LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

Me të ardhurat nga turizmi, që sjellin gati 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria renditet në vendin e 16 në botë.

2 Mars 2026, 14:05 Nga E.d
Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të
Foto ilustruse

Shqipëria renditet një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë, sipas një grafiku të publikuar nga Visual Capitalist, i cili i referohet të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit për të ardhurat nga turizmi dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto nga FMN.

Me të ardhurat nga turizmi, që sjellin gati 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria renditet në vendin e 16 në botë. Në Europë, ajo renditet e dyta, pas Maltës (26.4% e PBB-së), duke ia kaluar madje dhe Malit të Zi (19.8%).

Vitet e fundit, vendi ka shënuar një bum turistik, me hyrjet e të huajve që i kaluan 12 milionë në vitin 2025, sipas të dhënave të tjera të INSTAT. Ardhja e turistëve ka nxitur investime në hoteleri, ka krijuar mundësi për individët që të japin shtëpitë me qira ditore, më të ardhurat që arritën mbi 130 milionë euro vitin e kaluar, sipas të dhënave nga AirDNA. Turizmi ka nxitur dhe një sërë aktivitetesh zinxhir, nga tregtia, te shërbimet, baret e restorantet.

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Megjithatë, varësia e lartë nga turizmi e lë vendin zbuluar ndaj goditjeve të paparashikuara, si psh konfliktet globale, që ulin lëvizshmërinë e turistëve, siç po ndodh tani, apo nga bllokime të tilla si pandemia, që goditi rëndë turizmin kudo në botë.

Sipas  artikullit të Visual Capitalits, turizmi është një industri globale madhore dhe pritet të kontribuojë me rreth 11.7 trilionë dollarë në PBB-në botërore në vitin 2025, ose afro 10% të prodhimit ekonomik global. Megjithatë, rëndësia e tij ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Për disa shtete turizmi është një burim shtesë të ardhurash, ndërsa për të tjerët është shtylla kryesore e ekonomisë.

Në krye të listës renditet Makao, ku shpenzimet e vizitorëve arritën në 32.4 miliardë dollarë, ekuivalente me 70.8% të ekonomisë së vendit. Pas tij vjen Aruba me 69.7%, ndërsa Maldivet (68.1%) dhe Andorra (66.5%) gjenerojnë rreth dy të tretat e prodhimit ekonomik nga turizmi. Shën Luçia renditet e pesta, me turizmin që përbën 53.8% të PBB-së.

Modeli është i qartë: vendet e vogla ishullore dhe ekonomitë e orientuara drejt resorteve dominojnë renditjen. Tregjet e vogla të brendshme dhe mungesa e industrive të mëdha bëjnë që vizitorët ndërkombëtarë të jenë burim kryesor i valutës dhe punësimit.

Në anën tjetër të listës, SHBA renditet në vendin e 151-të, ku turizmi ndërkombëtar përbën vetëm 0.86% të PBB-së, megjithëse të ardhurat absolute arrijnë në 251.6 miliardë dollarë.

Vendi më pak i varur nga turizmi është Papua Guinea e Re, ku turizmi përbën vetëm 0.01% të ekonomisë. Pas saj renditen Guinea dhe Angola, me rreth 0.02% të PBB-së. Në total, 47 vende gjenerojnë më pak se 1% të PBB-së nga turizmi. Zona me varësi më të lartë përfshijnë edhe Amerikën Qendrore, Europën Lindore dhe Azinë Juglindore, që konsiderohen destinacione të përballueshme për udhëtarët.

Megjithëse përfitimet ekonomike janë të dukshme, ekonomitë e varura nga turizmi janë shumë të ndjeshme ndaj goditjeve globale. Për shembull, PBB reale e Arubës ra me 24% në vitin 2020 kur pandemia ndaloi udhëtimet, duke goditur fort bizneset dhe qytetarët, megjithëse më pas u rikuperua. Nga ana tjetër, mbiturizmi mund të mbingarkojë komunitetet lokale dhe të krijojë tensione sociale./Monitor.al

europë shqipëria varësi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës