12 Korrik 2024, 07:28
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia e sektorit nuk po ndalet. Të dhënat e fundit të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e parë 2024 treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.8%. Sektori i industrisë është zemra e eksporteve shqiptare, por pësoi rënie për të katërtin tremujor radhazi në janar-mars 2024, duke e bërë krizën të qëndrueshme.
Prej tremujorit të fundit të vitit 2022, fabrikat e përpunimit, kryesisht ato për eksport, po përjetojnë rënie të aktivitetit në mënyrë sistematike prej humbjeve që ka krijuar nënçmimi i Euros, rritja e pagës minimale dhe kriza e inflacionit pas luftës në Ukrainë, që uli kërkesën për mallra. Pas një rritje me 7.4% në vitin 2022, sektori i përpunimit ra me rreth 6% në vitin 2023, trend që vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit.
Rënia e industrisë më 2024 ishte më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020 (-18%) ku e gjithë bota u izolua dhe lëvizja u kufizua për t’u mbrojtur nga përhapja e Covid-19. Sektori po tkurret si në prodhim, në numër biznesesh dhe punonjësish. Numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3% vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin, sipas të dhënave të INSTAT.
Burimet nga tregu bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm, fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit. Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.
Fabrikat shqiptare u përballën me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid-19 më 2021 nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit. Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra dy deri në tre herë më shumë se kapacitetet e prodhimit. Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë, klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor.
Në vitin 2021 e deri aktualisht, Euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të Lekun, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në Euro por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në Lek. Ekspertët e shikojnë me rrezik rënien pa kontroll të prodhimit dhe përqendrimin e ekonomisë vetëm në dy sektorë, turizmi dhe shërbimet. Prodhimi është garantues në kalimin në zinxhirë më të lartë të vlerës./ Monitor
industria
Ekonomi
12 Korrik 2024, 07:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë ulur përsëri për gjashtëmujorin e dy...
Ekonomi
11 Korrik 2024, 16:48
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën mbi Ekspertizën e Tranzicionit Ekonomik (CETEx &nd...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 15:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tregu i qirasë financiare (lizingut) u rrit me ritme më të shpejta vitin e kaluar. Sipas shifrave të Bankë...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Infrastruktura e çelësave publikë që ka në thelb sigurinë për shërbimet elektronike ...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka shënoi rritje vitin e kaluar. Sipas të dh&eu...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e ...
Ekonomi
9 Korrik 2024, 22:43
N.F
Të dhënat
TIRANË- Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në krahasim me të njëjtin muaj t&eu...
Ekonomi
9 Korrik 2024, 11:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri rritje të...
Ekonomi
8 Korrik 2024, 14:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sinjale negative për skemën e sigurimeve, punësimi pa pagë rritet më tej më 2023Punësimi pa page...
Ekonomi
8 Korrik 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vitet e fundit, duke reflektuar si mungesën e fuqisë...