LIVE UPDATES
Ekonomi

Si duhet lexuar përmirësimi i perspektivës së Shqipërisë nga S&P?

Një rritje e rating për borxhin Sovran të Shqipërisë do të kishte efekte të rëndësishme në të gjithë ekonominë shqiptare. Një vlerësim më i lartë përkthehet në një rrezik më të ulët të ekonomisë, faktor që do të kishte një efekt pozitiv mbi investimet e huaja direkte.

29 Shtator 2023, 07:10 Nga A.B

Si duhet lexuar përmirësimi i perspektivës së

Përmirësimi i perspektivës së Shqipërisë nga Standard & Poor’s (S&P) mund t’i paraprijë një përmirësimi të vlerësimit (rating) të borxhit sovran të vendit.

Blodin Çuçi, ekspert i tregjeve financiare, thotë për “Monitor” se përmirësimi i perspektivës nga “e qëndrueshme” në pozitive” është hapi paraprak për një përmirësim të renditjes gjatë një harku kohor mes gjashtë muajve dhe dy viteve të ardhshme.

Kjo do të përkthehet në ulje të normave të interesit të borxhit në monedhë të huaj.

“Zhvillimi i parë është brenda këtij harku të pritshëm kohor, nëse verifikohen pritshmëritë pozitive, është përmirësimi i renditjes. Kjo gjë ka një ndikim të menjëhershëm te norma e interesit të borxhit të vendit në monedhë të huaj.

Thënë ndryshe, nëse sot qeveria shqiptare është në gjendje të marrë borxh me 4.5%, një përmirësim me një nyje nga B+ në BB- do të thotë në mënyrë indikative një përmirësim të normës së interesit sipas standardeve përllogaritëse me 0.3%-0.5% më pak.

Pra, do të thotë me 4%-4.2% për të njëjtin instrument. Gjithsesi, kjo është thjeshtë një pritshmëri mbi perspektivën 6 mujore deri në dy vjeçare. Duhet të përmbushen këto pritshmëri, për tu verifikuar pastaj edhe përmirësimin i renditjes. Duhet theksuar gjithsesi që këto metrika janë në rrugën e duhur, janë në rrugën e përmirësimit,” thotë z.Çuçi.

Një rritje e rating për borxhin Sovran të Shqipërisë do të kishte efekte të rëndësishme në të gjithë ekonominë shqiptare. Një vlerësim më i lartë përkthehet në një rrezik më të ulët të ekonomisë, faktor që do të kishte një efekt pozitiv mbi investimet e huaja direkte.

“Jemi në një rreth vicioz pozitiv që sa më shumë përmirësohet renditja, aq më shumë ulen kostot e rifinancimit. Përmirësimi i renditjes është edhe një perceptim total i rrezikut ndaj një vendi. Pra, një investitori i huaj, në qoftë se do bënte një vlerësim se çfarë norme interesi do të duhej për të marrë nga një investim në një vend, do të kërkonte një normë interesi më të ulët për ta bërë këtë investim me përmirësimin e renditjes. Pra, hipotetikisht, ka edhe një përmirësim të investimeve të huaja direkte si pasojë e uljes së perceptimit mbi rrezikun nga kjo renditje. Përmirësimi i renditjes në vetvete ka një impakt mbi shumë faktorë makroekonomikë.

Përmirësimi i renditjes do të thotë borxh më i ulët dhe pritshmëri për një borxh publik më të ulët. Borxhi qeveritar më të ulët dhe pritshmëri për një borxh qeveritar më të ulët. Nëse ne analizojmë borxhin qeveritar, 40% është i përcaktuar në monedhë të huaj.

Pikërisht këtu është fokusi kryesor i përmirësimit të një renditje; ky 40% i borxhit do arrinte të rinovohej dhe matarohej në një normë më të ulët interesi. Si pasojë, edhe buxheti përmirësohet, edhe nëse bëhen investime të duhura, rritja ekonomike përmirësohet, pasi kostot e financimit janë më të ulëta,” thotë z.Çuçi.

Më 22 Shtator 2023, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s rishikoi perspektivën e saj për Shqipërinë nga “e qëndrueshme”, në “pozitive”. Në të njëjtën kohë, agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin e vendit në “B+”. https://www.monitor.al/sp-rishikon-ne-ngritje-perspektiven-per-shqiperine-nga-e-qendrueshme-ne-pozitive-rikonfirmon-vleresimin-b/

“Perspektiva pozitive” sipas agjencisë pasqyron pikëpamjen e saj se parametrat fiskale të vendit do të vijojnë të përmirësohen, falë përpjekjeve të qeverisë për të konsoliduar financat publike.

Agjencia parashikon se pas një uljeje të rritjes për këtë vit në 3%, kryesisht për shkak të kërkesës së huaj më të ulët nga Evropa, rritja pritet të rimarrë shpejtësi pas vitit aktual 2023, duke u mbështetur edhe në lehtësimin e kushteve financiare dhe rritjen e aktivitetit ekonomik global.

Agjencia thekson se vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një sërë goditjesh, përfshirë një tërmet në vitin 2019. Pavarësisht kësaj, qeveria ka bërë përpjekje të forta për të konsoliduar financat publike.

Si rezultat, agjencia pret që defiçiti buxhetor të konvergojë në rreth 2% të PBB deri në vitin 2026 dhe borxhi publik të reduktohet në 58.3% në 2026 nga 64.5% që rezultoi në 2022. Megjithatë, agjencia vëren se konsolidimi fiskal do të varet edhe nga rimëkëmbja e qëndrueshme e rritjes ekonomike dhe vijimësia e reformave strukturore.

S&P vëren se inflacioni ka rënë, duke arritur në 4% në gusht, në rënie të ndjeshme nga 7.2% që rezultonte në janar, si dhe ajo parashikon që inflacioni do të jetë mesatarisht 4.7% për vitin 2023, pastaj do të bjerë gradualisht në nivelin e targetuar prej 3%, në sajë edhe të forcimit të Lekut./MONITOR

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë