Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më një aksion në vitet 2015 -2016 Shqipëria e uli disi informalitetin në tregun e punës, duke e çuar treguesin në 35% nga më shumë se 50% që ishte në vitin 2014.

Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po qëndron në vendnumëro, referon studimi për ecurinë e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor që u krye së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, informaliteti në tregun e punës ka pësuar rënie graduale vit pas viti, në 12-13% të totalit të punësimit më 2021 nga 22% që ishte në vitin 2014.
Më një aksion në vitet 2015 -2016 Shqipëria e uli disi informalitetin në tregun e punës, duke e çuar treguesin në 35% nga më shumë se 50% që ishte në vitin 2014.
Grafiku i ekspertëve të Vjenë tregon se që nga viti 2017 dhe deri më 2021 nuk ka më asnjë përmirësim, përkundrazi ka tendencë të lehtë në rritje të informalitetit në tregun e punës.
Ekspertët e Vjenës cilësojnë se punësimi informal ka vazhduar të bjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor në 2021.
Vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia publikojnë zyrtare të dhënat për punësimin informal, të llogaritura nga Anketa e Forcave të Punës, duke përfshirë personat e vetëpunësuar në bizneset e paregjistruara, punëtorët me pagesë pa kontratë dhe punëtorët e papaguar të familjes.
“Në dekadën e fundit, informaliteti ka prirje në rënie në të tre vendet, por vitet e fundit zhvillimet kanë qenë të ndryshme.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, punësimi informal ra si në vitin 2020, ashtu edhe në vitin 2021, ndërsa në Shqipëri ngeci.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishin të ngjashme nivelin e punësimit informal (rreth 12-13% e totalit), ndërsa në Shqipëri, pesha ishte e konsiderueshme më e lartë (37%)” , theksohet në studim.
Papunësia mbetet një problem i madh për të rinjtë në rajon. Në vitin 2021, papunësia e grupmoshës (15-24) vjeç ishte mbi 25% në të gjitha vendet dhe deri në 38% në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Që nga pandemia, grupmoshat e ndryshme në rajon kanë dëshmuar tendenca të ndryshme në dinamikat e papunësisë. Në Kosovë dhe Serbi, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm tek të rinjtë (15-24 vjeç), ku Kosova pati rënie mbresëlënëse prej 11.4 pikë për qind.
Në të kundërt, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmirësimi më i dukshëm u vu re në moshën e mesme, por jo për të rinjtë.
Në Mal të Zi, i vetmi grup që përjetoi rënie të papunësisë ishin të moshuarit (55-64 vjeç), ndërsa të rinjtë panë një rritje prej 12 pikë përqindje në shkallën e tyre të papunësisë./MONITOR
Importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën ...
Depozita TIRANË- Depozitat me afat në lekë po vazhdojnë edhe këtë vit rënien, për të dhjetin vit radhazi. Sipa...
Renditja e kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, “Monitor 200”, për vitin 2022. Rritja e të ardhu...
Tregtimi i energjisë elektrike po tërheq gjithnjë e më shumë sipërmarrje. Ndonëse është një biznes i paq&eu...
Ndërtimi u kthye vitet e fundit në një nga sektorët kryesorë që po mbështet rritjen ekonomike, i nxitur nga shtimi i projek...
Pasi u rimëkëmb me shpejtësi në vitin 2021, pas rënies nga pandemia vitin e mëparshëm, sektori i industrisë u ngadal&e...
Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka ka kaluar këtë vit kufirin e 50 miliardë lekëve dhe ndodhet tashmë n&eu...
Përmirësimi i perspektivës së Shqipërisë nga Standard & Poor’s (S&P) mund t’i paraprijë një pë...
Tregu i punës ka dhënë sinjale pozitive vitet e fundit në drejtim të uljes së papunësisë, por për personat me ars...
Pagesat e qeverisë si subvencione janë të vetmet që kanë mbajtur në këmbë Hekurudhën Shqiptare që të mo...