Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Raporti i fundit i Bankës Botërore sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.
TIRANË- Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë. Raporti i fundit i Bankës Botërore sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.
“Kërkesa për shërbime të kujdesit afatgjatë (LTC) është tashmë e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa popullsia vazhdon të plaket,” thuhet në raport.
Kujdesi afatgjatë përfshin “shërbime dhe përfitime për personat që, për shkak të kufizimeve fizike ose mendore për një periudhë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e përditshme ose për kujdes të vazhdueshëm,” ndërsa përkufizimet ndryshojnë sipas vendeve dhe institucioneve.
Të dhënat tregojnë një realitet në përkeqësim: “rreth 16 për qind e personave mbi 65 vjeç raportojnë vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve bazë të përditshme, ndërsa 32 për qind të tjerë raportojnë disa vështirësi.”
Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit.
Presioni pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadën e ardhshme. Sipas Bankës Botërore, “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të klasifikohen si vende ‘super të plakura’ (me të paktën 20 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç), ndërsa deri në vitin 2050 edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të ndjekin të njëjtin trend.”
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbulimi i shërbimeve dhe përfitimeve formale të kujdesit afatgjatë mbetet shumë i kufizuar në të gjithë rajonin, duke sjellë një varësi të fortë nga kujdesi informal familjar.
Sipas të dhënave të disponueshme të nënvizuara në raport vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve përfitojnë shërbime në natyrë të financuara publikisht dukshëm nën nivelet e BE-së.
Sipas Bankës Botërore mbështetja publike priret të fokusohet në kujdesin rezidencial dhe në pagesa cash për kujdestarët informalë, ndërsa shërbimet në shtëpi dhe ato me bazë komunitare mbeten të pazhvilluara dhe shpesh financohen nga donatorë ose OJF, pa u integruar në sisteme publike të qëndrueshme./Monitor.al
TIRANË- Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe...
Foto Ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar, bankat shqiptare filluan operacionet në sistemet e SEPA, çka solli ulje të ndjeshme të ...
TIRANË- Në Shqipëri, 44.5% e familjeve me fëmijë dhe 37% e familjeve që nuk kanë fëmijë, konsiderohen në rre...
Foto Ilustruese TIRANË- Pranë zonave arkeologjike do të vijojë të lejohet ushtrimi i aktivitetit tregtar, përshirë ...
Harta TIRANË- Sot është 1 Maji, dita që shënon në mbarë botën Ditën Ndërkombëtare të Punët...
Petrit Malaj Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një konference për mediat ka prezantuar performancën e treguesve ekonomikë ...
Foto ilustruese Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah se teksa disa vende po kon...
Foto ilustruse Raporti më i fundit i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor jep një alarm të qartë për Kosov...
Foto ilustruse Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me...
KOSOVË- Në muajt e parë të vitit, në Kosovë janë importuar mbi 200 milionë litra karburant, me vlerë 133 milion&eum...