LIVE UPDATES
Ekonomi

Projekt-buxheti 2023/ Sejko te ‘Ekonomia’: Ka rreziqe të larta për deficit, të garantohet stabiliteti i çmimit. Duhet riparë skema e pensioneve

Sipas numrit një të bankës së Shqipërisë, opinioni i BSH-së është përqendruar në 3 tema kryesore, por shtoi që prioritet duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve, ndërsa theksoi qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare, pavarësisht inflacionit që për vitin që vjen pritet të jetë në rritje. 

4 Nëntor 2022, 09:53 Nga k.m.
Projekt-buxheti 2023/ Sejko te ‘Ekonomia’: Ka rreziqe të larta
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë prezantimin e projektbuxhetin për vitin 2023 në Komisionin e Ekonimisë dhe Financave, ku pasi ka mbaruar me fjalën e tij u është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve të tjerë që merrnin pjesë në Komision.

Sipas numrit një të bankës së Shqipërisë, opinioni i BSH-së është përqendruar në 3 tema kryesore, por shtoi që prioritet duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve, ndërsa theksoi qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare, pavarësisht inflacionit që për vitin që vjen pritet të jetë në rritje. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se Buxheti është i ekspozuar ndaj rreziqeve të konsiderueshme për një deficit më të madh se parashikimet. Këto rreziqe burojnë nga pasiguritë mbi rritjen ekonomike dhe realizimin e nivelit të parashikuar të të ardhurave, si dhe nga pasiguritë në parashikim që sjell shkalla e përmirësimit të eficiencës tatimore dhe shkalla e përmirësimit të bilanceve të sektorit energjetik.

“Për të adresuar këto rreziqe, Banka e Shqipërisë sugjeron shtimin e fondeve të kontingjencës në buxhet, duke synuar rritjen e eficiencës operacionale dhe zbatimin prioritar të planit të shpenzimeve; monitorimin në vazhdimësi të ecurisë së bilancit financiar të sektorit energjetik shqiptar dhe ndërhyrjen në kohë për të shmangur kostot potenciale që mund të vijnë nga çmimet e larta në tregjet e huaja apo situata e prodhimit të brendshëm; monitorimin e vazhdueshëm të ecurisë së të ardhurave dhe të planit të investimeve publike, për të marrë në kohë masa, të cilat synojnë kontrollin e deficitit buxhetor në vlerat e programuara,” tha Sejko.

PYETJET NGA DEPUTETËT:

Sorina Koti: Do të doja të dija nëse norma e interesit, si e parashikoni efektin e parë në ekonominë shqiptarë dhe cila është periudha? Pse nuk e keni ngritur zërin me forcë përballë qeverisë për stabilitetin e çmimeve? Kjo na ka shkaktuar turbulencë në rritjen e çmimeve. Inflacioni do shkaktojë vonesë në kredi, ç'masë do të merrni për të udhëzuar bankat e nivelit të dytë?

Xhelili: Ka kredi për hua për banesa, mos ndoshta ka ardhur momenti që të favorizonim huatë për investime dhe në industri?

Pranvera Resulaj: Duket sikur politika monetare nuk është në kufijtë e saj stimulues. A do të transferohet barra tek politika fiskale duke pasur parasysh që politika stimuluese ndikon tek shpenzimet dhe borxhi?

Gjylameti: Do të doja të dija kemi ndonjë skenar dhe për targetimin e inflacionit, si mundet të ndryshojë tek pjesa e rritjes apo uljes së konsumit? Si ndikon në të ardhura dhe në rritje ekonomike?

Guvernatori Sejko: Rritja e interesit shihet si një instrument kryesor për të dhënë goditje dhe për ta frenuar, por që nuk shmanget dot ndikimi në rritjen ekonomike. Nuk kemi asnjë instrument që do të ndikonte në të gjithë kahet. Tani ekonomia ka hyrë në një cikël tjetër. Ekonomitë kanë qenë në cikle të mëparëshme. Nëse duhet t'i referohemi periudhave të vështirë. Unë e kam deklaruar se pritet që të rritet inflacioni. Duket si e pabesueshme sepse dhe objektivi po shtyhej në kohë. Erdhi si pasojë e një kërkese. Ne nuk parashikojmë recesion. Fatmirësisht ekonomia shqiptare ka rezistuar, përtej parashikimeve tona. Kjo është për meritë të agjentëve ekonomikë. Mendojmë që ekonomia shqiptare do të reagojë sërish dhe presim rritje ekonomike 3.5%, ndërsa vitin tjetër 2.4%. Nuk do të jemi në territor pozitiv, ky vlerësohet si tregues pozitiv i ekonomisë shqiptar. Eurozona është në ethet e recesionit. Kemi një qëndrueshmëri në kursin e këmmbimit. Nëse do të kishim zhvlerësim problematika do ishte më e madhe. Mua më pyesin shpesh, e u them kur i keni të ardhurat në euro, edhe kredinë merreni në euro. Nëse e keni në lekë, kredinë merreni në lekë. Kemi përqindje të konsiderueshme të portofolit që është e pambuluar nga kursi i këmbimit. Këto janë disa rreziqe që i kemi adresuar, por kursi i këmbimit ka qenë i adresueshëm. Remitancat janë rritur dhe kanë qenë në nivele të larta. Këto kanale kanë pasur presion mbi euron. Parashikohet që të kemi një kurs të qëndrueshëm këmbimi. Kërkesa për kredi për banesa, në gjykimin tonë është një pyetje strategjike, duhet që të në radhë të parë, duhet vlerësuar dhe gjykuar se është përtej kuadrit tonë ligjor. I pamarrë si i mirëqënë. Duke qenë se kërkesa më e madhe lidhet me ato faktorë pozitivë që është turizmi dhe elementë të tjerë. Janë elementë jo rastësisht që diskutohen por sepse ka kërkesë për to. Edhe industritë e tjera kanë pasur interes. Për kreditë e shtëpive ka kërkesë, ka interes, ka edhe evicencë. 

I pyetur lidhur me programet e Partneritetit Publik-Privat, Sejko tha se kompanitë dhe programet mbartin rreziqe potenciale për financat publike, duke inkurajuar fuqizimin e rolit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në shqyrtimin paraprak të këtyre projekteve dhe monitorimin e vazhdueshëm të tyre. Ndërsa lidhur me pensionet, kërkoi një rishikim të skemës. Por nuk përjashtoi as rishikimin e skemën se sigurimeve shëndetësore dhe të sigurime sociale. 

“Në linjë dhe me qëndrimet tona të mëparshme, Banka e Shqipërisë sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike; integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet afatgjata të zhvillimit të vendit; përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon detyrimeve ligjore dhe financiare që ato i ngarkojnë Buxhetit,”-shtoi Sejko.

Disa javë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua projektbuxheti për vitin 2023, në të cilin parashikohet që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 2.6%. Po ashtu, në projekt-buxhet parashikohet që të ngadalësohet inflacioni duke arritur në një nivel mestar prej 3.6%. Të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2023 parashikohen 631.7 miliardë lekë, ose 7.7% më shumë se në vitin 2022. Shpenzimet 687, 2 miliardë, 8.8% më shumë se viti aktual. Tani projektbuxheti po kalon në çdo komision për t'u rishqyrtuar.

gent sejko projektbuxheti 2023 komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë