Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
EKSKLUZIVE/ I dënuar me 8 vite burg për ‘Habilajt’, vetëdorëzohet Gjergji Kohila
15 Dhjetor 2021, 20:36Nga DOSJA
TIRANË– Vetëdorëzohet në Polici, Gjergji Kohila, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili është dënuar me 8 vite burg pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se pas më shumë se 3 vitesh në arrati, Kohila është vetëdorëzuar vetëm pak çaste më parë, pasi është shfaqur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtjës.
Gjergji Kohila rishfaqet në skenë në kohën kur çështja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela pritet që të gjykohet më 20 dhjetor nga ana e Gjykatës së Lartë. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Kohila ka qenë i implikuar në aktivitetin kriminal të të ashtuquajturës “Banda e Habilajve” duke i lehtësuar atyre veprimtarinë në trafik. Për të njëjtën dosje në kërkim ndodhet edhe ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, por gjykimi për të vazhdon i veçuar.
Kohila u shpall fajtor në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe u dënua me 12 vite burg, por dënimi u reduktua për shkak se ndaj tij u aplikua procedura e gjykimit të shkurtuar, që ka ulur 1/3 e dënimit. Akuzat për të cilat u shpall fajtor ish-shefi i sektorit kundër krimit të organizuar të policisë së Vlorës e lidhin atë me trafik të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit kriminal, pasi emri i tij është në të njëjtën dosje të quajtur si “Habilajt”.
Lajmi është mësuar nga burime të Dosja.al por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me vetëdorëzimin e sotëm, ku edhe pritet të bëhen me dije detaje nga negociata me ish-shefin e Policisë.
LUSHNJE- Fiks Fare denoncoi abuzimet e Burgut të Lushnjes me tenderin për riparimin e autobusit. Redaksia e emisionit investigativ siguroi dokumentet e këtij te...
DURRËS- Një drejtuese në Kadastrën e Durrësit ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se drejtuesja Rajmonda Dashi është dorëhequr pasi këtë gjë ia ka kërkuar drejtor...
TIRANË- Prodhuesit vendas kanë ngritur alarm në lidhje me krizën energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Abc News shkruan se kjo pa...
TIRANË – Qeveria e Shqipërisë miratoi sot marrjen e një huaje totale nga Bashkimi Europian prej 50.35 milionë eurosh për rehabilitimin e hidrocentral...
TROPOJË – Një qytetar në Tropojë është detyruar të pastrojë rrugën në zonën e Velishtit. Në një video të shpërndarë së fundmi, qytetari, i cili zbulo...
TIRANË- Në Shqipëri, një ditë pasi ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua nga SPAK për korrupsion, opozita deklaroi se ai është vetëm maja e ajsb...
TIRANË– Situata brenda Partisë Demokratike është tensionuar sërish sot mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësve të kryedemokratit...