Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Goditjen më të rëndë në vlerë monetare e ka marrë sektori i Energjisë Elektrike dhe Gazit.

Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me vetëm 1 për qind më pak se në 2023 vlera e fitimeve në disa sektorë kanë qenë me rënie drastike sipas treguesve ekonomike mbi ndërmarrjet që u publikuan së fundmi nga INSTAT.
Rënia me fortë e fitimeve për energjinë dhe minierat
Goditjen më të rëndë në vlerë monetare e ka marrë sektori i Energjisë Elektrike dhe Gazit. Fitimet e këtij sektori janë tkurrur me një shifër rekord prej 34.2 miliardë lekësh, duke rënë nga 58.2 miliardë në vitin 2023 në vetëm 23.9 miliardë në 2024 (- 59%).
Kjo rënie shpjegohet kryesisht me stabilizimin e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare pas krizës së vitit 2022-2023, çka ka ulur marzhet e fitimit për eksportuesit dhe prodhuesit vendas, si dhe me rritjen e kostove të mirëmbajtjes së rrjetit.
Në të njëjtën kurbë është pozicionuar Industria nxjerrëse, e cila ka shënuar një rënie të vlerës së fitimeve me 112%, duke e mbyllur vitin me një humbje neto prej 717 milionë lekësh. Kjo performancë negative reflekton rënien e kërkesës globale për lëndë të para dhe rënien e çmimeve të naftës e mineraleve në bursat ndërkombëtare, duke vënë në vështirësi operacionet e nxjerrjes në vend. Po ashtu, Metalet dhe produktet e metalit panë një tkurrje prej 1.4 miliardë lekësh (-19%), e ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e huaja dhe rritja e kostove të brendshme.
Kostot e brendshme ulin fitimet në shumë sektorë
Një tjetër grup sektorësh shërbimet e avancuara dhe industria përpunuese pa rënie të fitimeve në 2024. Shërbimet e informacionit, që deri dje shiheshin si motori i inovacionit, kanë parë një tkurrje prej 2 miliardë lekësh në fitime ose rënie vjetore me rreth 13%. Kjo shpjegohet me rritjen e fortë të kostos së fuqisë punëtore, ku kërkesa për paga më të larta nga specialistët e IT-së ka ulur fitimet e kompanive.
Po ashtu, sektori i Arsimit ka shënuar një rënie prej 46%, një shifër mjaft e lartë që reflekton sfidat demografike dhe emigrimin e të rinjve, çka ka pakësuar të ardhurat për institucionet arsimore private ndërkohë që kostot e mirëmbajtjes dhe stafit kanë vijuar rritjen.
Industria përpunuese me tekstilet dhe veshje kat vijuar të vuajë pasojat e kursit të këmbimit dhe rritjes së kostos nga paga minimale me 2024. Edhe pse rënia në vlerë absolute prej 163 milionë lekësh ose 2% tregon për një sektor që po lufton për mbijetesë. Duke qenë se ky sektor i merr të ardhurat në euro dhe i ka shpenzimet në lekë, forcimi i monedhës vendase u ka ngrënë fitimet, duke i detyruar shumë biznese të operojnë me marzhe minimale ose të rishikojnë planet e tyre të biznesit. E njëjta logjikë vlen edhe për transportin dhe Industrinë kimike e plastike, të cilat janë prekur nga rritja e kostove të karburantit dhe lëndëve të para dhe pagave, duke mbyllur vitin 2024 me shifra dukshëm më të ulëta se viti pararendës.
Fitimet me rritje nga posta, telefonia, ndërtimi, turizmi
Një zhvillim interesant vjen nga sektori Postës dhe Magazinimi, i cili ka rritur fitimet me 5 miliardë lekë (ose 47%) në vitin 2024,. Po ashtu, sektori i Telekomunikacionit ka parë një rritje prej 65% të fitimit, duke reflektuar investimet në rrjetin 5G dhe rritjen e tarifave të shërbimeve.
Shërbimet Profesionale rezultuan me vlerën më të lartë të fitimeve. Ky sektor ka parë një rritje prej 7.5 miliardë lekësh në fitimin neto, duke arritur në totalin prej 46 miliardë lekësh. Kjo rritje e fortë prej 20% dëshmon për kërkesën e fortë të ekonomisë për konsulencë ligjore, kontabilitet, inxhinieri dhe shërbime menaxhimi etj.
Sektori i ndërtimit vazhdon rrugëtimin e tij drejt rekordeve të reja, me një rritje fitimi prej 4.2 miliardë lekësh (+9%). Ky sektor po ushqehet nga investimet e vazhdueshme në infrastrukturën publike dhe bumi i ndërtimeve rezidenciale, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Paralelisht me të, Tregtia me shumicë dhe pakicë kanë shënuar rritje solide prej mbi 10 miliardë lekësh ose 10% më shumë, çka tregon për një konsum të lartë i nxitur nga turizmi.
Sa i përket turizmit, shifrat konfirmojnë një vit pozitiv. Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor kanë rritur fitimet neto me rreth 4.3 miliardë lekë. Kjo rritje prej rreth 20% i atribuohet numrit rekord të turistëve të huaj, të cilët kanë rritur shpenzimet në hotele dhe restorante, duke kompensuar kështu rritjen e kostove të punës dhe ushqimeve./Monitor.al
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthi...
Foto Ilustruese TIRANË- Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopolitike mund të sjellë mbi inflacionin...
Një valë e re inflacioni po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Inflacioni do të sillte një cikël të ri në rritj...
Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqip&...
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomis&...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar at...
Bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e naftës ranë me ritme të forta, pas njoftimit për n...
Pas sektorit të shërbimeve (bareve, restoranteve dhe hotelerisë) dhe ndërtimit, brenda pak muajve, Tatimet kanë publikuar pagat refer...
Banka e Shqipërisë bleu shifrën astronomike të 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor gjatë vitit 2025, nj&e...
TIRANË- Ekspertët e ekonomisë dhe prodhuesit rekomandojnë se vëmendja e qeverisë duhet të rikthehet në konsolidimin e ...