LIVE UPDATES
Ekonomi

BIRN: Pranverë e nxehtë për lekun, monedha shqiptare pranë rekordit historik

Që nga fillimi i këtij viti, leku është luhatur brenda një bande të ngushtë, nga 100.78 në 104.5 lekë për euro, me një mesatare 14 javore prej 103.6 lekë ndërsa java e fundit ka shënuar forcim të mëtejshëm.

15 Prill 2024, 14:34 Nga I.A
BIRN: Pranverë e nxehtë për lekun, monedha shqiptare pranë
Leku

TIRANË- Monedha shqiptare e nisi javën me një forcim të mëtejshëm kundrejt euros dhe dollarit të hënën më 15 prill, duke shënuar minimume historike dhe duke sinjalizuar se presionet mbiçmuese të shënuara tashmë prej vitesh, vijojnë të jenë në lojë. Euro u këmbye të hënën me 100.78 lekë ndërsa dollari u këmbye me 94.58 lekë sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Që nga fillimi i këtij viti, leku është luhatur brenda një bande të ngushtë, nga 100.78 në 104.5 lekë për euro, me një mesatare 14 javore prej 103.6 lekë ndërsa java e fundit ka shënuar forcim të mëtejshëm.

Ecuria e pazakontë e monedhës kombëtare sfidon në këtë mënyrë zhvillimet tipike sezonale të krijuara përgjatë dekadave, pasi muajt e dimrit historikisht kanë qenë periudha presionesh nënçmuese ndaj lekut për shkak të rritjes së importeve, deficitit tregtar dhe tërheqjes së fitimeve nga investimet e huaja të drejtpërdrejta, të tilla si bankat apo kompanitë celulare, të cilat në këtë periudhë të vitit mbyllin bilancet dhe transferojnë tepricat në vendet e origjinës.

Në fakt, të dhënat e tregtisë së jashtme për dy muajt e parë të këtij viti sugjerojnë se efekti sezonal i rritjes së deficitit tregtar është në fuqi edhe këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, deficiti tregtar për janarin dhe shkurtin arriti në 72 miliardë lekë (rreth 720 milionë euro) me një rritje 53% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat mbi daljen e valutës në formën e riatdhesimit të fitimeve nuk janë ende të disponueshme por të dhëna indirekte, të tilla si çmimet e telefonisë celulare në rritje apo fitimet e deklaruara të bankave (në rekord historik) sugjerojnë se edhe ky fenomen  sezonal është i pranishëm.

Sektori i turizmit, i cili mund të shpjegojë një pjesë të valutës shtesë në treg duket se nuk ndihmon shumë në këtë drejtim. Me të vërtetë, numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë dy muajve të parë të këtij viti është rritur me 49% në bazë vjetore duke arritur në mbi 1 milionë vetë, por në të njëjtën kohë, numri i shtetasve shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë vendit, dhe rrjedhimisht kanë shpenzuar euro, u rrit në 1.15 milionë vetë, sipas INSTAT. Me pak fjalë, eurot shtesë që duhet të kenë ardhur në Shqipëri nga turistët e huaj, janë kompensuar në një masë jo të vogël, nga eurot shtesë që shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit.

Forcimi i pazakontë i lekut nisi në vitin 2016, kur euro kushtonte 140 lekë ndërsa u përshpejtua gjatë vitit 2023, kur leku kërceu nga 113 lekë për euro në fillim të vitit, në 104 lekë në fund të vitit. Supozohet se kursi i lirë i këmbimit vetërregullohet. Me pak fjalë, ndërsa leku forcohet, importet bëhen më të lira dhe eksportet më të shtrenjta, e për rrjedhojë, tendenca në një farë pike duhet të përmbytet. Dhe logjika ta do që sa më shumë forcohet leku, aq më shumë duhet të jemi pranë pikës kur importet e lira fillojnë të gërryejnë valutën e tepërt në treg. Kjo gjithsesi nuk po ndodh, së paku jo tani.

Marrë nga Reporter.al

birn leku

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër