29 Shtator 2023, 07:15
Nga A.B

Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka ka kaluar këtë vit kufirin e 50 miliardë lekëve dhe ndodhet tashmë në nivelet më të larta historike.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të 6-mujorit 2023 arriti në 51.6 miliardë lekë ose pothuajse 485 milionë euro.
Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 5% që nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në pjesën dërrmuese, portofoli kredisë së institucioneve financiare jobanka i takon institucioneve të mikrofinancës. Vlerësohet se kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën tashmë afërsisht 6.6% të portofolit të total të kredisë për ekonominë.
Kredia e institucioneve financiare jobanka jepet kryesisht në monedhën vendase dhe kjo ka bërë që efekti i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit të jetë më i vogël krahasuar me sektorin bankar.
Në mesin e këtij viti, kredia në Lekë përbënte më shumë se 68% të vlerës totale të portofolit të kredisë.
Mikrofinanca krediton nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, kryesisht në atë segment që nuk gjen akses për financim nga sektori bankar.
Rritja e inflacionit dhe e normave të interesit që prej fillimit të vitit të kaluar krijoi një mjedis më sfidues për aktivitetin e mikrofinancës.
Për shkak të rrezikut më të lartë, sektori i mikrofinancës mund të ishte më i ekspozuar ndaj efekteve të inflacionit të lartë në aftësinë paguese të klientëve.
Nga ana tjetër, këto institucione u përballën me një rritje të kostove të financimit, për shkak të rritjes së normave të interesit në tregjet financiare.
Megjithatë, shifrat tregojnë se aktiviteti i këtij sektori ka vazhduar të rritet me ritme të kënaqshme, ndërsa edhe cilësia e portofolit të kredisë ka shfaqur përmirësime.
Të dhëna të reja për vitin 2023 nuk janë ende të disponueshme, por shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2022 raporti i kredive me probleme zbriti në 13.2%, nga 13.6% që kishte qenë një vit më parë.
Raporti i kredive me probleme të këtyre institucioneve pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2018.
Pavarësisht rritjes së inflacionit, sektori ka arritur të shmangë rritjen e raportit të kredive me probleme, kryesisht falë ruajtjes së niveleve të kënaqshme të huadhënies së re.
Që prej vitit të kaluar, mikrofinanca konsumatore është ndikuar edhe nga aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore.
Megjithatë, sipas ndryshimeve të përkohshme rregullatore që u miratuan në muajin mars të këtij viti, përditësimi i normës maksimale efektive të interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë dhe për ato nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë është pezulluar.
NEI maksimal për këto kredi do të qëndrojë për një vit në nivelet ku ndodhet aktualisht, përkatësisht 118.96% për kreditë deri në 200 mijë lekë dhe 47.07% për fashën nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë.
Mosulja e mëtejshme e NEI-t maksimal duket se ka ndihmuar në vijimësinë e rritjes së kreditimit nga këto institucione, pavarësisht rritjes së kostos së linjave të tyre të financimit. /MONITOR
kredi
Ekonomi
29 Shtator 2023, 07:10
A.B
Përmirësimi i perspektivës së Shqipërisë nga Standard & Poor’s (S&P) mund t’i paraprijë një pë...
Ekonomi
29 Shtator 2023, 07:05
A.B
Tregu i punës ka dhënë sinjale pozitive vitet e fundit në drejtim të uljes së papunësisë, por për personat me ars...
Ekonomi
28 Shtator 2023, 14:16
A.B
Pagesat e qeverisë si subvencione janë të vetmet që kanë mbajtur në këmbë Hekurudhën Shqiptare që të mo...
Ekonomi
28 Shtator 2023, 13:54
A.B
Rruga e Kardhiq-Delvinë do të jetë një ndër projektet kryesore që do të financohet gjatë periudhës 2023-2025, duk...
Ekonomi
28 Shtator 2023, 08:06
A.B
Rreth 5000 anketues janë në javën e dytë të punës për numërimin e popullsisë dhe banesave në të gjith&e...
Ekonomi
28 Shtator 2023, 07:15
A.B
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetë-punësuarit zunë 29.3 për qind të totalit të punësimit. Kjo i...
Ekonomi
28 Shtator 2023, 07:10
A.B
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë, dhe Inovacionin 2023-2030 kërkon një financim të paktën...
Ekonomi
28 Shtator 2023, 07:05
A.B
Forcimi i Lekut po rrit edhe fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë ...
Ekonomi
27 Shtator 2023, 17:47
r.ll
foto ilustruese
Nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të lira. Kosovë, nafta 1.49 cent benzina ...
Ekonomi
27 Shtator 2023, 12:43
f.i
foto ilustruese
Normat e interesit të kredive për shtëpi në Lekë e kanë frenuar rritjen gjatë këtij viti. Sipas t&e...