LIVE UPDATES
Ekonomi

Organizohet Shkolla Rinore për Edukimin Financiar, marrin pjesë rreth 60 gjimnazistë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani

Programi edukues synoi t’i ndihmojë të rinjtë të përvetësojnë aftësi të qëndrueshme financiare. Bazuar në impaktin dhe suksesin e tij, ky program pilot i edukimit financiar për të rinjtë, në të ardhmen, mund të shtrihet në shkallë kombëtare dhe të përfshihet në kurrikulat e shkollave parauniversitare.

9 Tetor 2024, 16:54 Nga M.B
Organizohet Shkolla Rinore për Edukimin Financiar, marrin pjesë rreth
Foto nga takimi

TIRANA- Në datat 5-6 tetor 2024, u organizua "Shkolla Rinore për Edukimin Financiar", në ambientet e selisë nr. 2 të Bankës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e rreth 60 të rinjve gjimnazistë nga qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Aktiviteti dyditor u organizua në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e edukimit financiar në arsimin parauniversitar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bankën e Shqipërisë dhe aktorë të tjerë. Programi edukues synoi t’i ndihmojë të rinjtë të përvetësojnë aftësi të qëndrueshme financiare. Bazuar në impaktin dhe suksesin e tij, ky program pilot i edukimit financiar për të rinjtë, në të ardhmen, mund të shtrihet në shkallë kombëtare dhe të përfshihet në kurrikulat e shkollave parauniversitare.

Edukimi financiar është thelbësor për t'i ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me financat që në moshë të hershme. Duke mësuar për kursimet, menaxhimin e parasë dhe shpenzimet, ata bëhen më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për vendimet financiare që ndikojnë të ardhmen e tyre. Kjo i ndihmon të shmangin vështirësitë ekonomike dhe të zhvillojnë strategji të qëndrueshme financiare.

Të pranishmit u përshëndetën nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori u shpreh se angazhimi i Bankës së Shqipërisë në fushën e edukimit financiar ka nisur herët dhe ka pasur një rritje konstante, me një gamë të gjerë produktesh e programesh edukative dedikuar grup-moshave të ndryshme, e kryesisht brezit të ri. Ai veçoi modulin me zgjedhje të lirë "Financat personale në duart tuaja", i cili është pjesë e kurrikulës mësimore që në vitin 2011 dhe mund të zgjidhet nga gjimnazistët në çdonjërin prej 3 viteve të shkollës së mesme, ku deri më sot, janë shpërndarë rreth 100 000 kopje të këtij teksti shkollor tërësisht falas, në të gjithë vendin.

Ai theksoi se për bankën qendrore, edukimi financiar i të rinjve luan një rol vendimtar në rritjen e mbrojtjes financiare të tyre si konsumatorë të ardhshëm, dhe investimi i koordinuar i institucioneve tona në këtë fushë jo vetëm sjell benefite për individët, por edhe promovon një ekosistem financiar më të shëndetshëm. Një i ri i pajisur me kulturë financiare ka njohuritë e nevojshme për të marrë vendime të shëndosha financiare dhe kjo çon në një qëndrueshmëri më të lartë karshi ngjarjeve të paparashikueshme të jetës.

Më tej, ai shtoi se edukimi financiar luan një rol të rëndësishëm në jetën e një të riu, duke i ofruar atij njohuri dhe aftësi të rëndësishme, që i vijnë në ndihmë për menaxhimin efektiv të parave të tij si dhe i zhvillojnë një ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje sa i përket financave. Sejko theksoi se kultura financiare u siguron të rinjve themelin për të ndërtuar një të ardhme të sigurt financiare.

Muzhaqi theksoi se” Edukimi financiar për fëmijët dhe të rinjtë është shumë më tepër se thjesht njohuri mbi buxhetin dhe kursimin, ai përfaqëson një themel të rëndësishëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre në një botë gjithnjë e më digjitale”.

"Në një Shqipëri që po ecën me hapa të shpejtë drejt digjitalizimit të shërbimeve publike, vijoi Muzhaqi, është thelbësore që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë të përdorin sisteme të reja financiare, të cilat do të reduktojnë përdorimin e parasë cash dhe do të inkurajojnë përdorimin e aplikacioneve për transaksione. Me mbikëqyrjen e prindërve dhe mbështetjen e institucioneve financiare, ne po ndërtojmë një brez të ri të përgatitur për një treg gjithnjë e më të digjitalizuar”.

Sipas Ministres Muzhaqi, "Shkolla Rinore për Edukimin Financiar," si pjesë e një nisme më të madhe për një program gjithpërfshirës për edukimin financiar në arsimin parauniversitar na jep mundësinë të cojmë përpara edukimin financiar për të rinjtë duke filluar nga menaxhimi i kursimeve dhe shpenzimeve deri te përdorimi i platformave digjitale për financat personale. Aktiviteti vijoi me diskutimin e temave kryesore si: roli i Bankës së Shqipërisë dhe edukimi financiar, menaxhimi i kursimeve dhe shpenzimeve, ndërtimi i një marrëdhënie pozitive me paratë, karriera në fushën e financave, etj.

gent sejko

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë