LIVE UPDATES
Ekonomi

Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar në shumë shtete pasiguri për sektorin e turizmit edhe në vend, por në vend deri tani sipas operatorëve turistikë, nuk ka pasur anulime masive për Shqipërinë.

7 Mars 2026, 16:13 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin
Foto ilustruse

Turizmi global, megjithëse një nga sektorët më të mëdhenj të ekonomisë botërore, mbetet shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike. Konfliktet rajonale, kufizimet në hapësirën ajrore dhe rritja e kostove të energjisë mund të ndikojnë shpejt në mënyrën se si njerëzit udhëtojnë dhe në destinacionet që zgjedhin.

Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar në shumë shtete pasiguri për sektorin e turizmit edhe në vend, por në vend deri tani sipas operatorëve turistikë, nuk ka pasur anulime masive për Shqipërinë.

Vojsava Bardhi, drejtuese e operatorit “Sava Tour”, shpjegon se prenotimet për Turqinë po ecin normalisht dhe nuk ka pasur asnjë anulim. “Rezervime të reja ka plot, sidomos për ofertat e hershme (early booking), kështu që për Turqinë nuk kemi asnjë problem. Për momentin nuk shoh panik. Ndërsa për destinacionet që kalojnë nëpër Dubai (p.sh. Maldivet, Seychelles) ka pasur nevojë për rishikim”, tha znj. Bardhi.

Ndërkohë, Xhimi Lama, kryetar i operatorëve turistikë, thekson se konflikti ka ngadalësuar rezervimet e reja, por destinacionet europiane që konsiderohen të sigurta vazhdojnë të kenë kërkesë.

“Për momentin destinacionet europiane që konsiderohen të sigurta vazhdojnë të kenë kërkesë, dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për vende si Shqipëria.

Deri në këtë moment nuk kemi një valë të madhe anulimesh për Shqipërinë, por vihet re një ngadalësim i rezervimeve të reja dhe një tendencë për shtyrje vendimesh, pasi turistët po presin të shohin si do të zhvillohet situata ndërkombëtare”, tha z. Lama.

Për ardhjen e turistëve nga Izraeli në Shqipëri, ai shtoi se, megjithëse nuk ka pasur konfirmime për anulime masive, për muajin mars ekziston një rrezik i mundshëm i anulimeve, pasi turistët nga Izraeli mund të presin stabilizimin e situatës përpara se të marrin vendime përfundimtare.

“Shumë turistë izraelitë po presin stabilizimin e situatës ndërkombëtare përpara se të marrin vendime përfundimtare për udhëtimet e tyre. Shqipëria mbetet një destinacion i preferuar dhe operatorët shpresojnë që rezervimet të rikthehen në ritmin normal sapo situata të qetësohet.

Megjithatë, për sa i përket tregut izraelit, edhe pse deri tani nuk ka konfirmime për anulime masive, ekziston shqetësimi se për muajin mars rezervimet mund të anulohen tërësisht nëse pasiguria vazhdon”, pohoi ai.

Kriza në Lindjen e Mesme mund të tronditë turizmin global, paralajmërojnë mediat ndërkombëtare. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po fillon të reflektohet edhe në industrinë globale të udhëtimeve, ndërsa analistët dhe mediat ndërkombëtare paralajmërojnë se tensionet gjeopolitike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në flukset turistike, në çmimet e biletave ajrore dhe në vendimet e udhëtarëve për destinacionet e tyre.

Sipas raportimeve të mediave europiane dhe agjencive të aviacionit, një nga efektet e para të konfliktit është ndërprerja e fluturimeve dhe riorganizimi i rrugëve ajrore mbi Lindjen e Mesme. Mijëra fluturime janë anuluar ose devijuar, ndërsa disa nga aeroportet më të rëndësishme të rajonit janë mbyllur përkohësisht për shkak të situatës së sigurisë. Analiza e kompanisë së të dhënave të aviacionit Cirium, e cituar nga media ndërkombëtare, tregon se dhjetëra mijëra pasagjerë janë prekur nga anulimet dhe devijimet e fluturimeve.

Mediat ekonomike theksojnë se kriza po ndikon edhe në koston e udhëtimeve. Mbyllja e hapësirës ajrore në disa zona të Lindjes së Mesme detyron kompanitë ajrore të përdorin itinerare alternative, më të gjata dhe më të kushtueshme për shkak të konsumit më të lartë të karburantit. Kjo pritet të reflektohet në rritjen e çmimeve të biletave, sidomos për fluturimet ndërkontinentale mes Europës, Azisë dhe Australisë.

Përveç ndikimit në transportin ajror, krizat gjeopolitike zakonisht ndikojnë edhe në vendimet e turistëve. Media ndërkombëtare vëren se pasiguritë dhe tensionet rajonale shpesh i bëjnë udhëtarët më të kujdesshëm në zgjedhjen e destinacioneve, duke shtyrë ose anuluar rezervimet, veçanërisht për udhëtimet në distanca të gjata. Industria e turizmit është ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare, pasi reagimi i konsumatorëve është shpesh i menjëhershëm.

Analistët paralajmërojnë gjithashtu se rritja e çmimeve të energjisë mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë në turizëm. Nëse tensionet në Lindjen e Mesme shtyjnë lart çmimet e naftës, kjo do të rrisë kostot e transportit ajror dhe të operimit për kompanitë turistike, duke e bërë udhëtimin më të shtrenjtë për konsumatorët.

Për Shqipërinë ndryshimi i sjelljes mund të jetë dhe pozitiv

Megjithatë, disa ekspertë theksojnë se ndikimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjitha destinacionet. Në raste të tilla, turistët shpesh zhvendosin preferencat drejt vendeve që perceptohen si më të sigurta ose më afër tregjeve të tyre kryesore.

Kjo mund të favorizojë destinacione në Europë apo në rajone që konsiderohen të qëndrueshme nga pikëpamja e sigurisë.

Në këtë këndvështrim, Shqipëria mund të dalë edhe fituese, pasi turistët e Europës mund të tentojnë të udhëtojnë në destinacione të shkurtra, apo ata vendas të anulojnë prenotimet që kanë bërë në vendet e largëta, apo dhe Turqi dhe të udhëtojnë në Jug, Durrës, Shëngjin, Velipojë./Monitor.al

turizem lindja e mesme shqiperia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale