LIVE UPDATES
Ekonomi

Përllogaritja e kësteve sipas fitimit të vetëdeklaruar nga Tatimpaguesi gjatë vitit 2023, detyrim ligjor!

Deklarata të caktuara publike, që ngrenë pretendime se Administrata Tatimore njofton këstet për tatimin e tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë në kundërshtim me ankimimin e ligjit, janë të pabazuara në ligj, madje mosveprimi Administratës Tatimore në këtë rast do të ishte në kundërshtim të plotë me ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

16 Prill 2024, 16:32 Nga N.F
Përllogaritja e kësteve sipas fitimit të vetëdeklaruar nga
Foto ilustruese

TIRANË- Duke marrë shkas nga lajmet dezinformuese, që qarkullojnë në disa media, Administrata Tatimore ka dalë më një njoftim ku sqaron tatimpaguesit dhe publikun e gjerë se përllogaritja e kësteve të Tatim Fitimit është detyrim ligjor, dhe si i tillë duhet zbatuar.

Deklarata të caktuara publike, që ngrenë pretendime se Administrata Tatimore njofton këstet për tatimin e tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë në kundërshtim me ankimimin e ligjit, janë të pabazuara në ligj, madje mosveprimi Administratës Tatimore në këtë rast do të ishte në kundërshtim të plotë me ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

Sa më lart përmendur, Administrata Tatimore, në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”, njofton se të gjithë tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale, sipas VKM Nr. 753, datë 20.12.2023, duhet ta parapaguajnë tatimin për vitin 2024 në përputhje me fitimin e vetëdeklaruar në deklaratën vjetore të vitit 2023.

Sa i përket tatimpaguesve të regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2024, këstet e parapagimeve bazohen mbi të dhënat e regjistrimit të deklaruara për fitimin e parashikuar për periudhën e mbetur, nga data e regjistrimit deri në muajin e fundit të periudhës vjetore, pavarësisht regjistrimit të tyre për përgjegjësitë tatimore: Tatim mbi Fitimin apo Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin.

Sipas përcaktimeve të Ligjit nr 29/2023, për efekt të periudhës tatimore 2024 do të vijohet me formularët dhe përgjegjësitë tatimore Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin dhe Tatim mbi Fitimin. Administrata Tatimore, referuar dispozitës ligjore si më lart dhe udhëzimit Nr. 26 datë 08.09.2023, sqaron tatimpaguesit se:

- Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore 23-A, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.
- Për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë.
- Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.
- Për tatimpaguesit, që gjatë vitit 2023 kanë qenë të regjistruar pjesërisht si me Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin, ashtu edhe me Tatimin mbi Fitimin, përllogaritja do të kryhet mbi totalin e fitimit të vetëdeklaruar në 2 deklaratat respektive dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre në e-Filing, në lidhje me këstet paraprake.

Këstet mund të paguhen edhe në bazë mujore, por afati i tyre është 3-mujor. Konkretisht sipas datave si më poshtë:

- Brenda datës 30 qershor, për muajt prill, maj, qershor
- Brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht, shtator
- Brenda datës 31 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhjetor.

Administrata Tatimore udhëzon tatimpaguesit që për çdo paqartësi apo në rast se vërejnë përllogaritje jo të saktë të kësteve ti drejtohen Drejtorive Rajonale përkatëse për të kërkuar rishikim të kësteve, me qëllim trajtimin e kërkesave të tyre me prioritet për tatim të drejtë, sipas ligjit.

tatimpagues keste detyrim ligjor

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!