Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nëse dikur zyra ishte një shkallë ngjitjeje ku durimi, orët e gjata dhe bindja ndaj hierarkisë shiheshin si virtyte, sot ajo po kthehet gjithnjë e më shumë në një terren negocimi mes brezave që flasin gjuhë të ndryshme për të njëjtën gjë: punën.

TIRANË- Përplasja mes brezave në tregun e punës në Shqipëri po kthehet në një faktor ekonomik me ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitet, qarkullimin e stafit dhe koston e rekrutimit. Modelet tradicionale të menaxhimit, të mbështetura te prania fizike dhe kontrolli, po bien ndesh me pritshmëritë e brezave të rinj për fleksibilitet, autonomi dhe matje të performancës mbi bazë rezultati. Kjo po krijon humbje të padukshme për bizneset, duke ngadalësuar inovacionin dhe duke dobësuar aftësinë konkurruese të kompanive në një treg pune gjithnjë e më të kufizuar.
Nëse dikur zyra ishte një shkallë ngjitjeje ku durimi, orët e gjata dhe bindja ndaj hierarkisë shiheshin si virtyte, sot ajo po kthehet gjithnjë e më shumë në një terren negocimi mes brezave që flasin gjuhë të ndryshme për të njëjtën gjë: punën.
Brezat e rinj nuk kërkojnë domosdoshmërisht më shumë para apo tituj më të mëdhenj. Ata kërkojnë diçka më delikate dhe më e vështirë për t’u matur: kohë, fleksibilitet dhe kuptim.
Përballë tyre qëndron një brez që e ka ndërtuar identitetin profesional mbi sakrificën, praninë fizike dhe bindjen ndaj rregullit. Rezultati është një tension i heshtur që po riformëson kulturën e punës më shumë se çdo risi teknologjike apo politikë motivuese.
Një drejtuese e burimeve njerëzore në një kompani të madhe shërbimesh në Tiranë e përshkruan situatën pa romantizëm: punonjësit e rinj nuk largohen sepse paga është e ulët, por sepse ndihen të kontrolluar dhe të pakuptuar.
Ata pyesin pse duhet të qëndrojnë deri vonë kur puna mbaron më herët, pse prania vlen më shumë se rezultati dhe pse fleksibiliteti perceptohet si luks dhe jo si parakusht për produktivitet.
Ndërkohë menaxherët e rritur me idenë se puna provohet me orë dhe sakrificë, e lexojnë këtë qasje si mungesë përkushtimi. Keqkuptimi nuk është personal. Është kulturor, i mbështetur mbi dekada zakonesh, pritshmërish të pathëna dhe kodet e padukshme të respektit profesional.
Shembujt nuk mungojnë. Në një hulumtim të bërë në terren, vihet re se, në sektorin e teknologjisë, kompanitë që ofrojnë orare fleksibël dhe mundësinë e punës hibride raportojnë ulje të qarkullimit të stafit dhe rritje të produktivitetit, ndërsa të tjerat, që ngulin këmbë në modele të vjetra, përballen me largime të shpeshta dhe kosto të larta rekrutimi.
Në banka dhe institucione financiare, ku hierarkia mbetet e fortë dhe zinxhirët e komandës janë të patundur, brezat e rinj pranojnë disiplinën, por nuk tolerojnë mungesën e dialogut; ata kërkojnë feedback të shpeshtë dhe rrugë të qarta zhvillimi, jo premtime të lëna pezull në letra.
Problemi nuk qëndron te kush ka të drejtë dhe kush është gabim. Brezat e vjetër kanë ndërtuar organizata funksionale në kushte të vështira, ku sakrifica dhe pranimi i rregullave ishin çelësi i stabilitetit.
Brezat e rinj po reagojnë ndaj një bote më të pasigurt, ku djegia profesionale shihet si dështim sistemik dhe jo si dobësi personale. Kur këto dy vizione përplasen, produktiviteti bie, bashkëpunimi vuan dhe inovacioni ngadalësohet.
Menaxhimi i konflikteve mes brezave bëhet një kosto e padukshme sipas ekspertëve të fushës së HR, por e qëndrueshme, një varg i gjatë i takimeve, i procedurave dhe i diskutimeve që konsumojnë energji dhe kohë.
Sociologu Gëzim Tushi e sheh këtë përplasje si pasojë e një tranzicioni social të papërfunduar, ku modelet e vjetra të autoritetit vazhdojnë të bashkëjetojnë me pritshmëri të reja individuale.
“Ne kemi ende struktura pune që funksionojnë me logjikën e bindjes dhe durimit, ndërkohë që brezat e rinj janë formuar në një realitet ekonomik më të pasigurt dhe më konkurrues, ku koha dhe autonomia kanë vlerë reale”, shprehet ai.
Sipas z. Tushi, brezat e rinj nuk po refuzojnë punën apo disiplinën, por po vënë në dyshim format tradicionale të kontrollit që nuk prodhojnë më as motivim dhe as eficiencë ekonomike. “Kur puna matet me orë dhe jo me rezultat, humbet jo vetëm angazhimi, por edhe produktiviteti”, – thekson sociologu.
Nëse ky hendek nuk menaxhohet përmes dialogut dhe një rishikimi të kulturës organizative, ai paralajmëron se tensioni mes brezave do të thellohet dhe do të shndërrohet në një krizë besimi në tregun e punës, me kosto të drejtpërdrejta për biznesin dhe zhvillimin ekonomik.
Trajnimet për menaxherët mbi udhëheqjen fleksibël, objektiva të matshëm që zëvendësojnë kontrollin e orëve, politika që respektojnë jetën personale dhe mundësia për dialog të hapur po rezultojnë më efektive se çdo fjalim motivues apo shmangie e konfliktit./Monitor.al
Foto ilustruse Turizmi global, megjithëse një nga sektorët më të mëdhenj të ekonomisë botërore, mbetet shum&eu...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rënie të mëtejshme, duke thyer për herë...
Foto ilustruse Çmimet rriten pothuajse 20-fish brenda pak orësh, ndërsa energjia diellore zëvendësohet nga gazi natyror, i cili ...
Foto ilustruse Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi u rrit për të pestin vit radhazi dhe arriti një rekord të ri ...
Foto ilustruese Ministria e Financave nëpërmjet buxhetit të vitit 2026 do të injektojë 1 miliard lekë ose rreth 10 milion&eum...
Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme. Të dhënat zyrtare nga Min...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po vazhdon rënien edhe gjatë kësaj jave, duke arritur rekorde të reja histo...
Foto ilustruese Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave dhe iu afruan niveli...
Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësi...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur edhe muajin mars në rënie dhe ka prekur një nivel të ri minimal historik. Sipa...