LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndonëse po ikin, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022.

26 Maj 2023, 07:27 Nga I.A
Ndonëse po ikin, papunësia tek të rinjtë shqiptarë
Foto Ilustruese

TIRANË- Ndonëse bizneset po ankohen si asnjëherë tjetër për mungesën e fuqisë punëtore dhe tregu po e vuan ikjen e brezit të ri, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë, sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa shumë prej tyre po preferojnë të largohen, ose “refuzojnë” të punojnë në punë që paguhen pak.

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022. Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% (të raportuar nga Eurostat), shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tre herë më e lartë.

Edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit, treguesi është shumë më negativ. Sipas Eurostat, në Serbi, papunësia tek grupmosha 15-29 vjeç ishte 8.6% në 2022. Në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 14% në 2020 dhe Mal të ZI 13.8% në vitin 2020 (e dhëna e fundit e disponueshme për të dy shtetet).

I gjithë rajoni ka arritur ta ulë papunësinë tek të rinjtë vitet e fundit (Maqedonia e Veriut e kishte treguesin mbi 20% deri në vitin 2015), ndërsa në Shqipëri në vitin 2022 papunësia tek të rinjtë shënoi një rritje të lehtë. Shqipëria është e vetmja në Europë që e ka ende shkallën e papunësisë tek të rinjtë mbi 20% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan në vend të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sipas nivelit arsimor, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç, është më e lartë për ata me arsim të mesëm (25.3) dhe më pak për arsimin 8/9 vjeçar (18.9%) dhe atë të lartë (18.7%). Sipas gjinisë, papunësia është më e lartë tek të rinjtë (22.4), ndërsa të rejat e kanë këtë tregues 20.5%.

Në Europë, përqindja e të rinjve të papunë ulet në 6.3% në 2022

Sipas Eurostat, në vitin 2022, 4.48 milionë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin të papunë në Bashkimin Europian, duke përfaqësuar 6.3% të popullsisë totale të së njëjtës moshë. Duke parë tendencën afatgjatë, kjo përqindje në vitin 2022 shënon një nivel të ulët historik, që nga fillimi i matjes së serive kohore në 2009 (9.0%).

Situata midis vendeve të BE-së është shumë e ndryshme. Përqindja e të rinjve të papunë mbi popullsinë totale, ishte nën 4% në Çeki (2,0%), Gjermani dhe Bullgari (3,3% secila), si dhe në Hungari dhe Poloni (3,5% secila). Nga ana tjetër, përqindja ishte mbi 8% në Spanjë (11.2%), Greqi (10.6%), Suedi (10.3%) dhe Qipro (8.8%).

Krahasuar me vitin 2021, pjesa e të rinjve të papunë mbi totalin e popullsisë, është ulur në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bëjnë Qiproja, Letonia (+0,1 pikë përqindje secila), Rumania (+0,3 pikë përqindje) dhe Estonia (+0,4 pikë përqindje), ku kjo përqindje u rrit lehtë.

Marrë nga Monitor.al

instat eurostat papunesia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë