Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Depozitat dhe kreditë u zgjeruan pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, kapitalizimi i veprimtarisë u shfaq në nivele të mira, ndërsa fitimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Rreziqet e veprimtarisë vlerësohen në nivele të kontrolluara dhe në tërësi rezistenca e veprimtarisë bankare ndaj tyre është forcuar.
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar për gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Banka Qendrore vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, veprimtaria e sektorit bankar në Shqipëri u përmirësua.
Depozitat dhe kreditë u zgjeruan pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, kapitalizimi i veprimtarisë u shfaq në nivele të mira, ndërsa fitimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Rreziqet e veprimtarisë vlerësohen në nivele të kontrolluara dhe në tërësi rezistenca e veprimtarisë bankare ndaj tyre është forcuar.
Megjithatë, Deklarata e Stabilitetit Financiar thekson se rreziqet e shoqërojnë gjithmonë veprimtarinë bankare, ndaj performanca më e mirë financiare duhet të përdoret nga bankat për të përmirësuar infrastrukturën e administrimit të rreziqeve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe e investimeve, dhe veçanërisht nga përmirësimet në llogarinë korrente të bilancit të pagesave. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale ruajti një prirje konsoliduese në kushtet e rritjes së ndjeshme të të ardhurave fiskale. Presionet inflacioniste erdhën në rënie, por norma e inflacionit mbeti mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Këshilli Mbikëqyrës ka theksuar edhe njëherë se reagimi i mëtejshëm i politikës monetare do të mbështetet mbi të dhënat korrente dhe do të reflektojë analizën e faktorëve të rrezikut për ecurinë e inflacionit.
Ndërkohë, sipas Bankës së Shqipërisë, rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ato lidhen kryesisht me pasigurinë që mbartin zhvillimet gjeopolitike. Në këto kushte, rekomandohet që politikat ekonomike të përdorin këtë periudhë të favorshme në zhvillimet ekonomike e financiare në vend, për të konsoliduar arritjet dhe për të reformuar më tej ekonominë me qëllim vendosjen e saj në shinat e një zhvillimi sa më të qëndrueshëm dhe të balancuar në të ardhmen.
Marrë nga Monitor
foto ilustruese TIRANË- Ankesat për diskriminim në vitin 2023 kanë qenë më të larta nga burrat se sa nga gratë. T&e...
foto ilustruese TIRANË- Shitjet e pasurive të paluajtshme kanë njohur rritje të fortë edhe në vitin 2023. Sipas të dh&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbajë ...
Foto ilustruese TIRANA- Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie të theksuar të sektorit të prodhimit në vend...
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Financave, Ervin Mete, bëri të ditur në takimin me CEO-t e Dhomës Amerikane të Tregtisë se...
Foto ilustruese TIRANA- Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor e thelloi më shumë humbjen e Bankës së Shqipëris&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia shqiptare është rritur me ritme të ngadalta në 2023, pavarësisht përshpejtimit në ...
Foto ilustruese TIRANA- Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur shenja përmirësimi në mars, pasi kishte qenë në r&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet as në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dh&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në tregun e brendshëm valutor vitin e kal...