Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që është rritur me pesë herë e gjysmë krahasuar me vitin 2020.
Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Shqipëri shënuan rritje të mëtejshme vitin e kaluar.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, numri i transfertave nga jashtë në sektorin bankar shqiptar arriti në 8.85 milionë, në rritje me 9.7% krahasuar me vitin 2024.
Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që është rritur me pesë herë e gjysmë krahasuar me vitin 2020.
Megjithatë, ritmi i rritjes së transfertave hyrëse u ngadalësua ndjeshëm, krahasuar me rritjen prej gati 40% që ishte regjistruar në vitin 2024.
Rritja u ngadalësua, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.
Transfertat në llogaritë e bizneseve arritën në 8.27 milionë, me një rritje prej 9.4% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa transfertat në llogaritë e individëve arritën në 586 mijë, në rritje me 13.3% krahasuar me një vit më parë.
Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 932 miliardë lekëve, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e transfertave u ngadalësua, megjithatë, edhe në vlerë, po të kemi parasysh se për vitin 2024 rritja kishte qenë pothuajse në masën 43%.
Vlera e transfertave nga jashtë, e raportuar në Lekë, në vitet e fundit është ndikuar edhe nga efekti negativ i kursit të këmbimit. Në mungesë të këtij efekti, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë.
Megjithatë, vitin e kaluar forcimi i Lekut në raport me valutat e tjera dhe kryesisht me Euron u ngadalësua. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.
Rritja e numrit dhe vlerës së transfertave hyrëse në vitet e fundit reflekton në një masë të madhe zhvillimin e sektorit të turizmit dhe rritjen e eksportit të shërbimeve në përgjithësi, por pjesërisht edhe rritjen e transfertave personale dhe remitancave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.
Turizmi vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor në bilancin e pagesave të vendit, madje, të paktën sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, norma e rritjes është përshpejtuar krahasuar me nivelet e vitit 2025.
Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2024, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.
Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9-mujorin 2025, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al
TIRANË- Qeveria shqiptare e ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat, duke përfshirë ...
TIRANË- Mungesa e prodhimit vendas dhe dëmet nga moti kanë reduktuar ndjeshëm ofertën e produkteve vendase në treg, duke bë...
Eurodeputetët po hasin vështirësi për të arritur një qëndrim të përbashkët mbi euron dixhitale të mb&eu...
Foto ilustruese Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë janarit vlera e depozitave të biznesit në banka (...
Foto ilustruese Dy procedura prokurimi, njëra e nisur në prill 2025 dhe tjetra në gusht 2025, të lidhura me sistemin e fiskalizimit n&e...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind. Sipas një ...
Foto ilustruese Muaji janar ka parë një rritje rekord të kursimeve në monedhën vendase, të ndikuara nga bizneset private dhe ...
TIRANË- Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar k...
Foto ilustruese Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie vitin e kaluar, duke mbështetur ...
Individët që gjatë 2025 kanë pasur pagë mujore bruto 50 mijë lekë apo 600 mijë lekë të ardhura në vit, ...