Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Plani vjetor u rishikua ne mes te vitit 2022 me rritje 20% nga plani fillestar, por në tre vitet e ardhshme financimet do të rriten me tej.

Në vitin e tretë të zbatimit kontrata koncesionare (PPP) e shërbimeve laboratorike po rezultuan e paparashikueshme në aspektin e financimit buxhetor.
Plani vjetor u rishikua ne mes te vitit 2022 me rritje 20% nga plani fillestar, por në tre vitet e ardhshme financimet do të rriten me tej.
Sipas projektbuxhetit afatmesëm 2023-2025 që Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, parashikon që financimi i koncesionit të laboratorit të arrijë në 1,75 miliardë lekë në vitin 2024 nga rreth 1,7 miliardë lekë që është aktualisht, ndërsa në vitin 2025 financimi pritet të arrijë në një vlerë 1,85 miliardë lekë, ose rreth 10 për qind më shumë se financimi i pritshëm i këtij viti.
Ministria e Shëndetësisë argumenton rritjen e financimeve për koncesionarin me rritjen e numrit të analizave dhe rritjes së kostos për njësi të tyre.
Në vitin 2024 pritet që koncesioni i laboratorit të kryejë rreth 4,7 milionë analizat, nga 4.65 milionë analiza që priten të kryhen këtë vit. Numri i ekzaminimeve laboratorikë pritet të jetë në tendencë rritëse edhe për vitin 2025 me 4.75 milionë njësi. Kosto mesatare për një ekzaminim pritet të arrijë 389 lekë në vitin 2025, nga 365 lekë aktualisht, me një rritje 6%.
Parashikimet me rritje ekzaminimeve nga Ministria e Shëndetësisë po vjen në një kohë që numri i faktik i tyre ka qenë më rënie vitet e fundit sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm.
Për vitin 2022 në spitalet universitare në të cilat është i përqendruar shërbimi i koncesionarit numri i ekzaminimeve laboratorike ishte 2,5 milionë, nga 2,3 milionë që ishin në vitin 2021 me një rënie 5%. Rënia ishte edhe më fortë në spitalet rajonale.
Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos me 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.
Për periudhën 2020-2022 kompania ka marrë gjithsej pagesa nga buxheti i shtetit prej 2.74 miliardë lekë, nga të cilat 1.1 miliardë lekë në 2021 dhe 1.6 miliardë lekë në 2022, ndërsa këtë vit financimet pritet të arrijnë në 1,7 miliardë lekë dhe me 2025 ne 1.85 miliardë lekë./MONITOR
Foto Ilustruese TIRANË- Në Shqipëri në pesë vitet e fundit është aplikuar në 85 raste për mbrojtje të nj&...
Mundësitë më të mira për punësim janë fusha ku duhet të përqendrohet më së shumti qeveria shqiptare sip...
Foto ilustruese Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burimet e importit të vendit dy vitet e fundit. Të...
Punësimi në sektorin bankar shqiptar po rritet dhe ka arritur nivelin më të lartë në gjashtë vitet e fundit. Sipas të...
foto ilustruese Kreditimi i ekonomisë pësoi frenim në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për k...
rritet nafta Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me ...
foto ilustruese Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka shënuar sërish rritje të ndjeshme në...
Yield-et e bonove 12-mujore ishin të qëndrueshme edhe në ankandin e fundit të muajit gusht, ndërsa ndodhen tashmë në nivele n...
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld euro) në infrastrukturën rrugore nga viti 2014 në vitin 2022 rapo...
Gjashtë bashki në vend do të jenë pjesë e një projekti që do të ketë në thelb ekonominë qarkulluese. N...