LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcimi i Lekut u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë në 2024

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në Euro, në monedhë origjinale, u rritën me 10% ndaj një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të depozitave të individëve, me dhe pa afat.

2 Korrik 2025, 11:36 Nga N.F
Forcimi i Lekut u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë
Foto

TIRANË- Forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, efekti negativ statistikor i ndryshimit të kursit të këmbimit në kundërvlerën në Lek të depozitave në valutë llogaritet 27 miliardë lekë për 6-mujorin e parë të vitit të kaluar dhe 16 miliardë lekë të tjera në 6-mujorin e dytë të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në Euro, në monedhë origjinale, u rritën me 10% ndaj një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të depozitave të individëve, me dhe pa afat. Depozitat me afat të bizneseve dhe individëve në Euro u rritën përkatësisht 16% dhe 15% më të larta në krahasim me nivelin e një viti më parë, ndërsa ndryshimi vjetor në depozitat e përgjithshme në Euro të secilit sektor ishte 6.6% dhe 10.6%.

Rritja e depozitave ka qenë më e fortë gjatë pjesës së dytë të vitit që ndikohet nga rritja e hyrjeve valutore nga turizmi dhe dërgesat e emigrantëve, ndërkohë që pjesa e parë është karakterizuar nga një ecuri e ngadaltë e tyre.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Kursi mesatar i këmbimit të Euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar Euro-Lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 5.5%.

Depozitat totale pranë sektorit bankar vitin e kaluar arritën gjithsej në 1.68 trilionë lekë, në rritje vjetore me 5%. Struktura e depozitave nuk tregoi ndryshime të rëndësishme. Stoku i depozitave sipas afatit është i shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë midis llogarive rrjedhëse dhe depozitave me afat, ndërsa depozitat e individëve dhe depozitat në valutë përbënin përkatësisht 78% dhe 52% të stokut të përgjithshëm të depozitave.

Në terma vjetorë, rritja e depozitave është regjistruar për të gjitha afatet, subjektet dhe monedhat, por kontributin më të madh në rritjen e stokut të përgjithshëm e kanë dhënë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, depozitat e individëve dhe depozitat në Lek.

Depozitat në Lek dhe valutë u zgjeruan me përkatësisht 53 miliardë lekë (7%) dhe me 25 miliardë lekë (3%), gjatë vitit 2024. Depozitat në valutë u tkurrën lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit, por shënuan rritje pozitive në muajt korrik-dhjetor, duke u shtuar me rreth 33 miliardë lekë gjatë gjysmës së dytë të vitit. / Monitor

euro bsh

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Qershor 2025, 08:14 I.A

Teknologjia dhe energjia po bashkohen

Foto Ilustruese Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës