LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat me afat në lekë, në rënie për të dhjetin vit radhazi

2 Tetor 2023, 07:26 Nga a.l
Depozitat me afat në lekë, në rënie për të dhjetin
Depozita

TIRANË- Depozitat me afat në lekë po vazhdojnë edhe këtë vit rënien, për të dhjetin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik vlera e këtij segmenti të depozitave zbriti në 200.4 miliardë lekë, në rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkalla e rënies ka një tendencë në ngushtim gjatë këtij viti. Në fund të vitit 2022, rënia e depozitave me afat në Lekë kishte qenë 6.3%.

Por, ndryshimi vjetor ngelet në rënie të dukshme dhe cikli i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë nuk ka mjaftuar për të kthyer në rritje depozitat me afat në monedhën vendase. Normat e interesit të depozitave filluan të rriteshin pas ndryshimit të kursit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, në mars të vitit të kaluar.

Rritja u nxit sidomos nga një rritje e shpejtë e yield-eve të Bonove të Thesarit të qeverisë shqiptare, që tërhoqi një rritje të fortë të investimeve direkte të individëve dhe krijoi më shumë konkurrencë për kursimet e publikut. Por, rënia e yield-eve të bonove dhe obligacioneve që prej fillimit të këtij viti ka frenuar ndjeshëm rritjen e normave të interesit të depozitave. Këtë vit, Banka e Shqipërisë e ka frenuar ciklin e rritjes së shpejtë të normave të interesit. Norma bazë është rritur vetëm një herë, në muajin mars dhe aktualisht ndodhet në 3%, një nga nivelet më të ulët në Europë.

Ky frenim shpjegohet më së shumti me forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në Lekë të individëve në korrik zbriti në 1.77%, nga 1.84% që kishte qenë për muajin qershor. Ndërkohë, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në Lekë vazhdojnë të rriten, duke dëshmuar se në përgjithësi aktorët ekonomikë vazhdojnë të preferojnë t’i mbajnë fondet në banka në llogari likuide dhe të gatshme për tu përdorur. Në fund të muajit korrik, llogaritë dhe depozitat pa afat në lekë ishin në rritje vjetore me 3.8%, në nivele të përafërta me fundin e vitit 2022.

Megjithatë, periudha inflacioniste ka ndikuar ndjeshëm në ngadalësimin e rritjes edhe për këtë segment të depozitave në Lekë. Në periudhën 2020-2021, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat në lekë ishin rritur me ritme dyshifrore, përkatësisht 25.9% dhe 14.5%. Rritja e inflacionit në fillim të vitit 2022 dhe shtrëngimi i ndjeshëm i politikës monetare dhe fiskale gjatë kësaj periudhe e ka frenuar dukshëm rritjen e depozitave bankare në përgjithësi. Ndërkohë, si rezultat i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit, për herë të parë në korrik edhe depozitat në valutë të huaj (me vlerë të shprehur në Lekë) pësuan rënie me 1.8% me bazë vjetore./Monitor 

bono i thesarit

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë