Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rritja e shpenzimeve për interesa është e lidhur kryesisht me shtimin e depozitave bankare vitin e kaluar.
Shpenzimet e sektorit bankar për interesa u rritën për të tretin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për interesa arritën shumën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e shpenzimeve për interesa është e lidhur kryesisht me shtimin e depozitave bankare vitin e kaluar. Statistikat treguan se vlera totale e depozitave të sektorit bankar u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, normat mesatare të interesit të depozitave pësuan një rënie të lehtë në monedhën vendase, ndërsa shënuan një rritje të vogël në Euro.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e depozitave në Lekë në nëntor 2025 ishte 1.27%, nga 1.39% që kishte qenë në fund të 2024. Ndërkohë, për depozitat me afat norma mesatare e interesit ishte 2.39%, nga 2.45% që ishte në fund të 2024.
Për Euron, norma mesatare e interesit për totalin e depozitave u rrit lehtë në 0.81%, nga 0.75% në dhjetor 2024, ndërsa për depozitat me afat norma mesatare e interesit gjithashtu u rrit në 1.57%, nga 1.47% që kishte qenë në fund të 2024.
Megjithatë, duhet thënë se banka të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror, kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta se ato mesatare. Veçanërisht një grup bankash të përmasave të mesme, që po shfaqin ambicie për t’u rritur, po tregohen agresive në çmimin që ofrojnë për depozita dhe duket se kanë pasur sukses në zgjerimin e tyre në treg.
Rritja e shpenzimeve për interesa ka ndikuar në një frenim të dukshëm të rritjes së të ardhurave neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për sektorin bankar.
Për vitin 2025, të ardhurat neto nga interesat ishin 75.8 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 0.3% krahasuar me një vit më parë. Stanjacioni i të ardhurave neto nga interesat bëri që fitimi i sektorit bankar në 2025 të pësonte rënie, pas pesë vitesh radhazi në rritje.
Fitimi i matur sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, së Bankës së Shqipërisë, për 2025 kishte vlerën e 35.6 miliardë lekëve, 4.7% më pak krahasuar me vitin 2024.
Sektori bankar, ashtu si edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, në vitet e fundit është përballur me rritje të shpenzimeve të personelit dhe të shpenzimeve operative të aktivitetit.
Për vitin 2025 shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 20.2 miliardë lekë, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet e tjera të veprimtarisë së sektorit bankar arritën në 38.2 miliardë lekë, në rritje me 14.7% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al
Banka e Shqipërisë TIRANË- Parlamenti votoi dje emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikë...
Foto ilustruse Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2025 dhe arriti nivelin më të ...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit Euro-Lek po vijon më tej rënien gjatë kësaj jave dhe ka arritur një minimum të ri histor...
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025. Të dhënat e Bankës së Shq...
Foto ilustruese Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie gjatë 2025, pas tre vitesh radhazi në rritje. Sipa...
Foto ilustruse Borxhi i qeverisë qendrore po ndjek një prirje të dyfishtë në vitet e fundit, në raport me madhësin...
TIRANË- Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje. Sipas INSTA...
10 kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ...
Foto ilustruese Ashtu si në vitin 2022, për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria parashikon të z...
Foto ilustruese Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Personale për vitin 2025 (DIVA) dhe rezulton me tatim të mbipa...