Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më bazë vjetore, rritja e depozitave të biznesit ka arritur 6.5%, rritje kjo më e ulët në raport me rritjen e depozitave të individëve.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë janarit vlera e depozitave të biznesit në banka (të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë) arriti në 311.4 miliardë lekë, në rritje me 7 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Më bazë vjetore, rritja e depozitave të biznesit ka arritur 6.5%, rritje kjo më e ulët në raport me rritjen e depozitave të individëve.
Rritja e depozitave të biznesit gjatë janarit është një zhvillim pjesërisht edhe me natyrë sezonale, i lidhur me grumbullimin e të ardhurave nga shitjet të realizuara gjatë muajit dhjetor, por edhe rritjen e fluksit të pagesave buxhetore në këtë periudhë.
Një hipotezë tjetër e lidhur me shtimin e depozitave të biznesit mund të jetë edhe procesi i ashtuquajtur i paqes fiskale të ofruar nga qeveria shqiptare. Ndikimi i kësaj mase është i vështirë për t’u vlerësuar, por sidoqoftë ecuria e depozitave të biznesit duket në linjë me sjelljen e tyre sezonale.
Depozitat e biznesit përbëjnë rreth 20.7% të totalit të depozitave bankare në Shqipëri. Pesha e tyre specifike ka rënë krahasuar me një vit më parë, kur ato përbënin rreth 20.9% të totalit.
Kjo tregon se depozitat në segmentet e tjerë të klientëve dhe kryesisht depozitat e individëve vazhdojnë të rriten me norma më të larta.
Në periudhën pas pandemisë, depozitat kanë ndjekur një tendencë rritje me ritme relativisht të larta, si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve.
Në veçanti, depozitat e bizneseve janë rritur me më shumë se 72% në pesë vitet e fundit.
Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e depozitave të bizneseve mund të shpjegohet me disa faktorë. Në përgjithësi, përmirësimi i likuiditetit dhe i gjendjes financiare të bizneseve mund të vlerësohet si përgjigje e përmirësimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik pas pandemisë. Një faktor tjetër mund të jetë menaxhimi më aktiv i likuiditetit nga ana e bizneseve për mbajtjen e kostove nën kontroll dhe vijimi i mbështetjes me kredi nga sektori bankar.
Në një këndvështrim afatgjatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e depozitave të bizneseve reflekton edhe formalizimin dhe dixhitalizimin e ekonomisë, si dhe rritjen e aksesit të biznesit pranë sektorit bankar. Gjithashtu, sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje është mbështetur edhe nga përmirësimet në infrastrukturën financiare si në drejtim të shtrirjes gjeografike, ashtu dhe shumëllojshmërisë së produkteve bankare.
Struktura e depozitave të bizneseve dominohet nga llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat, çka tregon preferencën e bizneseve për t’i mbajtur fondet në instrumente likuide pranë bankave. Më shumë se 90% e depozitave të bizneseve mbahen në llogari rrjedhëse apo depozita pa afat.
Ndërkohë, edhe struktura valutore e depozitave të bizneseve ka pasqyruar rritjen e shpejtë të depozitave në valutë gjatë viteve të fundit, të cilat janë ushqyer nga ecuria pozitive dhe në përmirësim e turizmit në vend.
Një faktor tjetër me peshë në dinamikën e depozitave të bizneseve është edhe realizimi i shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor të qeverisë gjatë vitit. Përqendrimi i shpenzimeve qeveritare veçanërisht në ditët e fundit të vitit mund të jetë një faktor që ndikon në rritjen e depozitave bankare të biznesit gjatë muajit janar./Monitor.al
Foto ilustruese Dy procedura prokurimi, njëra e nisur në prill 2025 dhe tjetra në gusht 2025, të lidhura me sistemin e fiskalizimit n&e...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind. Sipas një ...
Foto ilustruese Muaji janar ka parë një rritje rekord të kursimeve në monedhën vendase, të ndikuara nga bizneset private dhe ...
TIRANË- Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar k...
Foto ilustruese Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie vitin e kaluar, duke mbështetur ...
Individët që gjatë 2025 kanë pasur pagë mujore bruto 50 mijë lekë apo 600 mijë lekë të ardhura në vit, ...
Foto Ilustruese Tregu ajror po vijon rritjen, ndonëse me ritme më të ngadalta, i nxitur nga rikthimi i Shqipërisë si destinacion i...
Banka e shqiperise Shpenzimet e sektorit bankar për interesa u rritën për të tretin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënav...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Parlamenti votoi dje emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikë...
Foto ilustruse Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2025 dhe arriti nivelin më të ...