Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Guvernatori shtoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime.
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me ekipin e Bloomberg News, të kryesuar nga shefi i zyrës në Varshavë, njëkohësisht dhe Team Leader-i për Europën Lindore, Piotr Skolimowski, dhe Gresa Kraja, reportere pranë Bloomberg.
Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bloomberg me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se veprimtaria e sektorit financiar është rritur në mënyrë të qëndrueshme; zhvillimet ekonomike kanë qenë pozitive, të ndikuara nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si dhe performanca e fortë e sektorit të turizmit.
Guvernatori shtoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime. Ajo ka mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe stabilitetin financiar, si dhe ka gjeneruar një ambient financiar të qetë, me kushte të favorshme financiare dhe kreditim në rritje.
Presionet inflacioniste kanë ardhur në rënie, ndaj Banka e Shqipërisë ka lehtësuar politikën e saj monetare. Lidhur me perspektivën ekonomike, Guvernatori theksoi se ajo mbetet pozitive, rritja e ekonomisë pritet të mbetet e qëndrueshme dhe inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025.
Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit.
Megjithatë, vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të kenë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti.
Guvernatori i vlerësoi përfaqësuesit e Bloomberg për punën e tyre në përcjelljen e kujdesshme dhe të përgjegjshme të lajmeve që lidhen me ekonominë dhe sistemin financiar. Ai vuri në dukje se falë profesionalizmit të gazetarëve është rritur ndjeshëm cilësia dhe analiza e lajmit ekonomik.
Mediat kanë përcjellë me transparencë dhe vërtetësi vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë në fushën e politikës monetare dhe në atë të stabilitetit financiar, duke ndihmuar kështu në përmbushjen e objektivave të saj.
Përfaqësuesit e Bloomberg u shprehën se ata i kushtojnë një rëndësi të veçantë të dhënave ekonomike dhe nënvizuan se bankat qendrore janë kontribuuese të pazëvendësueshme për funksionimin e ekonomive moderne.
Institucionet financiare ofrojnë shërbime thelbësore për administrimin e kursimeve dhe kreditimin e individëve e të bizneseve, si dhe u ofrojnë atyre produkte investimi që i ndihmojnë të planifikojnë dhe ndërtojnë një të ardhme më të mirë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Të gjithë strukturat akomoduese në vend do të duhet të plotësojnë formularin ku deklarojn&e...
foto ilustruese TIRANË- Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në tregun e instrum...
Foto nga takimi TIRANA- Guvernatori Gent Sejko zhvilloi sot një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me nj&...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgji...
foto ilustruese TIRANË- Institucionet shtetërore shpallën fitues dhe lidhën 4863 kontrata me operatorë ekonomikë që mor&...
Foto ilustruese TIRANA- Viti 2025 ka nisur me një rënie të mëtejshme të normave të interesit në tregun financiar. N...
Foto ilustruese TIRANA- Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3...
Foto ilustruese TIRANA- Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hynë në fuqi një ditë më p...
Foto ilustruese TIRANA- Vala e ndërtimeve vitet e fundit ka nxitur së tepërmi rritjen e importeve të materialeve të ndërtimit...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se edhe për vitin e kaluar forcimi i Lekut në kursin e k&eum...