Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas INSTAT, në Janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.

TIRANË- Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje. Sipas INSTAT, në Janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.
Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.
Prej të paktën tre vitesh eksportet nuk po arrinë të ngrenë kokë. Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1%. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%. Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.
Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e importeve prej 4,0%, krahasuar me një vit më parë, kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,5 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,1 pikë përqindje.
Përmirësohet deficiti tregtar
Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 57,9 mld lekë, duke u ulur me 4,0%, në krahasim me një vit më parë dhe me 27,5%, në krahasim me Dhjetor 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31,1 mld lekë, duke u ulur me 3,6%, krahasuar me Janar 2025 dhe me 41,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2025 janë: Italia (3,6%), Kosova (2,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (30,2%), Greqia (31,8%), etj.
Në muajin Janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (10,3%), Greqia (3,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (1,8%), Turqia (13,5%), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,4%, të gjithë tregtisë. Në Janar 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 46,8 % të importeve gjithsej./Monitor.al
10 kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ...
Foto ilustruese Ashtu si në vitin 2022, për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria parashikon të z...
Foto ilustruese Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Personale për vitin 2025 (DIVA) dhe rezulton me tatim të mbipa...
Foto ilustruse Kryeministria ka hapur përsëri një procedurë aplikimesh për kandidatët e interesuar për t’u zgjedhu...
Foto ilustriese Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipëri...
Foto ilustruese Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë hi...
Foto Ilustruese Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit p...
Foto ilustruse Në shumicën e vendeve europiane, personat me të ardhura më të larta paguajnë proporcionalisht më shum&eum...
Foto ilustruse Tenderët që lidhen me sistemet e informacionit dhe teknologjisë kanë mbetur së fundmi “dyerve” të ...
Banka Botërore bëri një vlerësim të fundit për Programin i Modernizimit të Sektorit të Ujit dhe Kanalizimeve në S...