Borxhi publik total në fund të vitit 2025 ishte sa 53.04% e PBB-së, nga 54.21% që kishte qenë në fund të vitit 2024./Monitor.al

ministria e financave yield-i yield-et e bonove obligacionet

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Shkurt 2026, 07:43 I.A

Arsimi i lartë, në udhëkryq

Foto Ilustruese Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit p...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë