6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje një procedurë prokurimi që ka në thelb këtë objektiv me një fond limit 499 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.
TIRANË- Infrastruktura e çelësave publikë që ka në thelb sigurinë për shërbimet elektronike në vend do t’i nënshtrohet përmirësimit.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje një procedurë prokurimi që ka në thelb këtë objektiv me një fond limit 499 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën sqarohet dhe qëllimi i kësaj ndërhyrje që parashikohet duke e përmbledhur në pesë pika.
Qëllimet e këtij projekti janë si më poshtë:
Përmirësimi i Performancës: Përmirësimi i hardware dhe software ekzistues për të rritur performancën dhe efikasitetin e infrastrukturës PKI, duke siguruar që ajo të përballojë me sukses sasinë e rritur të trafikut dhe të dhënave të procesuara.
Përmirësimi i Sigurisë: Përmirësimi i sistemit PKI për të adresuar të gjithë aspektet e sigurisë, duke përfshirë përditësimin e algoritmeve të enkriptimit, monitorimin e rreziqeve të sigurisë, dhe zbatimin e politikave të sigurisë më të rrepta për të mbrojtur infrastrukturën nga kërcënime të jashtme dhe të brendshme.
Përshkallëzimi dhe Fleksibiliteti: Përmirësimi i infrastrukturës PKI për të lejuar rritjen e lehtë të kapacitetit sipas nevojës, përmes përdorimit të teknologjive të virtualizimit dhe përshkallëzimit të burimeve për t’u përshtatur sipas nevojave.
Standardizimi dhe Kompatibiliteti: Sigurimi që infrastruktura PKI është e bazuar në standarde të njohura dhe është e kompatibël me aplikacionet dhe pajisjet e përdorura. Kjo do të sigurojë që të dhënat dhe certifikatat mund të vazhdojnë të përdoren në të njëjtën mënyrë si më parë.
Monitorimi dhe Menaxhimi i Performancës: Implementimi i një sistemi të monitorimit dhe menaxhimit të performancës për të identifikuar dhe trajtuar problemet ose bllokimet e mundshme në kohë reale dhe për të siguruar që infrastruktura PKI funksionon pa ndërprerje.
Infrastruktura e çelësave publikë është e lidhur direkt me vulat elektronike ku sipas të dhënave në portalin e-albania ofrohen 89 dokumente me vulë elektronike, një pjesë prej së cilave ofrohen vetëm elektronikisht, duke eliminuar tërësisht printimin e tyre në letër në sportelet fizike të institucioneve.
Për periudhën Shtator 2017 – Dhjetor 2023, janë gjeneruar mbi 30 milionë dokumente me vulë elektronike. Përdoruesit e shërbimeve elektronike janë institucionet publike, bizneset dhe individët.
foto ilustruese TIRANË- Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka shënoi rritje vitin e kaluar. Sipas të dh&eu...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e ...
Të dhënat TIRANË- Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në krahasim me të njëjtin muaj t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri rritje të...
Foto ilustruese TIRANA- Sinjale negative për skemën e sigurimeve, punësimi pa pagë rritet më tej më 2023Punësimi pa page...
Foto ilustruese TIRANA- Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vitet e fundit, duke reflektuar si mungesën e fuqisë...
TIRANË- Tirana po vendos ditë pas dite rekorde me projekte kullash dhe së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvil...
Gent Sejko TIRANA- Banka e Shqipërisë ka lehtesuar politikën monetare, duke ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindje p&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni i Eurozonës u ngadalësua në 2.5 për qind në qershor, por politikëbërësit do...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa në total numri i bizneseve ka ardhur në rritje vitin e kaluar, disa aktivitete janë në krizë dhe po ...