Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I nxjerrë për konsultim një ditë më parë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit drafti parashikon një nen të ri 64/1 i cili parashikon në katër pika detyrime të tjera për sipërmarrësit turistikë.

Ankesat e shumta të çmimeve që shpesh bëhen virale në rrjetet sociale nga ana e pushuesve të pakënaqur apo të habitur duket se kanë shërbyer si një stimul për të vendosur detyrimin e transparencës në një nen të veçantë të draftligjit të turizmin.
I nxjerrë për konsultim një ditë më parë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit drafti parashikon një nen të ri 64/1 i cili parashikon në katër pika detyrime të tjera për sipërmarrësit turistikë.
Pika dy e këtij neni kërkon që çdo strukturë akomoduese, operator turistik apo agjenci udhëtimi e stacion plazhi ekspozon dukshëm listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofron ne gjuhen shqipe dhe angleze.
Ndërkohë një tjetër pikë sanksionon se çdo sipërmarrës turistik ekspozon në vend të dukshëm për publikun emrin e biznesit, si dhe procedurën e ankimit, në gjuhën shqipe dhe angleze.
Pika e tretë vijon me ofrimin e standardeve të shërbimi. “Çdo sipërmarrës turistik, gjatë ushtrimit të veprimtarisë garanton sigurimin e standardeve të shërbimit që ofron, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”.
Në pikën katër përfshihet nevoja për një kontratë sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta duke përfshirë në këtë pjesë kompanitë e sigurimit.
“Çdo sipërmarrës turistik, gjatë ushtrimit të veprimtarisë duhet të ketë një kontratë të vlefshme sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentimin. Kontrata e Sigurimit lidhet me një shoqëri sigurimi, në përputhje me dispozitat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për sigurimet dhe risigurimet si dhe mbulon dëmet e parashikuara më sipër, si dhe ato të parashikuara në kuadrin ligjor për mbrojtjen e konsumatorit” thuhet në dokument.
Shqipëria po shënon gjatë këtij viti një rekord historik sa i takon numrit të vizitorëve duke regjistruar deri në fund të gushtit një shifër prej 7.1 milionë ndërkohë që në një takim me bizneset Kryeministri nënvizoi se në shtator janë edhe 1.1 milionë vizitorë të tjerë që kanë hyrë në vendin tonë.
Ekspozimi i Shqipërisë ndaj një numri të lartë vizitorësh dhe të kthyerit në një vend viral në rrjete sociale nga bloger dhe influencer nxori në pah një numër të madh adhuruesish ashtu si edhe personash që e kryqëzonin atë për çmimet dhe shërbimin. Nga ana tjetër efekti i turizmit në konsum apo në ekonomi është bërë pjesë e debatit duke nënvizuar në disa raste nga aktorë të ndryshëm se rritja e dukshme e vizitorëve nuk ka dhënë ndikimin e pritur në gjithë zinxhirin ekonomik të industrive mbështetëse.
Të gjitha këto situata që po vijojnë që prej muajve të parë të vitit kur u duk qartë trendi rritës i turizmit në vend duket se kanë shërbyer për reflektimin dhe nevojën e ndryshimeve në ligjin për turizmin drafti i të cilit tashmë është në konsultim./MONITOR
OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë ...
Në fillim të këtij muaji, hyri në fuqi marrëveshja mes 38 operatorëve telefonikë të vendeve të Ballkanit Perë...
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive t&eu...
Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po që...
Importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën ...
Depozita TIRANË- Depozitat me afat në lekë po vazhdojnë edhe këtë vit rënien, për të dhjetin vit radhazi. Sipa...
Renditja e kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, “Monitor 200”, për vitin 2022. Rritja e të ardhu...
Tregtimi i energjisë elektrike po tërheq gjithnjë e më shumë sipërmarrje. Ndonëse është një biznes i paq&eu...
Ndërtimi u kthye vitet e fundit në një nga sektorët kryesorë që po mbështet rritjen ekonomike, i nxitur nga shtimi i projek...