Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë periudhës janar-korrik importet e mallrave nga Ukraina shënuan rënie vjetore me 23 për qind, teksa eksportet shqiptare në Ukrainë u rriten me 35%.
Pavarësisht luftës marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Ukrainë kanë vijuar, madje eksportet shqiptare në Ukrainë kanë pësuar rritje të ndjeshme në 7 -mujor.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë periudhës janar-korrik importet e mallrave nga Ukraina shënuan rënie vjetore me 23 për qind, teksa eksportet shqiptare në Ukrainë u rriten me 35%.
Siç shihet nga grafiket bashkëngjitur importet nga Ukrainë shënuan rënie të ndjeshme pasi nisi lufta, ndërsa eksportet u rritën ndjeshëm në të njëjtën periudhë.
Produktet më të importuara nga Ukrainë këtë vit ishin vaji, produktet bulmetore dhe vezët dhe mobilet.
Produktet më të eksportuara në Ukrainë ishin frutat, kripërat, çeliku dhe zarzavatet.
Por me gjithë rritjen e eksporteve Shqipëria është deficitare në tregtinë me Ukrainën, pasi edhe gjatë luftës importet nga ky vend ishin katër herë më të larta se eksportet.
Në 7 mujor importet nga Ukraina zinin vetëm 0.6% të totalit të importeve në sasi.
Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën, tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit.
Volumi tregtar dominohet nga importet e mallrave prej këtyre dy vendeve. Në vitin 2021, Shqipëria importoi nga Rusia dhe Ukraina 19 miliardë lekë mallra, që përbën 99.5% të volumit tregtar dhe pjesa tjetër, 0.5%, përfaqësohet nga eksportet shqiptare në këto vende, kryesisht prodhime bujqësore.
Pavarësisht se volumi tregtar në këto vende është i ulët, Shqipëria ka varësi të lartë në importin e lëndëve jetike, si drithërat dhe nafta nga Rusia. Nga këto vende importojmë 50% të sasive vjetore të drithërave dhe 12% të naftës.
Por varësia indirekte nga tregjet e Ukrainës dhe Rusisë është më e lartë. Ukraina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i drithërave dhe vajit të lulediellit, të cilat grosistët shqiptarë i blejnë të përpunuara nga vende të tjera, kryesisht Italia./MONITOR

Plazh Për turistët vendas preferenca në muajin qershor ishte jugu i vendit, ndërsa të huajt kanë pasur destinacion kryesisht ...
Mjet lundrues Industria detare e lidhur me turizmin po rritet me hapa të shpejtë në bregdetin shqiptar, nga viti në vit...
Klinikat private pohojnë se, edhe këtë vit, vijon të ketë kërkesa të larta për kirurgji plastike, kryesisht nga shteta...
Fasoneri Mungesa e fuqisë punëtore ka krijuar tendenca të reja në Shqipëri, siç është në sektorin fason, q&e...
Shkolle Me miliona fëmijë janë ende jashtë shkolle. Kostot po rriten, shkruan The Economist Norvic Tarroyo jeton me prindërit dhe...
Buke Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhor...
Foto ilustruese Konfliktet në vendin e punës, fluksi i lartë, si dhe mungesa e kënaqësisë në punën që bën...
Çmimet e larta të mallrave në tregjet ndërkombëtare janë duke çuar në trend të ri rënieje konsumin e pop...
Euro Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros si monedhë për të mbajtur kursime dhe për të kryer...
Ari Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për subjekte të interesuar katër zona minerare në vend dhe ofer...