LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcimi i Lekut rriti më tej humbjet e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023

Sipas pasqyrave të audituara financiare të bankës qendrore, humbja neto për vitin financiar 2023 arriti vlerën e 27 miliardë lekëve, në rritje me 53% krahasuar me vitin 2022.

3 Prill 2024, 07:20 Nga M.B
Forcimi i Lekut rriti më tej humbjet e Bankës së
Foto ilustruese

TIRANA- Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor e thelloi më shumë humbjen e Bankës së Shqipërisë vitin e kaluar. Sipas pasqyrave të audituara financiare të bankës qendrore, humbja neto për vitin financiar 2023 arriti vlerën e 27 miliardë lekëve, në rritje me 53% krahasuar me vitin 2022. Gjatë vitit 2023, Leku shënoi mbiçmimin më të fortë historik në kursin e këmbimit me Euron dhe shumicën e valutave të tjera të huaja. Në fund të vitit 2023, rënia vjetore e kursit të Euros ndaj Lekut ishte në nivelin 9.1%. Zhvlerësimi i valutave shkaktoi rënie të mëtejshme të vlerës së mjeteve të rezervës valutore të mbajtura në valutë të huaj. Për vitin 2023, humbjet nga kursi i këmbimit arritën në 36 miliardë lekë, në rritje me 140% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, nëse i referohemi rezultatit të të ardhurave gjithëpërfshirëse (që përfshijnë zërat që nuk klasifikohen si pjesë e fitimit ose humbjes së vitit ushtrimor), viti 2023 shënoi një përmirësim krahasuar me një vit më parë. Totali i humbjes gjithëpërfshirëse zbriti në vlerën e 15.5 miliardë lekëve, afërsisht sa gjysma e humbjeve gjithëpërfshirëse të raportuara në fund të vitit 2022. Ky përmirësim ka ardhur si rezultat i rritjes së vlerës së drejtë të letrave me vlerë të borxhit gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2022, rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve shkaktoi zhvlerësim të fortë të titujve të borxhit të mbajtur nga banka qendrore.

Gjatë vitit 2022, yield-et, veçanërisht për instrumentet në monedhën vendase, pësuan rënie. Kjo solli rritjen e çmimit të instrumenteve financiare dhe rrjedhimisht përmirësoi rezultatin e të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht nga kjo, Banka e Shqipërisë e mbylli vitin 2023 për herë të parë në historinë e saj me kapital negativ, në vlerën e rreth 16.7 miliardë lekëve. Arsyeja kryesore ishte thellimi i balancës negative në zërin e rezervave të rivlerësimit të parealizuara. Gjendja e këtij zëri në fund të vitit ishte negative për pothuajse 57 miliardë lekë, në rritje me 76% krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore ishte pikërisht forcimi i Lekut dhe zhvlerësimi i valutave të huaja dhe arit monetar në rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë.

Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, në 31 dhjetor 2022, Banka e Shqipërisë regjistroi në zërin “rezerva për mbulimin e pamjaftueshmërisë së mjeteve” titullin e borxhit të emetuar nga Ministria e Financave me vlerë nominale 6.02 miliardë lekë, pasi totali i kapitalit themeltar dhe detyrimeve të Bankës tejkalonte mjetet e saj në vlerën 3.433 miliardë lekëve. Për vitin 2023, nuk është raportuar një shtesë e re në këtë zë, megjithëse gjendja negative e kapitalit është thelluar. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar është shprehur se humbjet në bilanc janë pasoja kalimtare të procesit të normalizimit të normave të interesit dhe nuk e cenojnë aspak aftësinë e bankave qendrore për të përmbushur mandatin e tyre. Guvernatori Sejko u shpreh se ndikimi i këtyre politikave në bilancin e Bankës së Shqipërisë prodhon edhe kosto negative, por ato janë kalimtare, sepse burojnë nga parime kontabiliteti dhe jo humbje finale të aseteve. Sipas tij, këto kosto do të rikuperohen gradualisht me kalimin e kohës./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Mars 2024, 07:43 h.k

Bursat dhe Inteligjenca Artificiale

Foto ilustruese TIRANË-Bursat po lulëzojnë. Por kohët e mira nuk kanë gjasa të zgjasin. Megjithëse Inteligjenca Artific...

Ekonomi 31 Mars 2024, 07:41 h.k

A do të shtrenjtohet buka?!

Foto ilustruese TIRANË-Çmimi i energjisë për furrat e bukës, si do bëhet verifikimi dhe ndarja në tre kategori. Furra...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale