Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë në programim dhe mos-ndarje të drejtë të buxhetit sipas nevojave.
Pas pandemisë “Covid-19”, nevojat për financimin e shërbimeve publike të shëndetësisë janë rritur më shumë sesa ndan buxheti i shtetit për këtë sektor, ndryshe nga fushat e tjera të shërbimeve publike.
Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë në programim dhe mos-ndarje të drejtë të buxhetit sipas nevojave.
Në vitin 2021 shpenzimet faktike për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 78,361 milionë lekë, ndërsa parashikimet ishin 70,998 milionë lekë, 7,363 milionë lekë ose 110.37% më shumë se plani.
Në vitin 2022 shpenzimet faktike ishin 77,225 milionë lekë, ndërsa ato të parashikuara ishin 74,572 milionë lekë, ose 103.56%. Në 2023 shpenzimet ishin të njëjta me programin, por në 2024 shpenzimet faktike ishin 78,795 milionë lekë ose 4.24% më shumë se buxheti në dispozicion.
Në vitin 2021 dhe 2022, pandemia e COVID-19 mund të ketë shkaktuar nevojën për më shumë shpenzime në sektorin e shëndetësisë, siç janë blerjet e pajisjeve, ilaçeve dhe kostot për kujdesin e pacientëve, duke çuar në një tejkalim të parashikimeve. Ky mund të ketë kontribuar në realizimin e shpenzimeve që janë më të larta sesa ishin parashikuar.
Viti 2025 ende nuk është mbyllur, por kërkesat e spitaleve dhe sektorit shëndetësor publik po vijnë në rritje nga plakja e popullsisë dhe barra më e madhe e sëmundjeve.
Në shërbimin spitalor parashikimet për fondet i bëjnë shefat e pavioneve. Por shpesh disa shërbime përballen me flukse më të larta se të dhënat historike. Duke qenë se shefat e shërbimeve janë mjekë dhe nuk e kanë parësore planifikim-menaxhimin, ndoshta profesionistët e ekonomisë mund të bënin parashikime më të sakta.
Rritja e kërkesës për shërbime shëndetësore në vendin tonë po rritet me shpejtësi dhe flukset janë shumë me të mëdha në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Megjithë nevojat e larta për financime, buxheti për shëndetësinë ka pësuar ulje si në raport me PBB-në ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.
Nga viti 2021 në 2026, pjesa e buxhetit të shtetit e dedikuar për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale ka rënë nga 11.3% në 9.3%, një ulje prej rreth 2 pikë përqindje në pesë vjet. Ka një rritje nominale të buxhetit të shëndetësisë (si vlerë absolute), por ka një ulje të rëndësisë relative të këtij sektori në buxhetin e përgjithshëm të shtetit.
Gjithashtu, nga 2021 në 2026, shpenzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si pjesë e PBB-së kanë rënë nga 4.22% në 2.97%, nivele shumë më të ulëta se vendet e rajonit dhe të BE-së që financojnë 4–9% të PBB-së për nevojat shëndetësore./ Monitor
Foto ilustruese Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organik të buxhetit dhe një seri vendimesh dhe udhëzimesh bizneset...
Foto ilustruese Shlyerja e Eurobondit në muajin tetor ka sjellë uljen më të ndjehsme të rezervës valutore për kët&e...
Foto ilustruese Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoq&e...
Foto ilustruese Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit t&...
Foto ilustruse Gjykata Europiane e Audituesve thotë se industria e brishtë e riciklimit, menaxhimi i dobët i financimeve dhe fondet e pamjaf...
Foto ilustruse Banka Botërore e konsideroi anomali kushtin 15 vite pune me sigurime për të përfituar pension minimal, teksa rekomandoi ...
Foto ilustruse Viti 2025 ka rezultuar një vit aspak i favorshëm nga ana hidrike. Prodhimi në total i energjisë në vend ka shë...
Foto ilustruse Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, ko...
Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi a...
Foto ilustruese Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave të mëdha...